Komisioni Hetimor për Metën: Do ngremë një sekretariat teknik

July 11, 2019 13:33

Komisioni Hetimor për Metën: Do ngremë një sekretariat teknik

Komisioni Hetimor për Ilir Metën ka nisur mbledhjen e parë.

Sipas tij hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë “ngritja e një sekretariati teknik” që do punojë edhe gjatë muajit gusht.

Ndërkohë, brenda muajit korrik komisioni hetimor do të zhvillojë dhe 3 ose 4 mbledhje të tjera.

Kuvendi i Shqipërisë, gjatë seancës të së hënës, miratoi me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për Metën, i cili është në këtë post me votat e mazhorancës.

Sipas Ramës, Meta ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Komisioni, i cili do të zgjasë tre muaj, ka në përbërje të tij  9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re, të cilën Meta nuk e njeh.

Në krye të komisionit hetimor është kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Në mbledhjen e sotme e cila ishte edhe e para, komisioni vendosi të caktojë si sekretare dhe relatore të këtij komisioni Klotilda Bushkën dhe bashkë-relator Alket Hysenin.

Kryetari i Komisionit deklaroi se deri në mbledhjen e ardhshme dy bashkë-relatorët duhet të përgatisin një projekt rregullore dhe plan paraprak për punën e këtij komisioni.

j.l./ dita

July 11, 2019 13:33
Komento

5 Komente

  1. Aladini me eskorte July 11, 13:48

    Ulsi Manja – akuzuar per vjedhje vote dhe fjalor rrugacesh. Del ne pergjime te pakontestuara

    Alket Hyseni – akuzuar per vjedhje tokash ne bregdet dhe falsifikim dokumentash.

    Ilir Meta – akuzuar per korrupsion.

    A kane keta moral te gjykojne njeri tjetrin?

    Aq me teper qe dje lepiheshin, sot peshtyhen e neser do lepihen prape?

    Reply to this comment
  2. Zef Shpatari July 11, 13:50

    Keto jane per hi syve publikut.

    Nderkohë, për dekretin e parë të anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidentit nuk iu bind KQZ-ja dhe Kolegji Zgjedhor e rrëzoi, ndërsa shumica e vendosur zhvilloi zgjedhjet, ndërsa për dekretin e dytë kreut të shtetit nuk i është bindur Qendra e Botimeve Zyrtare.

    Duket se Etilda Gjonaj e ka kuptuar “gabimin” e parë. Ajo këtë nuk e ka çuar për botim në Fletoren Zyrtare dekretin e dytë të Metës. Ndryshe nga sa ka bërë deri tani, si me dekretin e parë, nuk e ka botuar dekretin e fundit, edhe pse kanë kaluar 10 ditë. Tashmë pritet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e kreut të shtetit. Qendra e Botimeve Zyrtare është institucion në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.

    Kryeministri është i bindur se botimi i shpejtë në fletoren zyrtare i dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve, është një skenar për dëmtimin politik të tij, pasi po përdoret si “kalë” beteje jo vetëm kundër 30 qershorit por dhe kundër nismës për shkarkimin e Presidentit. Rama ka dyshime të forta se Ministrja e Drejtësisë komandohet nga “trioja” Meta-Xhafaj-Veliaj që kërkon rrëzimin e tij. Në “Rilindje” është “pjekur” vendimi që Gjonaj duhet ta paguajë politikisht përfshirjen në komplot kundër kryeministrit.

    Megjithatë edhe pse duket se Gjonaj duket se ka “reflektuar” kjo nuk e shpëton atë nga fundi i hidhur pasi ajo është bërë pjesë e një loje që është shumë më e madhe se ajo

    Reply to this comment
  3. popull July 11, 13:52

    Si nuk u mblodh ndonjehere komision hetimor per Sali kriminelin e Shqiperise, more Edvin Rama Plottepsia!

    Reply to this comment
  4. z July 11, 14:33

    ….vazhdoj te habitem. Si ka mundesi qe likja mbrohet me zjarr nga Adrian Nano? A e di ndokush te na e tregoje arsyen?

    Reply to this comment
  5. Lili July 12, 07:22

    Eshte per te qesh , apo per te vajrur kjo !
    Lajm behet ´do te hapin nje sekretariat teknik! Pse kur bejne komisione keta nuk e kane hadet me pasur nje sekretariat apo i bejne neper kafe mbledhjet e permbledhjet? ! Hej cfare dillinxhi kishim pasur bre ! U ardhte fundi sa ma shpejt !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*