Nis vonesa e pagave për mësuesit dhe QSUT, reagimi i Ministrisë

November 8, 2019 19:39

Nis vonesa e pagave për mësuesit dhe QSUT, reagimi i Ministrisë

Mëngjesin e sotëm ka pasur raportime në rrjetet sociale se ka pasur vonesa në shlyerjen e pagave për punonjësit e sektorit publik.

Fillimisht u raportua se kishte vonesa në dhënien e pagave për mesuesit, dhe pas kësaj të njëjtën shqetësim ndanë dhe punonjësit e QSUT-së.

Për situatën ka reaguar Ministria e Financave dhe e Ekomomisë:

“Lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në media për sa i përket vonesave te pagave të punonjësve buxhetorë sqarojmë se: Vonesat e pagesës së pagave të disa institucioneve nuk kanë ardhur si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të Thesarit, por për shkak të mos paraqitjes së urdhër – shpenzimeve nga ana e disa institucioneve.

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit është përgjegjëse për realizimin e pagesave në mënyrë të centralizuar, nëpërmjet sistemit informatik financiar të qeverisë. Për të zbatuar këtë detyrë DPTH aprovon shpenzimin në zbatim të kërkesave të kontrollit që burojnë nga aktet ligjore dhe nënligjore.

Në zbatim të urdhrit të Ministrit, DPTH autorizon pagesën e pagave, vetëm nëse shoqërohet së bashku me deklaratën e pagesës së sigurimeve shoqërore.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është angazhuar në terma konkretë, duke realizuar një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohësisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.

Ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, po në bazë të këtij Udhëzimi, siguron zbatimin me rigorozitet të këtij rregulli të ri që prej muajit Tetor 2019.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë siguron qytetarët shqiptarë se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, brenda hapësirave që lejon ligji, që cështje të kësaj natyre të mos cënojnë në asnjë formë ecurinë e buxhetit të shtetit dhe qëndrueshmërinë e indikatorëve bazë të ekonomisë.”- njofton ministria.

Prej disa kohësh është dhënë alarmi për situatë të rëndë por të fshehur në financat e shtetit.

Gjendja ka ardhur si pasojë veçanërisht e kontratave koncesionare dhe dështimit në mbledhjen e të ardhurave.

d.a. /dita

November 8, 2019 19:39
Komento

11 Komente

  1. renaldo November 8, 19:44

    Më pyet një shoqe, ku është Ministria e Financave!?

    I them mbrapa Kishës Orthodokse, përballë Ministrisë së Brendshme.

    A a a a . . .lëre më tha se e di, në krah të Taiwan-in!

    Po i thashë në krah të Taiwan-in, aty si e futur, me ca korridore të vegjël. . . .

    Lëre më tha, se e di, me ato Hyrjet, korridoret si Vrima Miu. . . . .

    Dhe thoni Ju që ky vend nuk është Argëtim pa masë.

    Qytetari periferik e quan natyrshëm Ministrinë e Financave “aty më ato korridoret vrima miu”

    Reply to this comment
    • Arben November 8, 21:53

      oore do ti qe me kete qe ke shkruar me lindi ideja

      ti licensojme larjete hesapeve si biznes, mos u

      mbledhim ndonje takse, se eshte edrama holle

      nga parate.

      Reply to this comment
  2. xha Spiro November 8, 20:03

    Zonja ministre! Meyra se si i argumentoni vonesat per shlyerjen e pagave, na japin sinjalet se po bien kembana te forta paaftesie ne drejtimin teresor financiar dhe ekonomik te vendut. Prandaj punoni qe te zgjohet administrata ne vartesi tuaj duke filluar nga lart poshte dhe horizontal.
    Xha Spiro

    Reply to this comment
  3. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi November 8, 20:13

    Pasi eshte perpjekur te fshihet, nis te behet publike pra kriza totale ekonomiko-financiare e sjelle nga kjo qeverisje totalisht e deshtuar. Kur vonohen dhe pagat e buxhetoreve eshte treguesi me i qarte se falimentimi nuk mundet me te fshihet me asgje.Financat jane ne kolaps te plote.

    Reply to this comment
  4. Xhuxhumaku November 9, 04:00

    Epo te na rroje Partia, pa ç’i qi t’emen te tjerave.

    Reply to this comment
  5. altin isufi November 9, 11:53

    Jeni bere per te ardhur keq.Kush mendoni se i ha keto justifikime idiote,pse luani me inteligjencen e njerzve,zonja ministre?JU NUK KENI PARA TE SHLYENI PAGAT E PUNONJESVE TE ADMINISTRATES.Ju jeni te besueshem me ato qe nxirni nga goja vetem per nje pjese te vogel te militanteve tuaj.TURP PER JU QE JENI E TURP PER ATA QE ISHIN

    Reply to this comment
  6. Fidel Kastro November 9, 13:43

    Leke ka qeveria plot, por institucionet nuk kane derguar “Urdher – Shpenzimet ‘ !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! SA SHAKA E HIDHUR. Ketyre i ka plasur cipa dhe tallen me kete popull.

    Reply to this comment
  7. Mondi November 9, 19:59

    Funderrinat e shqupit I bien fyllit ne te njejten vrime,ne ate te kriminelit te vicidolit.Keshtu ju pafshim ne dite te hallit duke lexuar zhgarravinat tuaja te gatuara me mllef dhe shpifje.Keshtu ikshit nga kjo bote:Te deshperuar dhe veteekzekutuar

    Reply to this comment
    • Xhuxhumaku November 10, 17:04

      O rrote sallami, po c’lidhje ka me Vicidolin e me Saliun fakti qe Edvin Palla ka nje qeveri qe nuk eshte ne gjendje te paguaje as rrogat e nepunsave te vet. Te deshperuar jane ata qe nnuk marrin rrogat ne kohe or Mondi kokeloqja.

      Reply to this comment
  8. Ona November 11, 18:27

    Sot eshte data 11 dhe ne QSUT ende nuk kane kaluar pagat e punonjesve. TITULLARI, drejtoria e financave apo burimeve njerezore nuk marrin mundimin as edhe te lajmerojne punonjesit apo te bejne qofte edhe perpjekjen me te vogel per te justifikuar kete pagese. Heshtje ka edhe nga punonjesit vete, keta te fundit te trembur se nga protesta me e vogel mund tu rrezikohet vendi i punes. Nderkohe vete Ministria e Finances lan gojen duke thene se leke ka, por sec ka ndodhur e se kush e ka fajin.
    Fajtoret shkarkohen …..nese ka te tille dhe problemet zgjidhen njehere e pergjithmone nese ne drejtim nuk jane gjithmone militantet me te paafte.

    Reply to this comment
  9. Nik November 11, 20:42

    Po keta se dine qe kemi kredi per te paguar uje drita borxhe buk per te ngrene.. keta po tallen me ne. Le te shporren keta te deshtuar. Te ikin vete me mire..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*