Nis rebelimi kundër Bashës

July 8, 2017 09:23

Nis rebelimi kundër Bashës

* Nga Ferdinand Agalliu/

Po i filloj këto pak rreshta me pyetjen: A mundet kush t’më vërtetojë një rast tjetër në historinë njëzeteshtatë vjecare politike të këtij vëndi, të ketë treguar durimin dhe maturinë e Zotit Eduard Selami për të vënë në vënd padrejtsinë që ju bë me ndërprerjen brutale të karierës politike në fillimet e demokracisë?

Zgjedhjet e 25 Qershorit dhanë për Partinë Demokratike një rezultat të vajtueshëm. Kjo, për faktin e thjeshtë, se drejtuesi i PD, një individ i prodhuar artificialisht në labouratorin politik të zotit Berisha, i rritur prej tij si kastraveci në xhamllëk, duke dashur kurdoherë të tregoj se ishte dhe mbetej një vazhdues i denjë i traditës politike që kish sunduar në PD, mori nga muzeu politik i kësaj partie armët që kishin filluar të zënë ndryshk të zotit Berisha dhe u sul kundër socialisteve të udhëhequr nga Edi Rama me një naivitet dhe pavërtetësi që të mahniste. Humbja kish për të qënë edhe më e thellë, por fal altruizmit të Kryeministrit, ajo ruajti ato përmasa, që për socialistët ishin të mjaftueshme. Pse ndodhi e gjithë kjo?

  Kancelari legjendar Bismark ka  thënë: tre janë periudhat kur gënjeshtra lulëzon; në kohë lufte, pas gjahut dhe para zgjedhjeve. Por të mallengjen fakti, se kryetari i PD, zoti Basha, në këto zgjedhje as që e kishte haberin dhe duket nuk e njihte fare postulatin , se ‘gënjeshtra më e mirë është ajo që i afrohet sa më shumë të vërtetës’. Marrzirat e tij Don Kishoteske tremujore në cadër, të bëra kryekëput për t’u bërë Kryetar i PD në sytë e anëtarëve për një periudhë kaq të shkurtër kohore dhe gënjeshtrat e hatashme që ai nxirte nga goja, linin pa mënd pjesën dërrmuese të njerzve të arsyeshëm. Përpjekjet e zotit Basha në cadër ishin për t’u bërë i besueshëm nga militantët e PD, një kontigjent që vlen më tepër për një sundim të qetë brënda PD sesa për një luftë me kundërshtarët politikë në zgjedhjet e përgjithëshme. Të luftosh të bindësh militantët për një luftë kundër kundërshtarëve politikë në zgjedhje është një harxhim energjie sa i kot, aq dhe i paarsyeshëm. Ata nuk kanë nevojë për t’u bindur të jenë kundër socialistëve të Edi Ramës. Ndaj them, se të luftosh për këtë, kjo është djallëzore, tregon hapur që ti më shumë je i interesuar për sundim brënda vathës tënde sesa për t’i sjell përkrahësit në pushtet. Por të mos zgjatemi..

Nga ndeshja me socialistët Basha doli përfundimisht i dërrmuar. Pas kësaj, si rregull, ai duhej të dorëhiqej. Normalisht, ai nuk duhej të kandidonte më për drejtimin e PD. Sepse në rast të një gare brënda PD, propabiliteti që ai mund të dalë fitues është i lartë, pasi ai vetëm për këtë ka ditur dhe di të punoj. Por, problemi qëndron në faktin se do ndeshesh përsëri me Edi Ramën, dikush që të ka hedhur disa herë me nockdoën në tapet. Ka luksin PD të humbas disa herë rresht për faktin që Bashës i pëlqen kurdoherë të ketë një rol dominant në zbavitjet e tij politike? Dhe më tej, c’farë statusi special ka zoti Basha, në cilën galaktikë paska lindur ky njeri, që duhet t’i jepen në mënyrë të pambarimtë mundësi për të drejtuar? Pse, të tjerët në PD, lopa i paska lindur, që nuk u lejohet të kenë përjetësisht mundësi për t’u shfaqur? Dhe  kjo sepse nuk të ndahet Basha!  Por Basha është i ri, deputet në parlament u zgjodh, mundësi për të reflektuar qetësish ka jo për katër, por edhe për tetë apo dymbëdhjetë vjet, atëherë pse kerkon ta cojë PD edhe në një betejë të ardhshme me një fund tashmë të njohur?

Une e di, se Eduard Selami është një zë i pakuptimtë në PD, një mënyrë sjellje dhe gjykimi pothuaj jashtëtoksore për ambientin që sundon në këtë parti. Historikisht në PD nuk është punuar për të kultivuar vlera qytetëruese, por janë përkëdhelur ata që kurrë nuk mendojnë me mëndjen e tyre, militantët, kontigjenti që të siguron një sundim të gjatë dhe të qetë brënda saj. Për drejtuesit e Partisë Demokratike kurdoherë më i rëndësishëm ka qënë sigurimi i sundimit brënda saj, pastaj është menduar të hidhet edhe një sy për të parë se c’mund të bëhet për anëtarët që  përbëjnë këtë forcë politike. Eshtë pikërisht kjo psikologji që ka sunduar kurdoherë në këtë Parti, e cila e bënë sot zotin Basha të mos i dridhet qerpiku dhe as t’i vijë sadopak turp, që pas një humbje kaq dërrmuese të ketë kurajon dhe të kërkojë të qëndroj përsëri në krye të PD. Ai e di mirë se humbja për këtë parti është dicka rutinë, me të cilën anëtarët e saj ka kohë që janë mësuar, një dhimbje si cdo dhimbje tjetër, e cila pas njëfarë kohe do të kaloj.

I bindur mund të them, se zgjedhjet që pritet të vijnë kanë për të qënë dicka formale nëse në Partinë Demokratike nuk vendosen atje ku u takon vlerat qytetëruese, properëndimore. Ato do të jenë thjesht shfaqje e  një filmi të cilin në mënyrë të përsëritur e kemi pare për shumë e shumë kohë. Edi Rama, beteja me të cilin është qëllimi final për të cilin duhet të përgatitet PD, nuk mund  të fitohet nën drejtimin e zotit Basha. Të  shkohet përsëri në  këtë  betejë  nën drejtimin e zotit Basha, kjo vete pas asaj që thotë populli:”shtjer edhe një herë, pa të shohësh….” Basha bënë të fortin kundër Edi Ramës, dicka që këtë të fundit e zbavit fort. Ai e di fort mirë , se me Bashën në krye të PD, fitorja e PS ka për të qënë një detyrë e thjeshtë, të cilës tashmë ja ka marrë dorën. Po ashtu, ai e di që  Bashën nuk e shqëteson aspak humbja në zgjedhje.Rama nuk ka se cfarë t’i bëjë dikujt që përdor mëndjen, me argumente të padiskutueshëm, dikujt që certifikatën morale e ka të pastër si kristal, dikujt që forca i buron nga mëndja e shëndoshë dhe jo nga muskujt, sic në këtë rast është kandidati tjetër në PD, Eduard Selami, pa sa për Bashën…

Ndaj them, që në PD duhet ta kuptojnë, se beteja brënda saj, si synim final duhet të ketë atë me kundershtarët politikë në zgjedhjet jashtë gjirit të saj. Pra, do zgjedhim dikë që na siguron qetësin për atë që kemi arritur brënda PD, apo do zgjedhim atë që mund t’na siguroj rikthimin në pushtet? Ky , besoj përbën problemin aktual në PD.

Duke flakur tej sentimentalizmin, mendoj se nuk ka përse na duhet Basha, nese nuk na rikthen ne pushtet. E vetmja mundësi është mentaliteti modern i Eduard Selamit ai qe mund të ngjallë shpresë për një rikthim drejt vlerave që duhet të sundojnë në këtë vënd.

*Ish Kryetar i PD Fier

( Titulli i autorit: Përse do votoj për Eduart Selamin?)

July 8, 2017 09:23
Komento

4 Komente

  1. MH July 8, 13:27

    Fushata e zgjedhjeve e deklaroi qe Basha nuk ban per Krietare.Selami asht me konstruktiv dhe i parashikushem ne prespektive.Meriton te votohet per Kryetar te PD.
    Nese votohet Basha per Krietare nuk do shume mend te kuptohet qe votuesit jane te “shkelur”ere mish dhie Vicidolit dhe hileqare.

    Reply to this comment
  2. demo July 8, 14:25

    Nuk ju ben fajde as Selami,as Selmani,duhet Buldozeri.
    Nje keshille tjeter miqesore kisha si ish punetor vullnetar i ngritjes se themeleve te PD.A nuk ja ktheni gjithe ate ndertese ish oficereve ne pension te luajne tavell dhe domino??????.Juve nuk ju duhet me.

    Reply to this comment
  3. tomsojeri July 8, 15:39

    Te zgjedhesh perseri kryetar te ksaj partie qe mori tatepjeten po prej tij ,esht vendimi vetvrases i zgjedhesve ,esht dritshkurtesia deri ne injoranc ,esht vazhdimi i tatepjetes pa kthim ! Te kerkosh te mbash ne krye nje njeri te pa aft ,qe kudo qe shkeli vetm gomarlleqe beri ,tregon qe elita e ksaj partie esht nje trup i zgjebosur pa sherim ma !Natyrisht qe Edi Rames nje” trup” i till i duhet qe te mbreteroj me vota e shqiptareve edhe nja 12 vjet te tjera ! Ky i pa aft ska as kurajon elementare, pas ksaj humbje spektakolare ku vet esht pergjegjes,te jap dorheqje, sepse ky nuk i beson kujt vec pushtetit ! Keshtu e kan banditet ,!Jan te ngarkuar me shum gjynahe e vec vetja i mbron kur kan pushtet ! Ktu qendron edhe “hutimi” i berishes qe ska besim tek askush per cka e pret ,vec te i klonuari i tij ! Edhe levizjet qe beri ky kelysh, kan per qellim terorizimin e te mos bindurve ,e duke qen perseri ne krye te partis, ti shpetoj ndonje ndeshkimi e mundshem duke ngritur nje cader te re !Ska pra kurajon te dorhiqet se shpresen e ka te pushteti, ashtu sic beri edhe presidenti yn i ri, duke ven ne krye te partis se tij te shoqen ! Sakrifikojn ,ndrein,personalitetin paturpesin e vazhdojn te sillen me kte popull, sikur i kan bageti !
    Dorehiqu or kastravec me nder se nuk ban ma per kryetar ,se do jesh asgjesusi i ksaj partie qe e sakrifikuat per veten tuaj !

    Reply to this comment
  4. Z/K July 8, 19:23

    Propozimi i komentuesit Demo asht mase e bindeshme per t’ia dorezue veteranve pensioniste ushtarake.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*