Nis protesta Babale, flet Basha: Vendit i duhen udhëheqës normalë

May 26, 2018 11:29

Nis protesta Babale, flet Basha: Vendit i duhen udhëheqës normalë

Protestuesit janë grumbullua para kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa mjaft qytetarë kanë ardhur nga të gjitha rrethet e vendit.

Me banderola të ndryshme kundër qeverisë, dhe pas shpalosjes së simbolikave tek ministria e Brendshme dhe ish hotel Dajti, protestuesit u bashkuan aty ku sipas axhendës ka nisur të flasë kryetari i PD-së Lulzim Basha.

“Sot më shumë se kurrë sytë tanë kërkojnë dritën që vjen nga Perëndimi, edhe pse ajo shkëlqen nga larg. Sot jemi mbledhur me qindra mijëra për të treguar se jemi europianë. Sot nga ky shesh i mbushur si kurrë më parë, ne dëshmojnë se nuk pranojmë autokracinë, se nuk mbyllim sytë përpara drogës.

Kohë më parë popullit ju premtuan vende pune. Të vetmet që u hapën janë ato në fushat e drogës. Kohë më parë këtij populli ju premtua drejtësi, por e vetmja drejtësi që kjo qeveri solli është mbrojtja për kriminelët. Ndaj sot shqiptarët largohen nga vendi i tyre.

Rilindja është projekti i një njeriu urrejtës i lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Etja për pushtet e futi Rilindjen në hendekun e shkatërrimit të kombit, në rrugën e krimit dhe të drogës. Rilindja u ngrit mbi aleancën e krimit për para, mbi zëvendësimin e shtetit të së drejtës me sundimin personal arrogant, mbi përqendrimin e të gjitha pasurive të vendit, mbi propagandën dhe dezinformimin e shfrenuar për të fshehur të vërtetën. Rilindja ishte që në ngjizje një projekt kriminal.

Ka vetëm një rrugë, largimi i kësaj qeverie nga njerëzit, nga populli i bashkuar. Në këto 30 vite udhëtimi ynë politik ka qenë plot ulje-ngritje. Sot ne nuk kërkojmë thjesht ndryshimin e qeverisë, por ndarjen e politikës nga krimi, nga korrupsioni, nga e keqja. Ne sot kërkojmë një qeveri që punon për njerëzit. Por asnjë qeveri nuk bëhet vet e mirë. Pushtetin e bën të mirë vetëm frika nga populli.

Të përpara janë vendet ku qeveria e ka frikë popullin, të tjera janë vende ku populli e ka frikë qeverinë.

Ne duhet të çlirohemi nga përpjekja për të gjetur udhëheqës të mëdhenj. Shqipëria ka nevojë për udhëheqës normalë, që sillen si europianë, dhe nëse nuk sillen si të tillë duhet t’i ndërrojë sa më parë.

Jam këtu për të marrë kurajo, për të qenë bashkë me ju. Çfarë na pret përpara nuk është më sfida e një njeriu, është udhëtimi i të gjithë shqiptarëve duke ndjekur dritën që lëshon vendi ynë në Perëndim. Pakica po ngrihet përsëri, ky është momenti ynë. Kjo është vala që po ngrihet dhe do të ngrihet. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë shqiptarët”, tha Basha.

o.j/dita

May 26, 2018 11:29
Komento

14 Komente

  1. jetimet e 21 Janarit May 26, 12:11

    DOGMAT E ISIS…….”Allahu e bekofte shqiperine e krriminel Saline ,Allahu i bekofte kok palaret dhe Like florine”

    Reply to this comment
  2. fteri May 26, 12:26

    Nuk jeni normal z. Basha .Turp të keni ,sulmuat kordonet e policisë së shtetit shqipëtar,kur that se protesta do të ishte e qetë.

    Kurr me dhunë nuk do merrni pushtetin ti dhe Munika K,
    Vetëm mallkimin e zotit e popullit keni.
    Jeni ideator të krimit gjakatar .
    Shqiprinë nuk e doni normale e të stbilizuar,po luftoni me të gjitha mënyrat ta pengoni pranimin e shqiprisë në BE.

    Reply to this comment
  3. hekuri May 26, 12:27

    Ore kjo eshte protest? Behemi me shume ne me cunat kur ikim ne kalceto.

    Reply to this comment
  4. I paemer May 26, 12:29

    Kjo eshte deshmi e qarte qe shqiptaret nuk ju duan o Basha kshu qe lereni kete pune se nuk ju ben pune.

    Reply to this comment
  5. Trafic baghdad May 26, 12:31

    Hajde protest hajde 10 veta ne shesh.

    Reply to this comment
  6. Goca May 26, 12:37

    Nga 100 mij lek kane mar protestuesit sot per te dal ne shesh. Tani pyetja lind ku i gjeti basha kto parat?

    Reply to this comment
  7. MH May 26, 12:37

    Nese Basha ka deklarue nga minitribuna improvizume per te nxjerre “xhevahire” nga goja:Shqipërisë i duhen udhëheqës normalë.Vlersoi qe ka thane te verteten.Per kete propozoi qe te caktohen dy kujdestar njeri per mashkuj dhe tjetri per femna.Njeri per Lulin dhe tjetri per Monen.Per ti cue cdo dite ne shkollen 4 vjecare per te mesue fillesat e diturise per jeten.

    Reply to this comment
  8. Jimi May 26, 12:44

    Kur aktron edhe ky si lider, kjo nuk ka vend ku te rrije!?
    E ke teper si drejtor te SHQUP-it, portjer po!

    Reply to this comment
  9. petriti May 26, 13:24

    Vertete shqiptaret kerkojne udheheqes normal, e jo kriminele, hadute e medioker si ti basha, sala, mona, likja. Keto duhet te zhduken sa me pare nga skena politike, jane mjerimi I ketij vendi, jane mallkimi I ketij vendi.

    Reply to this comment
  10. fteri May 26, 13:25

    Falenderojm popullin që nuk ndoqi aventurat Don kishotit L.Basha.dhe kurtizanes Munika k.

    Reply to this comment
  11. Donalda May 26, 14:47

    O luleeee, eeee
    A me ha m….. E katandise PD Si kokoshi nje thele
    Vrite veten o lumemekati se nuk te lan as deti.

    Reply to this comment
  12. Kamarier Luli edhe nje dopio. May 26, 15:57

    Fjale e tranvestites Lulushe nje hartim i pa vlere qe nuk mund te lexohet as ne kopesht pa dreke, se ata me dreke i japin uje me bisht te luges.

    Reply to this comment
  13. Qytetari durrsak May 26, 16:49

    Na u hiq sysh or halabak, mashtrues, ordiner, hajdut dhe vrases ! Si guxon e flet perpara popullit kur ti je deri ne fyt i zhytur ne vepra kriminale dhe antishqiptare ! Nuk ka rruge tjeter per t’ju mbyllur gojen tuaj, pervec ndeshkimit ligjor me burg. E meriton, drejtesia eshte e vonuar me ty & Co.

    Reply to this comment
  14. Juli May 26, 18:33

    Me mire nuk po them gje……………………ose p…satom a e ke pa o basho???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*