Nis seanca e jashtëzakonshme, Haradinaj prezanton anëtarët e ekipit negociator

September 4, 2018 10:45

Nis seanca e jashtëzakonshme, Haradinaj prezanton anëtarët e ekipit negociator

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ftoi Kuvendin në seancën e jashtëzakonshme të votojë ekipin negociator të propozuar nga qeveria për dialogun me Serbinë.

Pjesëtarët e ekipit negociator që do të udhëtojë më 7 shtator drejt Brukselit, janë:

Fatmir Limaj, kryesues

Enver Hoxha, zëvendëskryesues

Begjet Pacolli, anëtar

Dardan Gashi, anëtar

Mahir Jagxhilar, anëtar

Avni Arifi,anëtar

Haradinaj bëri me dije se janë rezervuar vende në ekip edhe për opozitën e përfaqësues nga LDK, Vetëvendosja, PSD , Alternativa dhe shoqëria civile.

Pas prezantimit të pjesëtarëve të ekipit të negociatorëve, Haradinaj tha se Parlamenti mund të kërkojë platformën për negocim vetëm duke i dhënë besimin këtij ekipi.

s.a/dita

September 4, 2018 10:45
Komento

1 Koment

  1. loni September 4, 10:55

    Ju prifte e mbara shqiptareve te Kosoves!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*