Nis manovra ushtarake “Stuhia e Veriut”
Nga Arkiva
Nis manovra më e rëndësishme në planin ushtarak, e emërtuar “Stuhia e Veriut” që do të zhvillohet në Arabinë Saudite me pjesëmarrjen e 20 shteteve në përpjekje për të koordinuar përpjekjet e tyre në luftën kundër terrorizmit, bëri të ditur agjencia zyrtare e lajmeve Spa.
Pakistani, Malajzia, Turqia, Egjipti, Maroku, Sudani, Senegali figurojnë në mesin e shteteve të përfshira në këto manovra që nisën një ditë më parë në veri të Arabisë.
“Stërvitja e prezantuar si mjaft e rëndësishme në rang global për nga numri i efektivëve që do të jenë pjesë përbërëse e manovrave ka për qëllim trajnimin e trupave në luftën kundër forcave të paligjshme dhe grupeve terroriste në sfondin e kërcënimeve në rritje dhe paqëndrueshmërisë politike në rajon”, sipas agjencisë.
Organizimi i këtyre manovrave, përfshin pjesëmarrjen e forcave në terren, në det dhe ajër, si një “sinjal i fortë” i vullnetit të vendeve pjesëmarrëse për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, deklaroi Spa-ja, e cila kishte njoftuar më parë fillimin e stërvitjes në mesin e muajit shkurt
Po kur nuk ka stabilitet dhe siguri ne rajon,perkundrazi po zhvillohen luftime te pergjakeshme si ne mesjete,KUJT I DUHEN KETO PARADA???
Pse nuk i futni direkt ne luftime keta ushtarake sic beri STALINI ne 1941 qe nga parada e 7 nentorit i hodhi trupat ne lufte dhe e vuri Hitlerin para si derrat deri sa e shfarosi!