Nis mbledhja e qeverisë në Vlorë

August 24, 2018 10:48

Nis mbledhja e qeverisë në Vlorë

Në një takim informal që sapo ka nisur të zhvillohet në vilat qeveritare në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat e kabinetit të tij qeverisës, për të zhvilluar analizën e 300- ditëshit të parë të mandatit të dytë.

Takimi zhvillohet larg vëmendjes së mediave dhe i mundur është vetëm regjistrimi i hyrje-daljeve të makinave të ministrave dhe stafit të Kryeministrit në vilë. Siç shihet edhe nga fotot, ministrat prej disa minutash i janë drejtuar të gjithë me radhë ambienteve ku do të mbahet takimi i thirrur nga Rama.

Të pranishëm në takimin e sotëm, përveç ministrave të qeverisë “Rama 2”, janë edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në mbledhje pritet që ministrat të raportojnë për punën e tyre gjatë vitit, projektet e realizuara, ato të parealizuara dhe vështirësitë që kanë hasur.

Ky takim i sotëm pritet të jetë edhe një skaner i fortë për të gjithë ministrat, pasi vetëm pas këtij raportimi do të vendoset edhe fati i tyre, nëse do të mbeten pjesë e kabinetit, apo do të preken nga largimet e paralajmëruara nga Rama, në muajin shtator.

Në përfundim të takimit të Vlorës, pritet të njoftohet edhe mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, që me gjasë pritet të mbahet më 8 Shtator dhe pikërisht në atë mbledhje, Rama do të japë edhe vendimin për fatin e ministrave të tij.

o.j/dita

August 24, 2018 10:48
Komento

8 Komente

  1. Konti i Monte Krrabes August 24, 11:45

    Pse harxhoni leket e taksapaguesve per mbledhje pa bereqet, bejini ne k/ministri pa shpenzime, per te cilat keni bere nje salle luksoze, shfrytezojeni ate.

    Reply to this comment
  2. mirel August 24, 12:26

    Vilat qeveritare ku dhe vete Enver Hoxha i perdorte per 15 pushime, Ramuti i perdor per pune dhe pushime.
    Shko ne Tirane mor qen bir qeni.
    Bej detyrat e tua te godina e kryeministrise.
    Larg vemendjes se publikut thone sikur eshte kohe lufte dhe dekonspirohet Ramuti me Ahmutin
    Plerat hane e pine ne kurriz te popullit..Vlonjatet tutkune te pandreqshem. Tani po paguajne te gjejne nje cope plazh te lire. Vijne larot e Ramiut dhe perdorin vilat qeveritare si te jene te babait.

    Reply to this comment
    • Dulla August 24, 12:37

      E cte keqe ka o Mirela. Sa injorant qe je

      Reply to this comment
      • vlonjati August 24, 20:03

        Si nuk ka te keqe?! Gjithe keto shpenzime karburanti dhe ushqimi neper restorante te ministrave dhe shoferave me paret e popullit, gjithe keto dieta qe ata do marrin, a jane shpenzime? Qeveria ka kryeministrine dhe atje t’i beje mbledhjet. Keto jane poshtersite e Edi Rames dhe talljet e tij me popullin. Ai eshte nje injorant dhe armik i popullit, aspak me shume.

        Reply to this comment
  3. Arben August 24, 12:35

    Aman ore, e moret ate te tony blair, per ate kestin

    100,000 eurosh?

    Aman se mos e harroni.

    Reply to this comment
  4. Mark U.k August 24, 18:10

    Si nuk u ka shkuar ne mendje ta bejn mbledhjen ne nje fshat te Skraparit.Jemi populli me kote qe ka Europa.

    Reply to this comment
  5. ela August 24, 19:36

    mo duhet te ikin te gjithe,boll me rena trapa

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim