Nis me përplasje seanca parlamentare, Basha- Ruçit: Zbato rregulloren

October 12, 2017 10:38

Nis me përplasje seanca parlamentare, Basha- Ruçit: Zbato rregulloren

Pas tensionit të javës së kaluar, kur deputetët e PD-së bllokuan për orë të tëra foltoren e kuvendit, edhe seanca e kësaj të enjteje ka nisur me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i kujtoi kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, seancën e javës së kaluar dhe i bëri thirrje “të mos i vërë kazmën  Parlamentit”.

Ti nuk mund ta ndryshosh rregulloren me votë. Mësoje këtë, nuk e ke këtë pushtet, s’ta ka dhënë njeri këtë. As nuk mund ta marrësh, nuk mund ta uzurposh, zbatoje rregulloren, mos i vër kazmën punimeve të parlamentit si javën e kaluar. Ndoshta e ke porosi si javën e kaluar, se s’doni të përballeni por po të them edhe një herë mos i vër kazmën parlamentit, zbato rregulloren. Rregullorja ka disa parashikime se si veprohet për futjen e ligjeve në parlament.

Basha tha se mazhoranca po përpiqej të shmangte vëmendjen nga çështjet e rëndësishme me anë të trukeve për të shtyrë debatet.

Marr mundimin të ta them këtë për dy arsye, e para sepse nuk dua që seanca e sotme të degjenerojë si seanca e kaluar, për shkak të ndërhyrjes tënde. Dhe e dyta për t’i vënë fre një përpjekjeje sistematike për të devijuar çështje të rëndësishme të aktualitetit me anë të këtyre trukeve.

October 12, 2017 10:38
Komento

3 Komente

  1. spata October 12, 11:37

    Sa turp per nje popull qe ka nje klase politike te pa moralshme .Kush e kupton se cdo te thot Basha me shprehjen :… ti vene fre nje perpjekje sistematike per te devijuar ceshteje te rendesishme te aktualitetit …..
    Por te mos harrojme dhe nje fakte .Populli syte i ka drejtuar tek Vetingu per te shpetuar nga keta kriminela ne kry te politikes. Kush e pengon kete .Rama apo Basha .Ps qe eshte ne pushtet apo opozita ? Keto as qe trajtohen nga Medjat, se politikishte po e kuptojme pse nuk ndodhin e as marim pergjigje ,ku te dalin qarte pergjegjsit e ceshtjeve thelbesore qe anashkalohen .
    Mbrem tek Ora newz ndoqa debatin mbi Medjat .U tha shume dhe me pelqyen cka u hodh ne tavolinen e diskutimit .U kuptua qarte qe dhe Medjat jane ne keto pikpyetje si dhe qendrimet politike qe mbahen sot karshi ceshtjeve te rendesishme te aktualitetit shqiptare .Kuptova qe Medja nuk eshte e afte te shkeputet nga politika .Pra pavarsia e nje pushteti te pavarur eshte e lidhur me super pushtetin politike. Pikerishte kete duhet te bejene Medjat se pari .Te shkeputen nga pavarsia e pushtetit politik e te nxjerrin ne sheshin e mejdanit ate qe kerkon dhe Basha ne parlamentin shqiptare .

    Reply to this comment
  2. alphade October 12, 11:59

    A ka keshilltar ky njeri ?! Luli hiq dore nga karagjozlleqet
    ne parlament,mos krijo rremuje e zallamahi. Ne boten
    Perendimore, demokratike,opozota ka karakter konstruk-
    tiv e ne asnje menyre destruktiv .Por Ti,ashtu si ati yt shperteror e keni kthyer parlamentin shqiptar ne nje stan
    cakejsh qe ulurijne e krijojne rremuje pa as me te voglin
    shkak dhe me kete kerkoni te shkaktoni gjurulldi e kaos.
    Por e gjithe kjo qe beni ju eshte nje aventure e perpjekje
    per te mbuluar dicka qe thelle meshihet ne trurin tuaj te
    cakerdisur nga ” furtuna” qe po afrohet dhe ne qender te
    ” cikloni” qendron banda jote pedeiste dhe ajo e fytyre-
    breshkes leseiste. Megjithate sado te perpiqeni kesaj fur-
    tune nuk i shpetoni dot dhe jo sepse ” Vettingun” po e ben zoti Rama por sepse zoti Rama nuk po behet barri-
    kade,pengese ne realizimin e tij,por qe e mbeshtet pa re-
    zerva kete ” ndermarrje” te nderkombetareve : SHBA – BE-ja,perkatesisht zoterinjt e nderuar ambasadore LU
    dhe VLLAHUTIN , emrat e te cileve do te shkruhen me
    germa te arta te 96 perqind e shqiptareve qe po presin me ankth realizimin me sukses te kesaj beteje madhore.
    Durim dhe shprese !
    Stafit te gazetes “DITA” i uroj nje dite te kendeshme.!!!

    Reply to this comment
  3. Poshte fara serbe dhe “greke”ne shqiperi October 12, 14:24

    Noka.Basha .Saliu dhe shume te tjere flasin hapur kundra ligjit.Nuk e kuptoj shteti pse nuk mer masa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*