Nis ndërtimi i pedonales mbi Përroin e Gjerozës, Veliaj: Më shumë shërbime për qytetarët

September 3, 2017 12:41

Nis ndërtimi i pedonales mbi Përroin e Gjerozës, Veliaj: Më shumë shërbime për qytetarët

Një nga zonat më të degraduara në periferi të kryeqytetit pranë zonës së Dajtit, shumë shpejt do të shndërrohet në një hapësirë model për qytetarët që do të rrisë vlerën e pronës. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për ndërtimin e rrugës pedonale mbi Përroin e Gjerozës, që kufizohet nga rruga “Muhamed Deliu” dhe ajo e Teleferikut.

 Teksa inspektoi dje pasdite fillimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky është një tjetër premtim i mbajtur, i cili jo vetëm do të transformojë zonën, por njëkohësisht do të ndikojë pozitivisht tek bizneset dhe në rritjen e punësimit. “Synimi ynë është që të mbajmë fjalën që u dhamë qytetarëve vetëm para pak javësh kur fituam në zgjedhjet e përgjithshme, se do të riktheheshim menjëherë në zonë për të bërë një investim për të moshuarit dhe fëmijët, të cilët duan më shumë hapësira mes pallateve, për të kthyer një nga zonat më të degraduara të Tiranës në atë që shumë shpejt do të quhet si pedonalja e Gjerozës. Kur ta hapim, shumë prej kateve të para dhe të dyta që sot nuk kanë asnjë funksion, do të rikthehen në shërbim të plotë dhe besoj që jo vetëm do t’u rritet vlera shtëpive, por do të punësohen njerëz edhe në bizneset përreth”, tha Veliaj.

 Ai kërkoi mirëkuptimin e banorëve të zonës për shqetësimet që mund të vijnë gjatë periudhës së punimeve, ndërsa siguroi për përfundimin e punimeve në një kohë sa më të shkurtër. Veliaj deklaroi se në dy vitet e ardhshme të mandatit të tij, ish-komunat do të kenë një vëmendje të veçantë nga ana e Bashkisë së Tiranës. “Jam gjithmonë i lumtur kur dëshmojmë se si punët po ecin në Tiranë dhe jam posaçërisht i kënaqur sepse gjatë gjithë verës kemi hapur disa kantiere, duke filluar nga fshati Qeha, në Pëllumbas, në Krrabë, në Bërzhitë, në Zall-Herr. Synimi që kemi për gjysmën e dytë të mandatit është që ta vëmë fokusin më të madh në qendrat e ish-komunave, në qendrat e fshatrave. Kur kemi infrastrukturë të mirë, Tirana është vetëm 2 hapa larg”, deklaroi Veliaj, duke shtuar se përmirësimi i infrastrukturës do të jetë një arsye më shumë që banorët e këtyre zonave të mos braktisin fshatin.

 Duke u ndalur në investimet e realizuara në zonat në periferi të kryeqytetit, kreu i Bashkisë vlerësoi dhe ndryshimet ligjore në ligjin “Për gjendjen civile”, që do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe të investimeve për qytetarët.

 “Me ligjin e ri çdo qytetar është regjistruar në gjendje civile aty ku banon. Kjo do të thotë që anomalitë ku njerëzit banonin në komunën Dajt, por shërbimet i merrnin në Tiranë, kanë marrë fund. Sot qytetarët janë regjistruar konform ligjit, aty ku kanë edhe adresën e banimit. Do të thotë që tani u përgjigjemi më shumë qytetarëve se sa kemi pasur në mënyrë fiktive në letrat e komunës Dajt apo të komunave të tjera që janë në kufi me Tiranën dhe që në thelb ofrojnë shërbime për më shumë banorë sesa kanë pasur në inventarin e tyre të gjendjes civile. Kjo do të thotë që me këtë rregullim, me administratorët e pallateve duhet të vijnë edhe investimet e bashkisë”, theksoi Veliaj.

 Ndërtimi i rrugës pedonale mbi Përroin e Gjerozës, që shtrihet në një zonë me ndërtime të reja, parashikon dhe krijimin e hapësirave çlodhëse, me lulishte të bollshme si dhe me module të ndryshme lojërash për fëmijët.

September 3, 2017 12:41
Komento

4 Komente

  1. Dh. M.Xhoga (Guri Naimit D) September 3, 15:01

    Mos HARRO i nderuar z.Veliaj,pas “Perroit te Gjeroses”eshhte lumi “TIRANES” drejtZal-Dajtit, prej shkalles Tujanit nis,e shume pritura:”Ruga e ARBERIT”
    Mire e ke nisur me PROIN e Gjeroses e mirseardhesh ne Zall-Dajt,jo perrua, po Lume, me merin e TIRANES, ,qe ne burimet e tij.
    Po te PRESIM,ndoshta i jep jete punimeve per rrugen (qe u bene shume BUJE),ajo e “ARBERIT”ne zanafillen e saj- Brar -Zal-dajt.
    Mire na ardhsh.
    Ajo te nise me Emrin”ADELINA GJONI”,rrene ne aksionin e hapie trases se asaj rruge,pjemarese aksionit te RINIESE Tiranes(1967-68).Paci miresine tia vini dhe “pllaken perkujtimore”koha pas “90tes” hequr.
    Festoni dhe “50 vjetorin” e hapies se shkolles se pare 7 vjecare deri emesme vazhduar(1871), te atij fshati; qender lokaliteti dikur.
    Pac miresine,si e ke nisur me Tiraen e MADHE-fshat Qytet NJE.
    Nuk eshte e para herre qe ju uroj-Pac sukses !
    Me falni se po e shkruaj me dhimbie;
    Per” Te braktisurit” e Zall-dajtit…
    Ish Drejtori i pare i shkolles 7 vecare Zal Dajt.
    Nga Toronto,me nxenes emigrante rrethuar;
    81 vjecari Dhimiter Xhoga.

    Reply to this comment
    • Montro September 3, 22:21

      Vazhdo me pedonale neper perrenj e kodra,o Erion Veliaj,por ne Yzberishin me 50 mije banore qe eshte 3 km larg zyrave te Bashkise jo vetem nuk ke thene asnje fjale,por nuk ke bere….ASGJE!
      Duket hapur se ti punon sipas interesave te tua personale ,sic ta thote mendja dhe jo sipas nje plani afatgjate te miratuar nga Keshilli bashkiak!
      Harram votat tona,Erion Veliaj,se po ben biznes me milionat , qe qytetaret e Yzberishit japin cdo muaj ne faturen e ujit per pastrim,gjelberim dhe arsim!

      Reply to this comment
  2. demo September 3, 17:12

    Se si ka punuar ne arsim e ne kulture dhimiter xhoga me ate pjesore te tmerrshme,qe e perdor vend e pa vend??!!!!!

    Reply to this comment
  3. demo September 3, 18:50

    komentin,noderator!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*