Nis mbjellja e hashashit në Lazarat, fidanët edhe në vazo lulesh (FOTO)

June 9, 2014 19:58

Nis mbjellja e hashashit në Lazarat, fidanët edhe në vazo lulesh (FOTO)

Sezoni i mbjelljes së hashashit në Lazarat ka filluar, por janë ende në fazën e fidanëve.

Në oborret e shtëpive të banorëve të Lazaratit shikon saksi me fidanë hashashi.

“Fiks Fare” solli me pamje atë që ndodh sot në Lazarat, në një kohë kur policia zhvillon fushata sensibilizuese me banorët e këtij fshati që të mos mbjellin më kanabis.

Ndërkohë që forcat e policisë qëndrojnë në hyrje të fshatit dhe kontrollojnë çdo automjet që del nga Lazarati, banorët e këtij fshati mbjellin nëpër saksi lulesh, kuti të vogla dhe gota plastike fidanët e rinj.

Edhe pse zv/drejtori i Policisë së sShtetit deklaroi një muaj më parë kur shkoi në Lazarat se nuk sheh fusha të mbjella me bimën e marijuanës, lazaratasit e kanë gjetur zgjedhjen për momentin, fidanët i mbajnë në oborret e shtëpive.

Në fusha mbjellja e hashashit nuk ka filluar ende. Por banorët kanë mbjellë tashmë farën e re nëpër vazo lulesh, ose në kubikë të vegjël.

Oborret e shtëpive janë të mbushura me kubikë, ku janë mbjellë fidanët e rinj dhe me vazo lulesh të mbjella me fidanët e marijuanës.

Edhe këtë vit, banorët janë treguar të kujdesshëm në përzgjedhjen e farës së re, kanë përdorur farë cilësore, madje edhe farë amnezë, siç e njohin vetë banorët që e mbjellin.

Tani është koha kur banorët e këtij fshati krijojnë plantacionet me bimën e marijuanës, por sipas vetë banorëve, shirat e zgjatur të pranverës janë një nga arsyet që i kanë penguar që fidanët t’i mbajnë në kubikë nëpër banesat e tyre.

Një tjetër arsye që i ka detyruar banorët e këtij fshati që t’i mbajnë kubikët në oborret e shtëpive është prania e forcave të policisë në rrugën në hyrje të fshatit, si dhe aksionet që ka nisur tashmë për asgjësimin e kësaj bime në fshatra të tjera.

Banorët tregojnë se bimën e marijuanës e kultivojnë që nga fidanë e deri në procesin final të bohçeve, të cilat arrijnë në treg me vlerën e 250 deri në 300 euro për kilogram.

Një grup i xhirimit i “Fiks Fare” ka mundur të futet në brendësi të fshatit, duke sjellë pamje të cilat flasin qartë se Lazarati dhe banorët e tij vazhdojnë të pashqetësuar nga askush kultivimin e drogës dhe shitjen e prodhimit të vjetshëm.

Pamja është thuajse e njëjtë në të gjitha shtëpitë e fshatit, ku me mure të larta për të shmangur vështrimet nga lëvizjet nëpër fshat, secili nga banorët ka krijuar fidanishten e tij.

Kamera e “Fiks Fare” është futur në banesat e disa prej banorëve të këtij fshati, të cilët tregojnë se kanë ende gjendje pa shitur kuintalë të tërë me bohçe hashashi.

Çmimet e tij variojnë sipas cilësisë së farës që është përdorur. Hashashin e mbajnë nëpër thasë ose nëpër fuçi uji në banesat e tyre, ku presin klientët për ta shitur.

Gazetarët e “Fiks Fare” gjetën disa banorë që shisnin hashash. Një djalë i ri tregon në oborrin e tij bohçet, kilogramin e të cilave e shiste me 300 euro, nëse blerësi do të merrte të gjithë sasinë prej 5 kuintalësh që i kishin mbetur.

Dy banorë të tjerë na fusin në dhomën e banesës së tyre ku mbanin të magazinuar sasinë e fundit që u kishte mbetur, kuintalin e fundit.

Ata tregojnë se një ditë më parë e kishin shitur një kuintal tjetër me 200 euro për kilogram.

Përpara kameras së “Fiks Fare” tregojnë të gjitha shpenzimet me të cilat u janë dashur të përballen për të mbjellë, korrur e sistemuar bimën e marijuanës vitin e kaluar.

2

3 4 5 6

 

June 9, 2014 19:58
Komento

6 Komente

  1. rrenja June 9, 20:33

    Ngaqe nuk kemi me se ti pergezojme “miqte” e vendit qe na mbollen demokracine si peme ,Ne po ia kthejme ne vend te trendafilafe buqeta me hashash.Besoj se jane te kenaqur,pasi arme nuk dismonojme me per tregeti!Rrofte miqesia Shqiptaro- Kineze.

    Reply to this comment
  2. mir June 9, 20:59

    bukur….forte…paster …kthjellet…..relaks…qetesi……bujari…….pasuri…..

