Nis sot aplikimi për paketën e dytë të ndihmës, kush përfiton

April 21, 2020 11:28

Nis sot aplikimi për paketën e dytë të ndihmës, kush përfiton

Ditën e sotme, do të nisë aplikimi për të përfituar nga paketa e dytë e ndihmës financiare të qeverisë.

Në këtë paketë të dytë, ofrohet ndihmë për të punësuarit në bizneset e mëdha dhe të vogla, aktiviteti i të cilave është dëmtuar nga masat shtrënguese anti-Covid-19.

Pagesa prej 40 mijë lekësh të reja do të jepet për punonjësit e këtyre bizneseve për të mbuluar muajt mars, prill dhe maj.

Fillimi i plotësimit të formularit do të nisë prej datës 21 prill.

Kanë të drejtën për të aplikuar për pagën prej 40 mijë lekësh, të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi katërmbëdhjetë milionë lekë, të mbyllura sipas urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave.

Edhe të punësuarit e subjekteve të lejuara për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të urdhrit/ave të MSHMS, deri në datën 10 prill 2020.

j.l./ dita

April 21, 2020 11:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim