Nis vetingu, para dhe shtëpi për gjyqtarët që kalojnë testin

September 21, 2017 09:16

Nis vetingu, para dhe shtëpi për gjyqtarët që kalojnë testin

Me kërkesën këmbëngulëse të përfaqësuesve të SHBA-BE, me qëllim për ta bërë drejtësinë e re imune përballë fenomenit joshës të korrupsionit dhe çdo ndërhyrje nga jashtë, gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do të kalojnë me sukses procesin e Vetingut do të kenë një shpërblim të shumëfishtë, të sigurt dhe afatgjatë.

Gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i shpëtojnë skanimit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale, do të shndërrohen njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri, si nga pikëpamja ekonomike, nga privilegjet, ashtu edhe në raport me politikën. Konkretisht, njerëzit e drejtësisë aktuale, të cilët do të rikonfirmohen në detyrë, do të kenë një pagë mujore që shkon deri në tre mijë USD. Përveç pagës bazë, e cila do të jetë sa 90 % deri në 106 % e pagës së drejtorit të drejtorisë së përgjithshme në Kryeministri, prokurorët dhe gjyqtarët e deleguar në një rreth tjetër, në largësi më shumë se sa 45 km, do të përfitojnë edhe 60 % të pagës.

Po ashtu, çdo vit, prokurorët apo gjyqtarët të cilët në vitin paraardhës kalendarik, në mënyrë të veçantë, kanë pasur vlerësimin më të lartë etik dhe profesional, marrin një shpërblim të barabartë me një pagë referuese bazë. Për ushtrimin e pozicionit të kryetarit të gjykatës ose drejtuesit të prokurorisë, do të përfitojnë 10% shtesë page mbi pagën bruto fillestare. Por, nuk mbaron me kaq. Gjyqtarët dhe prokurorët do të paguhen për orët e punës jashtë orarit, do t’u kompensohet çdo shpenzim nëse punojnë në një rreth tjetër, do të paguhen për vështirësi etj. Ata do të përfitojnë edhe shtesa për vjetërsi në punë.

Shtesa për vjetërsi në ushtrimin e funksionit llogaritet në masën 2 për qind të pagës referuese bazë për çdo vit shërbimi në funksion, por jo më shumë se 25 vjet shërbim. “Paga e magjistratit (magjistrat quhet çdo gjyqtar apo prokuror) dhe përfitimet e tjera financiare duhet të jenë në përputhje me dinjitetin e detyrës së magjistratit dhe të përshtatshme për të garantuar pavarësinë dhe mbrojtjen nga ndërhyrjet e jashtme në ushtrim të funksionit të tyre”, thuhet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kredi për shtëpi të financuar nga shteti.

Gjyqtarët dhe prokurorët që do të kalojnë Vetingun do të mund të marrin kredi të financuar nga shtetit, për të blerë shtëpi të reja në qendrat e qyteteve ku ushtrojnë detyrën. Konkretisht, gjyqtari apo prokurori ka të drejtë që një herë gjatë ushtrimit të funksionit të tij, pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti prej 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën.

Ndërkaq, për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë me magjistratin, masa referuese e sipërfaqes së banesës shtohet me 10 m2 për person. Banesa e blerë nëpërmjet kredisë lihet kolateral në bankë për sigurimin e kredisë. Por, magjistrati ka të drejtë të shesë pronën gjatë kohës së amortizimit të kredisë dhe të blejë një banesë tjetër. Në rastet kur shuma e përfituar nga shitja është me e madhe se rritja e vlerës së tregut të pronës, atëherë diferenca do t’i kthehet shtetit. Magjistrati nuk ka të drejtë të japë me qira banesën e përfituar me kredi.

Pensioni suplementar dhe i parakohshëm
Prokurorët dhe gjyqtarët që do t’i mbijetojnë Vetingut kanë të drejtë që të përfitojnë pension suplementar dhe pension të parakohshëm. Magjistratët përfitojnë pension shtetëror suplementar dhe përfitime të tjera të parashikuara nga ligji “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Magjistrati gëzon të drejtën e pensionit të parakohshëm nëse ka mbushur të paktën moshën 60 vjeç, ka ushtruar funksionin e magjistratit për të paktën 30 vjet, duke përfshirë edhe periudhën e komandimit dhe që nuk është në gjendje të ushtrojë funksionin e tij, për shkak të sëmundjes, të vërtetuar nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë në punë.

Pushimet vjetore
Magjistrati, sipas ligjit, gëzon të drejtën për pushime vjetore të paguara me kohëzgjatje 25 ditë pune. Pushimet do të paguhen 2 ditë pune leje për çdo muaj të plotë në funksion; 2 ditë pune leje për një muaj jo të plotë, prej më shumë se 15 ditë pune; 1 ditë pune leje për një muaj jo të plotë deri në 15 ditë pune. Pushimet vjetore mund të merren njëherësh ose në periudha të ndryshme, sipas kërkesës së magjistratit dhe në përputhje me kërkesat e funksionit. Në çdo rast, pushimet duhet të përfshijnë një periudhë trejavore pa ndërprerje, gjatë muajit gusht, përveç kur kërkesat e ushtrimit të funksionit kërkojnë vazhdimin e aktiviteteve të gjykatës ose prokurorisë.

Po ashtu, magjistrati që kalon sëmundje gjatë pushimeve vjetore, të cilat mund ta pengonin atë në ushtrimin e funksionit nëse nuk do të ishte me pushime, përfiton shtyrje të kohëzgjatjes së pushimeve vjetore, të njëjtë me kohëzgjatjen e sëmundjes, me kushtin që kjo e fundit të vërtetohet me raport mjekësor. Ndërsa magjistrati që ndërpret pushimet vjetore për shkak të kërkesave të funksionit ose që i anulohen këto pushime, gëzon të drejtën për t’u kompensuar për të gjitha shpenzimet e kryera, veçanërisht shpenzimet e transportit, nëse ato vërtetohen me dokumentacionin e nevojshëm. Përveç pushimeve vjetore, magjistrati gëzon të drejtën të marrë pushime të tjera dhe leje prindërore. Magjistrati mund të kërkojë leje të papaguar deri në 2 vjet për qëllime kualifikimi profesional dhe specializime në një institucion trajnimi, ose për arsye familjare ose shëndetësore.

Siguria fizike
Gjyqtarëve dhe prokurorëve të drejtësisë së re do t’u sigurohet mbrojte e veçantë. Ligji parashikon që, gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, magjistrati dhe familja e tij gëzojnë të drejtën të kenë mbrojtje të veçantë nga shteti për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre. Magjistrati që nuk e ushtron funksionin ose që ka dalë në pension gëzon këtë mbrojtje, në rast se e kërkon, si dhe në rast cenimi për shkak të ushtrimit të mëparshëm të funksionit të magjistratit. Në rast se jeta, shëndeti dhe pasuria e magjistratit ose familja e tij janë në rrezik, shteti ofron mbrojtje të veçantë, si dhe mbrojtje fizike, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, pas konsultimit me Këshillat. Dëmet e shkaktuara për jetën, shëndetin ose pasurinë e magjistratit ose familjes së tij/saj, shpërblehen nga shteti, në rast se këto dëme shkaktohen gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit ose për shkak të tij.
Formula e llogaritjes së pagës për gjyqtarët dhe prokurorët

1. Paga e magjistratit caktohet sipas përkatësisë së magjistratit në grupin dhe nivelin e pagës.

2. Paga e magjistratit ndahet sipas grupeve të pagave (G), bazuar në këto tregues:

a) magjistrati që ushtron funksionin në gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe atij administrativ ose prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë (G1);

b) magjistrati që ushtron funksionin në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm dhe atij administrativ, prokuroritë pranë gjykatave së apelit, magjistratët që ushtrojnë funksionin në gjykatën e posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
shkalla e parë (G2);

c) magjistrati që ushtron funksionin në Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme, ashtu si dhe magjistratët që ushtrojnë funksionin në Gjykatën e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Prokurorinë e Posaçme (G3).

3. Shtesa për vjetërsi në ushtrimin e funksionit llogaritet në masën 2 për qind të pagës referuese bazë për çdo vit shërbimi në funksion, por jo më shumë se 25 vjet shërbim.

4. Në rastin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të emëruar nga radhët e juristëve që nuk vijnë nga karriera gjyqësore, për efekt të përcaktimit të vjetërsisë së ushtrimit në detyrë, shtesa për vjetërsi llogaritet në mënyrë të barasvlershme me atë të 15 vjetëve karrierë gjyqësore.

5. Paga mujore bruto e magjistratit përbëhet nga elementet si vijon:
a) paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me “pagën për funksion” të punonjësve të shërbimit civil të kategorisë së parë, klasa e tretë në pozicionin e drejtorit të drejtorisë së përgjithshme në Kryeministri, ose me çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave. Referimi i pagës mujore bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë me “pagën për funksion”, sipas përcaktimeve të mësipërme, nuk ka si qëllim të përcaktojë vlerën relative të funksioneve gjyqësore dhe të prokurorisë me pozicionet e punës në shërbimin civil ose të mundësojë klasifikimin e tij në kategorinë ose klasën përkatëse;

b) shtesa për pagën në grup, e cila është shuma që rezulton nga shumëzimi i pagës referuese bazë me koeficientin në përqindje, sipas funksionit që magjistrati ushtron, referuar pikës 2, të këtij neni, përkatësisht:

i) G1 90 për qind;

ii) G2 98 për qind;

iii) G3 106 për qind;

c) shtesa për vjetërsi, e llogaritur mbi pagën referuese bazë, sipas pikave 3 dhe 4 të këtij neni;

ç) shtesa për pozicionin drejtues, e përcaktuar sipas parashikimeve të nenit 14 të këtij ligji;

d) shtesë për vështirësi pune, sipas parashikimeve të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. /Shqiptarja.com

September 21, 2017 09:16
Komento

16 Komente

  1. perkthyesi September 21, 10:21

    Ne se kalojne testin, nuk kane bere gje tjeter vetem se detyren per te cilen jane paguar! Nuk arrij te kuptoj, pse duhen trajtuar me para shtese dhe me shtepi? A ka logjike ky argument? Shteti vazhdon te heshte. Me sa duket eshte ne gjume latargjik, ose i hipnotizuar. Une nuk di ta shpjegoj kete absurd!

    Reply to this comment
  2. As September 21, 10:23

    Keto shperblime qe do te marrin zyrtarisht gjyqtaret e prokuroret qe nuk u dersin nje here balli pa le prapanica jane me te medha se ato qe ata marrin jo ligjerisht, keshtu qe ku ishim, hic gje kundi

    Reply to this comment
  3. bashkim September 21, 10:34

    Hartuesit e projekt-ligjit për rritjen e pagave në sistemin e drejtësisë kanë paraqitur si motiv se me këtë veprim do të minimizojnë korrupsionin në kete sistem. Unë do e konsideroja si një naivitet nese hartuesit, por edhe votuesit e këtij projektligji do t’a kishin seriozisht këtë motiv.

    Do i referohesha një barcolete që ka qarkulluar në vitet e sistemit komunist në Shqipëri për banakierët, bufetierët e punonjësit e ushqimit social të tregtisë socialiste.Një banakier kishte filluar punën në një lokal të ushqimit social në një nga rrethet e mëdha të vendit.Megjithese kishte filluar punë ai nuk shkonte në arken e ndermarjres për të marrë rrogen pasi ai fitonte në ditë sa dy rroga mujore. Në bazë të rregullave të asaj kohe, nese paga nuk merrej brenda pak ditesh arketohej dhe më pas merrej me mandat arketimi. Banakieri nuk paraqitej, ndersa arketarja vazhdonte të arketonte paratë. Kur u bënë shumë muaj, arketarja shkoi e takoi banakierin në vendin e punës dhe i tha që të shkonte të merrte rrogën pasi kishte muaj pa e marrë.Në atë moment banakieri ka pyetur i habitur arketaren e ndermarrjes:”Pse edhe ne banakierët paskemi rrogë…?”.

    Kjo barcoletë për banakierët në komunizëm vlen edhe për punonjësit e sistemit të drejtësisë në demokraci.Halimi i Drejtësisë i ka rënë trup(shkurt) duke argumentuar se rritja e pagave do të ulte korrupsionin.

    Por Shqipëria është një vend i vogël dhe secili është i informuar për cilësinë e jetës, pasuritë e patundshme, automjetet e shtepitë luksoze,vilat e apartamentet në bregdet, udhetimet për uikend jashtë Shqipërisë të punonjësve të sistemit të drejtësisë.Të gjitha këto nuk mund të ndertohen me pagë, qoftë edhe e rritur tash së fundmi. Ata kanë prona, restorante deri edhe resorte turistike.

    Vendimi i parlamentit për rritjen e pagave të sistemit të drejtësisë nuk do të ndikojë aspak në uljen e korrupsionit në këtë sistem. Shqetësimi im kryesor nuk është rritja e pagave të këtij sistemi, megjithese reagimi i publikut me këtë rast sidomos nga pensionistët, minatorët dhe grupet e tjera vulnerabël ka qenë i madh, por se politika në Shqipëri nuk po gjen “çelësin”për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë: NDËSHKIMI!

    Reply to this comment
  4. alphade September 21, 10:40

    ” Epur si mueve” – Galile Galileu !!!! Zoterinj ,nje byth qe
    eshte mesuar te pjerdhe ,do te pjerdhe .Magjistratet per
    te cilet behet fjale ne kete material,artikull apo dokument
    edhe sikur t’i peshosh me flori perseri ata do te joshen nga ryshveti . Edhe mbreti qe noton mbi pasuri perseri e
    ka qejf ” dhuratat” e jo me prokuroret e gjykatesit .Mund
    te jene te rralle per mos me thene fare qe punojne me ndershmeri dhe korrektese ndaj Ligjit. Amerikanet mend-
    jne si ne Amerike dhe jo sikur te jene ne Shqiperi ,ku Gjin
    Gjonet t’i vesh ne ” sofer” gjithe pasurine Elisabetes se
    Anglise perseri nuk ngopen . Jane Gobseket e shek. 21
    gje qe deshmon se historia vete nga vete,rrotullohet nga
    rrotullohet perseri kthehet ne “vatren” e njejte .

    Reply to this comment
  5. ,Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare September 21, 10:41

    Justifikohen rrogat po te denojne me burgim te perjetshem FULLHANIN LIKE FLORINE DHE SALINE!

    Reply to this comment
  6. alphade September 21, 10:56

    Komenti im

    Reply to this comment
  7. alphade September 21, 11:12

    Shenim: dakort qind per qind me konluzionin e “Monika
    Kryezeza……..” ,!!! Ka thene nje te vertete absolute : De-
    nimi i trinomit ,zgjidhja perfundimtare e korrupsionit ne
    Shqiperi,ndryshe kot te flitet per vettingun,thjeshte do te kemi te bejme me nje FARSE te felliqur e te neveritesh-
    me . Stafit te gazetes “DITA” urim per nje dite te kendesh-
    me !!!! F LM ……

    Reply to this comment
  8. ROBERT VEVECKA September 21, 12:34

    Po shkruaj LEGAL ,dua te jap kontributin tim modest. Beni mire ti lini me vone ,keta gjygjtare dhe prokurore ,hajdute dhe skllever te politikaneve te ketij tranzicioni pa fund. Fai i ketij pislliku bie te politika.
    Kushtetuta ka 27 vite qe shkelet , posacerisht per pronat .(themra Akilit)
    Anarkia postkomuniste te prones ne shqiperi ,ku pronaret e ligjshem te shpronesuar nga diktatura sllavokomuniste vazhdon akoma ,vazhdon sistemi Kleptokratik ,qe ka zevendesuar sistemin komunist ,ku deri me sot ,shkelen te drejtat e njeriut .
    Kjo eshte gangsterizem shteteror dhe mohim i shtetit ligjor.Nuk ka vullnet politik si nga opozita dhe maxhoranca, pa haruar dhe mediat te kontrolluara nga ??!!Ku te vete shpallurit te majte e te djathte ,kane perdorur pushtetin politik ,per te konsoliduar pushtetin ekonomik .Jane mbi 6000 te vrare per kete problem qe lidhet me respektimin e pronesise .Te dhena nga policia dhe OJQ_ve.
    Mos harrojme ,prona eshte nje kusht i rendesishem per procesin e integrimit .
    Nuk jam dakord me rrogat e majme qe ju serviren ketyre bandilleve gjygjtare ,ku dihet se drejtesia eshte e pamvarur nga politika ,por eshte e varur koke e kembe nga ligji . Mos harrojme ku politika min i Drejtesise , ka vetem nje gje ne dore ,afatin kohor ,ku kane me dekata pa mbaruar keto gjygje ne rrang republike ,dhe dihet arsyeja . Me shqip ,jo nga fai i gjygjtareve por nga fai i politikaneve te vete shpallur te djathte e te majte. ..
    Ja kam thene balle per balle Zotit RAMA ,i kujtohet fare mire atij ne WIENE ,kete problem ,por kam verejtur alergji pathollogjike kunder pronave nga ana e tij .Une vete jam ne Strasbourg kunder shtetit shqiptar , per ceshje prone (cenim) ku ndonese me avokat AUSTRIAK ,nga ministria e jashteme shqiptare nepermjet avokatit tim ,me eshte afruar nje shume relativisht e mire ,qe une te terhiqem nga Kjo gjykate e nderuar europjane . Nuk kam pranuar dhe eshte e dhimbeshme cfare behet . Ku deri tani populli i varfer shqiptar , nga taksat e tija ,paguan per pronaret milionat ne euro ,ku rendon ne menyren me brutale
    ,mbi pensionistet e mjere ,por deri tani ska dale as 10 % i ketyre dosjeve ,prisni se skemi pare gje akoma .,dhe pse se fain e ka politika e pa pergjegjeshme.????
    Eshte nje komike dragjedi ,qe po hasim ne shqiptaret me keqeardhje .Prandaj e perseris prap , duhet filluar ne fillim me pushtetaret qe kane shkelur kushtetuten ,e me vone me keta hajdute te babaezitur ,ku ju dha drite jeshile nga politikanet .

    Reply to this comment
  9. Adih September 21, 12:54

    Jam kondra ngritjes se rrogave per keta bandille te pa cipe .Teknikisht eshte e thjeshte ,kur nje shqiptar fiton ne gjykaten e STRASBOURGUT kunder shtetit shqiptar ,ti vihet ne ngarkim kjo shume gjygjtareve ,dhe vetem keshtu vihen ne binare keta zabite gjygjtare .Dhe nuk i rregullon keta rroga dhe kredia per shtepi (ku dihet qe skane nevoje) pa % qe i jep shteti .Pensionistet fukarenj dihet ku kane perfunduar dhe keto rritje rroge bie mbi kurrizin e pensionisteve te varfer qe e kane problem mbijetesen . .. Llafet e shumta jane teater majmunash .Shqiptare , i votuat e ti mbani hopa keta shkencetare politikane , qe mendojne per ju o popull dele qorre . …

    Reply to this comment
    • Landi September 21, 14:04

      Pse gjithe keto perfitime? Punen e tyre kane bere. Apo, pse nuk jane perlyer quhen heronje? Po une, qe tere jeten mbeta i ndershem dhe opozitar me cdo padrejtesi, madje duke hequr tere ato padrejtesi mbi kurriz, megjithese qytetar i thjeshte, pse te mos kem perfitime? I vetmi “perfitim” qe dua, eshte te trajtohem i barabarte me te gjithe nenshtetasit shqiptar!

      Reply to this comment
  10. J September 21, 13:26

    Oh sa mirë se Po merka shpi edhe xhin xhoni se ishte ngushtë dhe Po hiqte keq. Zoti jua shpërbleftë.

    Reply to this comment
  11. realisti September 21, 13:26

    Eshte e papranueshme e marramendese kjo rritje pagash ,gur i madh ne kurriz te taksapaguesve dhe nje privilegj i pa merituar per ta,Se shkollen e kane mbaruar vete nuk jua ka dhene njeri me zor dhe duhet pergjigjet sejcili para ligjit per punen qe i narkohet te beje

    Reply to this comment
  12. Albamich September 21, 17:25

    Nese zbatohet ky vendim per shperblimin e gjyqtareve dhe prokuroreve , shteti do te shkermoqet fare,se do te filloje mosbindja civile, doktoret nuk do punojne, administrata shteterore nuk do punojne, policia dhe ushtria qe kane koken ne rrezik nuk do punojne dhe rezultati eshte i qarte Shqiperia humbet Pavaresine.
    Qe te mos humbet Pavaresia e Shqiperise duhet qe rroga minimale te jete 1000$ ne muaj , nese kjo nuk behet,atehere edhe rrogat e majme dhe perfitimet e tjera per gjyqtaret dhe prokuroret te mos behet.
    Shume eksperimente i jane bere Shqiperise qysh nga dita e pavarsise e deri me sot, Ajo ka qene nje laborator i vendeve te fuqishem, pse mos ta bejme edhe nje eksperiment tjeter , duke e kaluar gjyqsorin dhe prokurorine ne sistemin privat ku shteti do dilte me i fituar se nuk do ta boshatiste arken e buxhetit duke paguar me shuma dhe shperblime te majme kete kategori te shoqerise, por do ta shtonte arken e buxhetit me taxat qe do ja merrte kesaj kategorie….

    Reply to this comment
  13. Zzzzzz September 21, 18:26

    DREJTESIA NUK VIHET ME PRIVILEGJE POR ME LIGJE SI NE KOHEN E ENVERIT POR EDHE NE DEMOKRACI TE VERTETE USA- SKANDINAVE……………………!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  14. Arben September 21, 20:13

    ORE, CFARE KUPTIMI KA KJO QE KETA QUAJNE

    VETING,

    SOT PO VIDHEN SHQIPETARET ME TE DYJA

    DUART,

    TE GJITHE JEMI DESHMITARE PER MOBILIME

    ZYRASH PREJ 200 M2, PO HIDHEN

    500,000 DOLLARE, KUR LOJA VAZHDON

    KY QE I THONE VETING ESHTE THJESHT

    MASHTRIMI I RRADHES.

    Reply to this comment
  15. Free September 21, 22:42

    Jepi cte duash hajjduti hajdut ngelet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*