    Reply to this comment
  3. tony June 9, 22:58

    Po lerini ore njerezit te punojne rehat..!!!!
    Mbetet duke permendur Lazot poshte e larte..!!!
    Edhe ata duane te jetojne..
    Apo se mos kane ndonje alternative tjeter zonat rurale ne Shqiperi..???!!!
    Ppfpfpffffff….
    Ata vetem token dine me punu,,, edhe me mbjelle zarzavate..!!!
    Zarzavatet , nuk i shiten , ose nuk ja merr njeri…( po domosdo , se do importohen nga Maqedonia..)….. , keshtu qe , çfare u mbetet ..????
    Te lene femijet pa buke , dhe te dorezohen me duart larte , perpara fatit te tyre te zi ..???!
    Qe i solli ta kalojne jeten ne nje shtet si Shqiperia…?????
    Pfffffff…..!!!!
    Jo ore jo…….!!!!!
    Le ta mbjellin e ta shesin Canabisin , drisa te kene mundesi ,,, le te pellcase politika e korruptuar Shqiptare nga marazi…. Me gjithe soj e sorollopin e tyre… Te majte e te djathte , te kuq , roze ,blu apo ku ta di une se çfare ngjyrash marrin keta kameleone te pafytyre dhe gjak pires….!!!!
    Zonat rurale ne Shqiperi jane ne pike te hallit , te braktisur prej vitesh.
    Te genjyer dhe zhgenjyer prej te gjitha forcave politike …
    Te harruar dhe lene mbas dore sikur te jene qytetare te katigorise me te ulet njerezore..!!!
    Sote ,,,,,, tani ,,,,,,,,, ka ardhur koha qe kesaj harrese dhe ketij mashtrimi ti paraqitet FATURA qe i takon me hak….!!!!!
    Me hire ose me pahir , Europa duhet ta pranoje kete fakt.
    Faktin e atyre qe nuk perulen me,,, faktin e atyre qe jane te ngopur me shifra mireqenieje vetem per syte e bukur, per satistika mashtrimi ,,,,,
    Faktin e atyre qe sote thone me forte se kurre JO…!!!!!!!!
    JO kriminalizimit te fermereve te Canabisit,,,,
    JO perndjekjes penale te punetoreve ne fushat e Canabisit…
    I beje thirrje te gjithe Lazaratasve :
    Mos u dorezoni, ,,,, mos u mashtroni,,, dhe mos lejoni tju perçajne, dhe mbi te gjitha mos lejoni te krijohen INCIDENTE provokative….!!!!!!
    Bashkoni kapitalin dhe investoni ne nje Aeroport .! Konkurroni Rinasin !!!
    Ndertoni nje infrastrukture per turizmin , sepse vende si ai ku jeni ju jane te paket ne Eu.
    Turistet mbushin rruget e Amsterdamit , me qindra e mijra , per dite …!!!!!
    Dhe me miliarda € ne vit tregetohen me produktin e Canabisit
    Jam i sigurt , dhe kam nje vizion te qarte , se do te vije dita qe edhe ne Lazarat turistet do te kene mundesine te shetiten te lire e te qete duke shijuar prodhimin numer nji te ketij fshati….Canabisin..!!!!!
    Me rrespekt.!

    Reply to this comment
  4. Catalunya June 10, 07:17

    Me zilepsi vizioni i Tony,

    Do te doja te sugjeroja per Lazaratasit qe te organizojne nje workshop per procesin me pensionistet edhe ne Tirane me idene qe te zbukurojne Lanen. Pervec hijeshise qe do te ofronte per qytetin, mbase del edhe ndonje e ardhur me shume per moshen e trete.

    Lere pastaj qe Tirana e ka edhe aeroportin

    Reply to this comment
  5. lis dushku June 10, 07:31

    Lazarati can bllokaden!

    Reply to this comment
  6. cjapi June 10, 10:13

    Lazarati eshte shembulli me i vetepunesimit, i gjetjes se zgjidhjes sipas parimit “oferte-mall-para”.
    Keto 23 vjet, ka deshtuar ekonomistet per rrugen e zhvillimit te ekonomise sone, e gjitha eshte nje deshtim. Deshtim prej modelit, deri tek sistemi bankar.
    Populli e gjeti rrugezgjidhjen. C’eshte kjo, flasin e i prishin pune iniciatives se lire. Eshte mire qe te kemi nje standart, nje standart, per ne qe deshirojme te hyjme ne evrope, por edhe per shtetet evropiane. Ne holande lejohet, neve na pergojojne.
    Keshtu kane folur edhe per pataten, disa shekuj perpara, e ndaluan, e perdoren si lule e metej e perdoren si ushqiom. po keshtu edhe per duhanin.
    Ndoshta, do te vije nje dite qe do te ju vleresojne. Ndoshta duhet pergjithesuiar puna e lazaratit. Me mire pareli ne shqiperi, se pabuks e ne evrope. Ndertoni qe tani hotele e motele, rreth e rrotull dhe kudo ne zonen e gjirokastres, mbusheni malin e çajupit me fshatra malore turistike.
    Ok

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim