Nis ndërtimi i bulevardit të ri në Kashar dhe i rrugëve lidhëse me të

August 5, 2018 12:23

Nis ndërtimi i bulevardit të ri në Kashar dhe i rrugëve lidhëse me të

 

Krahas Bulevardit të Ri te ish-stacionit të Trenit, edhe zona e Kasharit do të ketë shumë shpejt një bulevard, që do të lidhë Unazën e Re të Tiranës me rrugën “Tre Dëshmorët e Kombit”.

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e dy rrugëve “Migjeni” dhe “Kadri Roshi”, që do të jenë të pajisura me infrastrukturën e nevojshme nëntokësore, trotuare, ndriçim dhe sinjalistikë.

Duke ndjekur nga afër punimet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se falë reformës territoriale, tashmë edhe zona si Kashari po njohin investime cilësore. “Deri para 3 vitesh, kjo ishte një zonë fshati, quhej Kashar, ndërkohë që realiteti ishte krejt ndryshe. Në letrat e bashkisë, kjo ishte një zonë me vetëm 7 mijë banorë, ndërkohë në realitet këtu jetojnë mbi 70 mijë banorë. Të njëjtin bulevard që shohim në qendër të Tiranës, pra bulevardi me 6 korsi, 2 për makinat nga secili krah dhe nga një autobusi në secilin krah, plus biçikletat, të njëjtën cilësi dhe standard do të kemi edhe këtu në Kashar”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se ndryshimi që po ndodh në shumë zona të kryeqytetit është pasojë e ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës në çdo lagje. Veliaj theksoi se ashtu si po ndërhyhet për të ndërtuar Rr. “Kadri Roshi” në Kashar, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Teatrin e ri Kombëtar, për t’i dhënë kryeqytetit një godinë dinjitoze. “Fabula që përfshihet në një emër si ai i të madhit Kadri Roshi përfshin në fakt edhe të gjithë punën që bëjmë në Bashkinë e Tiranës. Duke vënë dorë, gjërat përmirësohen, duke i lënë për nostalgji, gjërat degradohen. Po punojmë edhe në rrugën “Kadri Roshi”. Jam i sigurt se mund të ketë njerëz që për nostalgji thonë se rruga e aktorit të madh s’duhet të preket. Sot është në fakt një rrugicë, si monopat. Duke e kthyer në rrugë me standarde i bëjmë nder edhe emrit të Kadri Roshit. E njëjta gjë vlen edhe për teatrin. Nëse nuk vëmë dorë është e kotë të ‘krenohemi’ për artistët e mëdhenj, nëse nuk arrijmë të çojmë amanetin e tyre deri në fund, për një qytet dinjitoz, për një teatër dinjitoz, për varreza dinjitoze apo për rrugë dinjitoze, që mbajnë emrat e tyre”, tha Veliaj.

Bulevardi “Migjeni” do të lidhet me një rrjet rrugësh, të cilat kanë nisur të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku siguroi se urbanizimi do të prekë edhe ato zona të cilat si pasojë e keqadministrimit nga ish-komunat kanë mungesa në infrastrukturë.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Bashkia po shfrytëzon periudhën e verës për të ecur me shpejtësi në projektet e nisura për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.

a.s/dita

August 5, 2018 12:23
Komento

5 Komente

  1. raul August 5, 12:37

    Po kur te mare vesh Strazua , Paloqja, Muli, Belind Kerrici, Klevis shvejku, Kejdi dhembcakallja, dhe Floida shpifarakja do u bjere te fiket nga ky ndryshim i madh qe po ndodhe dhe ne periferi te Tiranes, bravo Lali ERI qente le te lehin , karvani te shkoje perpara,,,

    Reply to this comment
    • Gracie August 6, 16:28

      O budallenj militante qe mashtroheni nga lali Eri.
      Nuk eshte bulevard ne Kashar,por nje rruge 300 metra ne periferi te Yzberishtit(KMY) me 3-4 pallate perbri ,vetem per te shfryre trafikur e rruges
      “3deshmoret”,qe vjen nga Kashari para
      10 km,ndersa dhjetra pallate te Yzberishit me 9-20 kate jane pa rruge te shtruara,pa asnje cerdhe e kopedht shteteror per rreth 5 mije femije,pa shkolle,pa asnje kend lojrash,pa asnje lulishte etj,sepse Yzberishtin lal Eri e trajton si ksmp internimi qe as me goje nuk e ze si emer,por e fut ne Kasharin fshat ,10 km larg ,fshat me lope e pula ndersa ne jetojme 50 mije vete ne pallate pa asnje kusht tjeter per jetese vetem 3 km larg qendres se Tiranes,bile me afer se Kombinati.

      Reply to this comment
  2. ce August 5, 15:32

    Kjo bande di vetëm te nxije , kjo bande festoi me shampanje kur u shty per nje vit hapja e negociatave , kjo bande eshte gadi per ti vene flaken gjithçkaje vetëm te vije ne pushtet, por pa u larguar kjo bande nga opozita zor se opozita vjen ne pushtet para zgjedhjeve te 2029,,

    Reply to this comment
  3. robi August 5, 16:27

    Po si i ka zgjedhur Babalja xhanëm këta njerëz te urryer nga gjithë populli Shqiptar, dhe me konkurs te ishte bere nuk do arrinte kurrë te zgjidhte njerëz kaq shpirtzinj, te degjeneruar, shpifanjoze, shpirarake, shemtaraqe sa nxijjne ekranin kur dalin, te gjithë jane sinonime te kryefundrrines se Shqipërisë, babales se Gramshit, Elmaz Hamutit qe jep mësim ne shkollat tona, per turp ,,

    Reply to this comment
  4. # August 5, 23:13

    Projektoni mbi kalimin tek Zogu i Zi.Dhe futuni punimeve sepse ne ate vend ka ngarkes te madhe trafiku.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*