Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Andrea Stefani” në Astir, Veliaj: Viti 2021, viti rekord i hapjes së shkollave të reja, puna vlen më shumë se çdo fjali e çdo podium

August 14, 2020 14:30

Nis puna për ndërtimin e shkollës së re “Andrea Stefani” në Astir, Veliaj: Viti 2021, viti rekord i hapjes së shkollave të reja, puna vlen më shumë se çdo fjali e çdo podium

Zona e Astirit në Tiranë do të ketë shumë shpejt një shkollë të re 9-vjeçare, me parashkollor, të dizajnuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri. Shkolla, e cila po ndërtohet afër rrethrrotullimit “Shqiponja”, do të mbajë emrin e gazetarit dhe publicistit, Andrea Stefani, i ndarë papritur nga jeta në vitin 2016. Ajo do t’u shërbejë mbi 1 mijë nxënësve të komunitetit të Astirit dhe Doganës, dhe është një kërkesë e hershme e banorëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se 2021 do të jetë viti rekord i hapjes së shkollave të reja.

“Për qytetin, është një ditë e mrekullueshme kur mbyllet një bingo apo një dyqan bixhozi dhe hapet një shkollë e re. Më vjen mirëqë kjo shkollë do të mbajë emrin “Andrea Stefani”, e një gazetari të drejtë e të ndershëm, për t’u kujtuar të gjithëve se ka ekzistuar një kohë kur gazetaria nuk vilte gjoba dhe kur gazetari përfaqësonte të vërtetën, duke kritikuar çdo lloj pushteti. Shkolla do të ketë 1 mijë banka për fëmijët e Njësisë 11, Njësisë 7, pra të pjesës fundore të “Don Boskos”, Doganës dhe rrethrrotullimit ‘Shqiponja’”, u shpreh Veliaj.

Kjo shkollë, bashkë me institucionet e tjera arsimore që po ndërtohen në Kodër-Kamzë dhe në “Don Bosko”, pritet t’i japë zgjidhje nevojave të këtyre zonave.

“Në të njëjtën perimetër, 1 km vijë ajrore, po mbarojmë dy shkolla: shkollat “Nënë Tereza” dhe “John F. Kennedy” në Kodër-Kamzë, ndërkohë po vijojmë me dy shkolla të tjera te “Don Bosko”, shkollat “Vaçe Zela” dhe ‘Kristo Frashëri’”, tha ai.

Shkolla e re pritet të ulë edhe numrin e nxënësve në shkollat e tjera të Kryeqytetit.

“Kjo zonë do të shërbehet më në fund me një shkollë super dinjitoze, të dizajnuar nga Stefano Boeri, arkitekti fantastik Italian që ka krijuar edhe disa projekte të tjera në Tiranë. Do ketë më pak dyndje tek “Ahmet Gashi”, tek “Dhora Leka”, dhe me një mijë nxënësit që do kemi këtu, një mijë familje shpëtojnë nga ecejaket, vajtje-ardhje me autobus. Mezi pres që shkolla e re “Andrea Stefani” të jetë bizhuja e radhës për Tiranën. Në të njëjtën kohë që mbaron nënkalimi, mbaron edhe shkolla; pra, një kantier nuk do të pengojë tjetrin, por do të ecim paralelisht”, deklaroi Veliaj.

Krahas paketës prej 17 shkollave të reja, kryeqyteti do të ketë edhe 11 të tjera që do të ndërtohen me financim të qeverisë në kuadër të projektit të rindërtimit nga tërmeti.

“Shtimi i shkollave na ndihmon jo vetëm për të hequr turnin e dytë, por sidomos në kohën e pandemisë, për të pasur klasa me më pak nxënës. Paketa me 17 shkollat, plus 11 shkollat që na financon qeveria me rindërtimin, si gjimnazi “Sami Frashëri”, do të jenë ndërtesa më të mëdha. Në fund të ditës është puna ajo që vlen më shumë se çdo fjali e çdo podium, dhe besoj që me të njëjtin ritëm do vazhdojmë deri në fund për të dalë faqebardhë”, shtoi ai.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës po punon dhe për dezinfektimin e mjediseve të institucioneve parashkollore dhe shkollore, që gjithçka të jetë gati në shtator.

“Do të presim vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit shkollor, megjithatë kurdo që ky vendim të jetë marrë, do të bëjmë dezinfektimin për kopshtet dhe çerdhet. Do të vazhdojmë me dezinfektimin dhe higjienën, por derisa ta kemi atë datë do të jemi në gatishmëri dhe do të përgatitemi për të shtuar shkollat”, nënvizoi kryebashkiaku.

Shkolla e re do të ofrojë jo vetëm mjedise tepër estetike, por njëkohësisht edhe mjaft moderne, duke plotësuar të gjithë standardet evropiane, që nga numri i nxënësve nëpër klasa, laboratorë e gjer te terrenet sportive dhe hapësirat e jashtme, që do të mund të përdoren dhe nga komuniteti.

j.l./ dita

August 14, 2020 14:30
Komento

10 Komente

  1. jari August 14, 16:31

    A.STEFANI ishte nje enverist
    Lerini te vdekurit ne hallin e tyre,mos u beni palaco
    nuk eshte ky i vdekur per tu perjetesuar

    Reply to this comment
    • cuf dabjoni August 14, 17:37

      Nuk po flas per te ndjerin Andrea… me te cilin pershendeteshim edhe pse ne pozita te kunderta politike.
      Por me te drejte lind pyetja: cili eshte kontributi i tij ne arsimin dhe kulturen shqiptare e veçanerisht ne arsim..?? Tirana ka figura te tjera qe kane punuar gjithe jeten ne shkollat e mesme dhe Universitate.. qwe kujtohen nga breza te tera nxenesish. ani se mund te mos jene te majte sot e te djethte neser.
      Se duhet te pranoj qe neser nje parti tjeter ti ndryshoj keto emra .. e me te drejte

      Reply to this comment
  2. Jimi August 14, 21:57

    Vendosja e emrave te personazheve, sidomos atyre politik, rrugeve, objekteve te rendesise se vecante, shkollave, apo institucioneve te tjera publike, duket si kohe e tejkaluar dhe demode,Njesoj sic jane demode vendosja e emertimit te rrugeve ne Kamez nga Xhelal Mezati. Jetojme ne nje epoke pluraliste, ku jo cdo gje pelqehet nga te gjithe, sidomos perjetesimi i emrave te politikaneve. Keshtu qe me mire do te ishte, ashtu si ne Amerike, ku rajone, rruge, distrikte emerohen me sigla qarte te kuptushme dhe pa ngarkesa emocionale, thjesht nje numur. Perjetesimi i personazheve politike, duke u vendosur emrin ne rruge, objekte publike, eshte karakteristike e sistemeve monopartiake, komuniste, gje qe ne tashme e kemi tejkaluar. Fille pas 90-es do te vihet re nje dukuri e cuditeshme ! Ata qe me pare shanin sistemin qe u rrezua, e kopjuan ate motamo, duke rendur, qe te vendosnin vend, e pavend emrat e gjithfare personazhesh te panjohur dhe pa asnji fare kontributi ne zhvillimet social politike te atij vendi qe emertoheshin keto emra!? Madje, jo vetem qe nuk kishin kontribut, por edhe ishin njerez pa asnje fare, arsimi, apo inteligjence. Mjaftonte nje pinjoll i asaj familje qe kishte qen e perndjekur nga ai sistem qe lam pas, ne nje mbledhje te keshillit vendor te propozonte nje gjysh stergjysh qe nuk ja dinte kush emrin pa lere aktivitetin dhe emri tij u perjetsua ne nje rruge apo obje kt publik! Mjaft me kete praktik.

    Reply to this comment
  3. Poken August 15, 00:19

    Fismidhje ngelet.gjithsesi

    Reply to this comment
  4. demo August 15, 05:16

    Andrea Stefani kishte nje kontribut te padiskutueshem ne Median e Lire.
    Ishte gazetari pa kompromis me te keqen,nga cilado ane,krah politik qofte.
    Bagazhi i larte kulturor,ndershmeria,qytetaria e bene TRIBUN TE POPULLIT te thjeshte,nuk ra kurre ne batakun e sejmeneve mediatike qe kane vene pasuri duke i sherbyer pushtetve.
    Ishte vetem.
    Nuk ishte pjese e grupazheve mediatike,sepse ishte mbi ta.
    Iku i miri,mbeten rezilat.

    Reply to this comment
  5. Arben August 15, 05:19

    Do ti mësoni fëmijët si të urrejnë shqipëtarët dhe të bëhen agjentë të shërbimeve sllave e greke, tek kjo shkollë.

    Lalidhjer o lalidhjer nuk do bëhesh kurrë premier

    Reply to this comment
  6. Fred August 15, 06:10

    Veliaj pa sheru mire prej virusit ,,,, me vrap per te vjedhur ,,, bravo tirana ,,, qe furnizoni me leke kete hajdut

    Reply to this comment
  7. xy August 15, 11:01

    O po c`jane keto emra,se na qitet fiqirin.Shqiperia cdo dite e me pake, ky ndertone shkolla.

    Reply to this comment
  8. Vasilika August 15, 21:43

    Kush eshte Stefani ,nje spiun jo i ditur e shume rufjan dinak i pabese .Ka plot figura te plota ne intelekt ,sjellje ,dituri e moral ..Mendoj se figura e znj Adriana Shabani mesueses heroine e teper intelektuale,do te ishte nje mundesi per zgjidhjen e emrit te duhur per kete shkolle

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim