Nis sesioni i ri parlamentar, Ruçi – Metës: Zbato rregulloren për fjalën e Berishës

January 18, 2016 18:05

Nis sesioni i ri parlamentar, Ruçi – Metës: Zbato rregulloren për fjalën e Berishës

Seanca e parë e sesionit të ri të Parlamentit zgjati shumë pak, por mjaftueshëm për të krijuar idenë se edhe ky sesion do të rezervojë përplasje të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës, sidomos sa i takon reformës në drejtësi.

Pas fjalës përshëndetëse dhe njoftimit të kalendarit të punimeve nga ana e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, fjalën e mori kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka. Duke iu referuar artikullit 8-faqësh në “The Economist”, Paloka akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se po shpenzon miliona lekë për mashtrime.

“Miliona të paguara për mashtrime dhe përgjigjia e qeverisë ishte se ‘paguam për të mashtruar të huajt’ dhe akuzuan opozitën si armike që demaskoi këtë fakt. 360 mln lekë të paguara nga taksat për t’i bërë elozhe liderit botëror”, tha Paloka.

Për opozitën, Edi Rama është i pabesueshëm kur flet për reformën në drejtësi dhe Paloka renditi arsyet se përse.

“Edi Rama nuk bind dot askënd se mund të bëhet kalorësi i luftës kundër korrupsionit. Do të kapë drejtësinë sepse do të mbrojë kriminelët dhe të korruptuarit. Për këto arsye nuk kërkon dhe as nuk pret konsensus”, u shpreh Paloka.

Partia Demokratike sheh si zgjidhje të vetme të kësaj situate qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme.

“Parlamenti që do të dalë nga zgjedhjet e parakohshme do të realizojë këtë reformë dhe reforma të tjera. Ky është mesazhi i PD; të shkojmë një orë e më parë në zgjedhje dhe qeveri teknike”, u shpreh Paloka.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste bëri publike disa statistika të sesionit të kaluar, ku tha se Sali Berisha ka folur më shumë se Kryeministri Rama.

“Nuk do të kishte asgjë të keqe sikur opozita të fliste për ligjet, për përmirësimin e tyre, për kundërshtimin e tyre, por jo!”, tha Ruçi.

Kreu i grupit të deputetëve socialistë kërkoi tërthorazi nga Ilir Meta zbatimin me përpikmëri të rregullores dhe procedurës parlamentare.

“Të zbatohet me përpikmëri rregullorja e Kuvendit, që secili t’i nënshtrohet procedurave parlamentare dhe të përdoren të gjitha instrumentat parlamentare që të justifikojmë atë që jemi këtu dhe atë për të cilën na kanë zgjedhur zgjedhësit tanë”, u shpreh Ruçi.

January 18, 2016 18:05
Komento

5 Komente

  1. alphade January 18, 18:41

    Lereni llafet ….bla-bla-bla….! Beni ate qe beri Kroacia duke rrasur ne burg pa gek pa mek
    k/ministrin e krruptuar, ndersa mbi is-k/ministrin shqiptar perpos korrupsionit te paimagji-
    nueshem rendon nje mal Korabi me krime : vrasje,grabitje, bande kacakesh e mafiozesh,etj.
    Rraseni ne burgun e perjetshem dhe sekuestroni gjithe pasurine e tij ,falijes se tij,malltezeve
    etj., dinastise se Vicidolasve….!! Vetem keshtu vendoset shteti i se drejtes ne Shqiperi, ndry-
    she s’do te kete dallim midis atyre qe jane pushtet dhe atyre qe jane neopozite…..!!!

    Reply to this comment
  2. saranda fiu January 18, 18:57

    Po Hë Se Nuk dëgjohet më!

    Reply to this comment
  3. Lico January 18, 19:40

    Keshtu eshte kur kryehajduti behet kryetar parlamenti.

    Reply to this comment
  4. metlqaj January 18, 22:56

    NE shqiperi asnjeri nuk tregon te erteten dhe me e keqia eshte se dhe te haujte te cilet ne fillim nuk e njihnin shqiperine bene gabime edhe nga deshira per te ndeshkuar per te kaluaren dhe jo per te ndihmuare per te ardhmen nuk jane te paket politikanet nderkombetare qe fituan dhe po fitojne ekonomikisht ne shqiperi( keto sipas informacionete mediave ) te cilet vine dhe imponojne organet e drejtesise dhe shtemberojne imazhin negative te politikaneve te koruptuare dhe kriminel gjellen e prishin ushqimet(parlamentaret9 dhe guzhinjeret( LIDERIT ME TE FORTE E TYRE)

    Reply to this comment
  5. mali January 19, 08:08

    Tradhetia duhet denuar me plumb ose me litar.FLMavokat dhe juglindor

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*