Nis gjyqi ndaj shqiptarit, prokuroria: Hodhi gruan nga kati i nëntë

April 19, 2016 18:18

Nis gjyqi ndaj shqiptarit, prokuroria: Hodhi gruan nga kati i nëntë

Ka nisur sot seanca e parë gjyqësore ndaj një shtetasi shqiptar,  i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në vitin 2013, kur gruaja u hodh nga kati i nëntë i një apartamenti, pas zënkës me të shoqin. Familja e saj këmbëngul se gruaja u vra. Megjithatë, kjo do të vendoset nga Gjykata e Assizes në Monza, e cila hapi procesin e gjykimit të 32-vjeçarit, Zef Lleshi, i akuzuar për vrasje.

Zef Lleshi i mohon akuzat dhe u kthye nga Suedia ku gjendej me punë, për të marrë pjesë në procesin gjyqësor. Por e ëma e viktimës, Lana, pretendon se e bija kishte lënë jetën e saj të rregullt për shqiptarin, por ai nuk punonte dhe Silvana ishte detyruar të prostituohej. E ëma e shqiptares thotë se grindjet mes çiftit kishin nisur pas Zef Lleshi kishte një lidhje me një grua tjetër në Shqipëri.

ndertesa

April 19, 2016 18:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*