Nis operacioni për nxjerrjen e helikopterit nga liqeni i Shkodrës

April 8, 2016 12:41

Nis operacioni për nxjerrjen e helikopterit nga liqeni i Shkodrës

Autoritetet kanë nisur operacionin për nxjerrjen nga liqeni i Shkodrës të helikopterit të Forcave të Armatosura që u rrëzua dy ditë më parë.

Në operacion marrin pjesë polumbarë dhe ushtarë nga Tirana, të ndihmuar edhe nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës.

Dy ditë më parë, helikopteri EC 145 me numër bordi 637 u përplas në liqenin e Shkodrës, ku mbetën të vdekur dy pilotët Florian Deliaj dhe togeri Donald Hoxha, si dhe u plagos ushtari profesionit Gerald Baramuça, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Që nga dita e aksidentit ajror, Policia Ushtarake mbante të rrethuar zonën përreth liqenit të Shkodrës. Helikopteri do t’i nënshtrohet kontrolleve për të zbuluar shkakun që çoi në rrëzimin e mjetit fluturues.

Deri tani është përjashtuar pista e ndonjë goditje të jashtme, bazuar në dëshminë e ushtarit të mbijetuar. Mbetet për t’u konfirmuar nëse helikopteri ushtarak u rrëzua si pasojë e ndonjë defekti teknik apo gabimi njerëzor.

April 8, 2016 12:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*