Nis viti i ri shkollor, shkollat hapin dyert për më shumë se 495 mijë nxënës

September 11, 2017 09:06

Nis viti i ri shkollor, shkollat hapin dyert për më shumë se 495 mijë nxënës

Nis sot në të gjithë vendin viti i ri shkollor parauniversitar 2017-2018.

Janë rreth 495  mijë nxënës që sot do të nisin mësimin nga të cilët rreth 33 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Sezoni për ciklin 9-vjeçar përfundon në 2 qershor ndërsa në 14 qershor përfundon ciklin mësimor për shkollat e mesme

Një ditë më parë Policia e Tiranës bëri me dije se në të gjithë kryeqytetin do të angazhohen rreth 1200 efektiv policie.

Kreu i policisë Haki Çako  bëri me dije se në çdo komisariat do të ketë në kohë reale komunikim me stafin pedagogjik të shkollave në zonë si dhe me prindërit e nxënësve të skeduar për sjellje që janë në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu pranë shkollave do të mbyllen të gjitha ambjentet në afërsi me shkollat të cilat tregtojnë pije alkolike, produkte të skaduara apo ambjenet të cilat sipas informacioneve herë pas here shesin edhe kanabis.

Ky urdhër  do të zbatohet në të gjithë vendin.

September 11, 2017 09:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*