Nis prishja e banesave pranë Pallatit me Shigjeta

May 25, 2016 12:34

Nis prishja e banesave pranë Pallatit me Shigjeta

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes sё Territorit ka nisur prishjen e  banesave pranë Pallatit me Shigjeta, në kuadër të punimeve për Unazën e Madhe.

Diten e djeshme janё shembur 5 objekte me funksione tё ndryshme, por IKMT dhe policia u përballën dje me rezistencën e banorëve, që thonë se nuk janë njoftuar për prishjen dhe se banesat e tyre janë ndërtuar që në vitin 1920.

Vendimi për prishjen e banesave ka dalë 3 javë më parë dhe nga ky operacion parashikohet tё prishen 20 objekte gjithsej. Zyrtarisht konfirmohet se operacioni i IKMT-së do të vazhdojё gjatё gjithё javёs.

May 25, 2016 12:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*