Nis Vettingu në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka sot para KPK

June 4, 2018 09:08

Nis Vettingu në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka sot para KPK

Nis ditën e sotme procesi i Vettingut në radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Është prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka, që do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme më botën e krimit dhe aftësitë profesionale.

Trupa gjykuese që po kalon në skanerin e trefishtë prokuroren Anila Leka përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Seanca dëgjimore ndaj prokurores Leka pritet të nisë në orën 14:00.

Anila Leka, sipas mediave rezulton se ka në pronësi vetëm dy apartamente, ndërsa si burim të ardhurash, ajo deklaron vetëm pagën vjetore si prokurore, si dhe të ardhurat nga bonot e thesarit.

Më herët, ligjit të Vettingut ju nënshtruan disa gjyqtarë, një pjesë e të cilëve u ‘dogjën’, pasi nuk justifikonin pasurinë.

o.j/dita

June 4, 2018 09:08
Komento

1 Koment

  1. ing K.S June 4, 13:09

    Redaksi me gjithe se nuk kam muhabet…
    Une di qe kjo zonje e nderuar dhe e pa martuar jeton me prinderit si i dalin dy apartamente e mos thuhet qe eshte pa shtepi fare kur tere prokuroret e tjere kane me dhjetra…..Me respekt! nje komshiu i saj ing.K.S ndertues i pallatit ku jeton e lartpermendura

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*