Nis ndërtimi i këndit të 3 të lojërave për fëmijë te liqeni, bashkë me të dhe kënd force

November 18, 2018 10:14

Nis ndërtimi i këndit të 3 të lojërave për fëmijë te liqeni, bashkë me të dhe kënd force

Vogëlushët e zonës së Liqenit të Thatë, të Kopshtit Botanik dhe Selitës nuk do duhet të udhëtojnë deri te këndi i madh i lojërave te parku i liqenit për të luajtur apo argëtuar.

Kjo pasi Bashkia e Tiranës ka vendosur që lodrat t’ua çojë sa më afër. Në bashkëpunim edhe me donatorë privatë, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës kanë nisur ndërtimin e një këndi të tretë lojërash në zonën jug-perëndimore të Liqenit të Tiranës, si një mundësi argëtimi për të vegjlit në natyrë, por edhe për të populluar këtë pjesë të Parkut të Madh të Liqenit Artificial që deri para pak kohësh ishte e mbushur me ndërtime pa leje dhe grumbullim mbetjesh urbane.

Por jo vetëm kaq, pasi përveç këndit të lojërave në këtë hapësirë do të ndërtohet edhe një minikënd force, ku të rriturit mund të ushtrohen në aktivitet sportiv për të mbajtur trupin të shëndetshëm dhe në formë.

l.h/ dita

November 18, 2018 10:14
Komento

2 Komente

  1. Arjola November 18, 13:11

    Kopshte e Spitale e shkolla ne palester ndertojne.
    Na mbyten hajdute e renacaket.
    Se ketu vjedhin ne shume.

    Palester ne leket te privater, kopshte e privatizuar.

    Shkolla nga 50 nxenes nje Klasse.
    Spitali urgjences ne tirane olelele lemerija.

    Gjithe shqpnija vjen aty. Njerezit i vizitojn mjeku mbi tavoline.
    Barela vetem nje cope mushamaje.
    Makina e urgjences vetem 4 huj ku vendors barela dhe hicgje tjeter.
    Rruget e tiranes me gropa, i ziu i semure i perplasur Kona sa me nje ane sa ne Abend tjeter.

    Ju do lindi arjola bebin?

    Apo ne Amerika qe TA kete qe nga lindja shtetsine amerikanet.

    Reply to this comment
  2. Lalieri November 18, 13:11

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim