Nis misioni i satelitit drejt Diellit

February 10, 2020 09:51

Nis misioni i satelitit drejt Diellit

Agjencia Evropiane për Hapësirë ka nisur të dielën një satelit, me qëllim të studimit të Diellit nga kënde më të afërta se kurrë më parë.

Misioni 1.5 miliard dollarësh përfshin kamera dhe sensorë që synohet të zbulojnë të dhëna të reja rreth asaj se si funksionon ylli kryesor i planetit Tokë.

Shkencëtarët kanë thënë se dëshirojnë të kuptojnë më mirë çfarë e nxit dinamikën që ka Dielli.

Sateliti është nisur në orët e vona të së dielës nga Florida e Shteteve të Bashkuara.

Hulumtuesit shpresojnë se dituria e fituar nga ky mision do të ndihmojë në përditësimin e modeleve që përdoren për të parashikuar shpërthimet e mundshme të Diellit.

Në krye të këtij misioni është Agjencia Evropiane për Hapësirë, në bashkëpunimin me NASA-n amerikane.

Sateliti është nisur drejt një rruge të gjatë për të arritur në sipërfaqen e Diellit prej rreth 42 milionë kilometrave.

o.j/dita

February 10, 2020 09:51
Komento

2 Komente

  1. me emer February 11, 11:46

    Te besh perpjekje “aventureske” dhe te mos besh asgje per te ushqyer “sklleverit ” ne toke , nuk e di se si do t`ja vene emritn shkencetaret , qe me ngjasin se jane dhe ata “skllever” te dikujt tjeter ne planetin toke , sigurisht ..!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 11, 16:55

      nuk të bën skllav “perpjekje “aventureske” “që kujton ti!!
      të bën skllav mbështetja që i bën ti skllavopronarit,me shpersë se ti një ditë do ti zësh vëndin!!
      pra do të bëhesh ti skllavopronar!!
      janë këto “perpjekje “aventureske” ” që na bëjnë të komunikojmë me njëri tjetrin si asnjëherë tjetër!!
      një nga faktet e përpjekjeve anventureske!!
      edhe po u ndaluan këto përpjekje aventureske ti prapë skllav ke për të qënë!!bile skllav zhuls!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim