Nis Vetting-u për gjyqtarët dhe prokurorët, hetim pasurisë së tyre

July 9, 2017 16:37

Nis Vetting-u për gjyqtarët dhe prokurorët, hetim pasurisë së tyre

 

Nis zyrtarisht procesi i Vettingut për 775 gjyqtarë dhe prokurorë.

Institucionet e administratës shtetërore kanë filluar punën për kontrollin e pasurive të punonjësve të institucioneve të drejtësisë, të cilët do të verifikohen nëse kanë bërë deklarime të sakta të pronave të regjistruara dhe parave që kanë në bankë.

Televizioni Klan ka arritur të sigurojë dy kopje të shkresave konfidenciale që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka çuar në zyrën qendrore të hipotekave, ku kërkon verifikimin për dy kategori: 13 anëtarët e Këshillin e Lartë të Prokurorëve dhe Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve si dhe 775 gjyqtarët e prokurorët të punësuar në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë.

Në letrën zyrtare të dërguar pranë hipotekës, ILDKPI kërkon që të nisë menjëherë Vettingu për anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së, pasi puna për ta fillon në shtator.

Pas tyre, radha e verifikimeve do të jetë për magjistratët e tjerë.

Kërkesa e firmosur nga kryeregjistruesi për anëtarët e këtyre organeve mban datën 30 qershor, ndërsa kërkon të dhëna për pasuritë që kanë krijuar deri në 16 janar 2017-të, kohë kur ka përfunduar edhe afati për dorëzimin e formularit të Vettingut.

Përveç regjistrimit të pronave në emër të tyre dhe pjesëtarëve të familjes, ILDKPKI kërkon informacion edhe nëse ka patur shitje apo ndryshime të pronësisë gjatë kohës kur kanë dorëzuar të dhënat.

Në urdhrin që kryeregjistruesi i ka dërguar administratës së hipotekës, kërkohen që të gjithë të dhënat të dokumentohen brenda 5 ditëve, përndryshe do të merren masa të rrepta administrative./Tv Klan

July 9, 2017 16:37
Komento

9 Komente

  1. Arben July 9, 17:59

    LITARI LITARI LITARI LITARI.

    Reply to this comment
  2. perkthyesi July 9, 18:04

    Eshte e kushedi sata here qe lexojme artikuj te tille, qe me te drejte kane pritshmeri te jashtezakonshme! Rezultati i deritanishem? ZERO me xhufke (ABSOLUTE zero), A kemi te drejte te besojme ne realizimin e saj? Une per vete, KURRE!

    Reply to this comment
  3. Lennard July 9, 18:33

    Cfare u be me Dhallen? Si e justifikon pasurine qe ka vene?.

    Reply to this comment
  4. beli July 9, 19:18

    E pamundur te behet per faktin e thjeshte se korrupsioni la perlyer edhe ATO qe duhet ta bejne si dhe politikanet e te gjitha partive politike pa dallim .

    Reply to this comment
  5. j July 9, 19:41

    Kush nuk i justifikon pronat dhe parate,
    të sekuestrohen dhe të formohet një fond për viktimat
    e padrejtësive nëper gjykata dhe për të varfërit.

    Reply to this comment
  6. Albanistani July 9, 21:19

    Kto te gjithe duke u nis nga Sal Berisha deri ke Ed Rama tallin trapin me shqiptaret.
    Thjesht i konsiderojne BAGETI.

    Reply to this comment
  7. fteri July 10, 05:07

    Jo ,775 gjyqëtar dhe prokurorë por 775 killera ,hajdut ,mashtrues,kriminel ka sot vendi .

    SHIKONI sa teatër qesharak e të pa besueshme i bëjnë seancat gjyqësore ! . Prokurori me gjysëm zëri nëpër dhëmbë sikur shyp arra ,bënë sikur ngre akuzën , e lagu !.se lagu ,e pashë ! se pashë e vrau ! se vrau ,ka dëshhmiter !,nuk ka dëshmitar ,ka prova !nuk ka prova të provuara . Fajnë e ka policia gjyqësore që nuk ka marrë provat në vendngjarje ,fajnë e ka mjeksia ligjore që nuk ka përcaktuar shkakun e vdekjes .

    Korjeri nuk e ka gjetur në atë adresë të akuzuarin vrasësin dhe kriminelin ,nuk ka adresë ,ose nuk u gjet në këtë adresë ?!…,prandaj të shtyhet seanca gjyqësore (me sa duket krimineli nuk ka sjellur paratë ) ! ,pra nuk është kopsitur pazri midis prokurorit,gjykatësit dhe avokatit .Rasti tjetër shtyhes seanca për arsye se avokati ka një gjyqë tjetër ,kur të paraqiten të gjitha palët ,përsëri vrasësi i viktimës nuk paraqitet personalisht në seancat gjyqësore pasi përfundimi dihet ,paratë i ka paguar avokati ,vendimi është marrë
    , pas shumë seancave gjyqësore maratone false qesharake ,aty bëjnë sikur zihen prokuror gjykatës -avokat,vendimi dihet krimineli del i pa fajshëm dhe lirohet nga akuza ,fajë i hidhet viktimës ai fajsohet ka bë vetëvrasje ,ose vtëhelmim ,dhe vrasësi del i pa fajshëm !!!!!!!!,pasi ka mbushur gjepin e gjyktsit ,pra kushë paguan më shumë delë më i fituar.Ky është trusti i lule lakrës !

    Ky teatër krimi si telenovelë pa fundë ka vazhduar për 27 vjet jo vetëm nga këta 775 gjyqtar dhe prokuror rrugaq dhe hajdut ,që mbollën krimin , por edhe nga batalioni avokatve dhe sekserve të djallit që e kultivuan edhe e ushqyen këtë drejtësi të korruptuar ,populli është në udhkryq .

    Sot pa frikë kjo është një organizatë kriminale mafioze biznesi -jo drejtësie ku populli të trokasë e të gjejë zgjidhje .Largimi nga detyra .seukestrimi i pasurisë dhe plasja në burg është detyr< nr.1 sot në rast se duam të bëjëm shtet siç thot E.Rama , SHBA-ja dhe BE-ja !

    Reply to this comment
  8. Papa July 10, 09:35

    750 hipokrit 750 kobflikte interesi me ligjin nga njerzit e ligjit 750 burime te pista ku ushqehej populli dhe Drjejtesia ! Tani erdhi koha te patrohen keto burime nga ku fillon korrupsioni !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*