Nis zbatimi i rivlerësimit të pasurive, procesi deri në shtator

February 6, 2020 11:30

Nis zbatimi i rivlerësimit të pasurive, procesi deri në shtator

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, njoftoi sot se ka nisur zbatimi i rivlerësimit të pasurive të qytetarëve. Në një deklaratë për media, Lame iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të paraqiten pranë sporteleve të ADISA-s për të aplikuar për procesin e rivlerësimit të pasurive të tyre.

Ndër të tjera, ai sqaroi edhe mënyrën si do të bëhet aplikimi, ku në muajt shkurt dhe mars, do të kryhet rivlerësimi për qytetarët që ju shërben në kuadër të ndjekjes së procedurave të tjera emergjente, ndërsa në muajt e tjerë, deri në shtator kur mbyllet procesi, bëhet shërbimi për pjesën tjetër të qytetarëve të interesuar.

Deklarata e plotë:

Pas miratimit të Ligjit për rivlerësimin e pasurive, Kadastra Shqiptare në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, hartoi dhe miratoi aktet nënligjore që e bëjnë të mundur zbatimin e tij.
Tani, pas miratimit të tyre, Kadastra shqiptare fton qytetarët e interesuar se, duke filluar nga dita e nesërme, mund të paraqiten pranë sporteleve të ADISA-s (atje ku ka të tilla) ose pranë sporteleve tona, për të aplikuar për procesin e rivlerësimit të pasurive të tyre.

Siç jeni në dijeni, nga ditët e para të janarit, ka filluar edhe aplikimi i reformës më të fundit të qeverisë Shqiptare, reforma e shërbimeve “ON LINE” përmes platformës “e-Albania”.
Kjo bën të mundur që, aplikimi për rivlerësimin, të kryhet edhe “on line” direkt nga çdo i interesuar. Gjej rastin që të ftoj qytetarët që masivisht ti drejtohen kësaj mënyre shërbimi, duke aplikuar vetë direkt nga kompiuterat apo telefonet celularë personalë.
Eshtë e natyrshme ngarkesa e ditëve të para të aplikimit të kësaj reforme, që kërkon përshtatjen edhe të sistemeve të punës së vetë institucioneve, por në mënyrë të veçantë kërkon ambientimin e qytetarëve me këtë mënyrë aplikimi.

E gjithë procedura e përpunimit të të dhënave nga ana e punonjësve tanë, zgjat 5 ditë pune.

Procesi i rivlerësimit kësaj rradhe do të ketë këto dy risi:
1. Do të realizohet nëpërmjet aplikimeve online, duke shkurtuar burokracitë për qytetaret.
2. Do të aplikohet edhe për pasuritë e legalizuara që janë në proces rregjistrimi në Kadastër.
Krjo risi e dytë, është rezultat direkt i reformës institucionale të shkrirjes në një të vetme të institucioneve të pronësisë, ish-Aluiznit dhe ish-ZRPP-së.

Me qëllim që të shmangim ngarkesën e madhe të këtyre ditëve, nga ana jonë është ndërtuar një kalendar për shpërndarjen e këtij procesi përgjatë muajve në vijim.
Kështu, përgjatë muajve shkurt dhe mars do të kryhen procesi i rivlerësimit për ata qytetarë që ju shërben në kuadër të ndjekjes së procedurave të tjera emergjente, si vendosja e pronës në bankë si kolateral apo me qëllim shitjen e pronës së tyre.
Në vijim deri në muajin shtator, kur mbyllet ky proces, do të vijojmë shërbimin për pjesën tjetër të qytetarëve të interesuaar.

Nëpërmjet procesit të rivlerësimit, synohet që qytetaret të përfitojnë nga rivlerësimi i pasurive dhe përafrimi i tyre me vlerën e tregut. I shprehur në shifra, ky përfitim për qytetarët realizohet duke e çuar vlerën e tatim fitimit në rast transaksioni, nga 15% në 3%, që e parashikon ligji i rivlerësimit.

Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që të përfitojnë nga procesi i rivlerësimit, duke i bërë pronat e tyre pjesë të tij.

o.j/dita

February 6, 2020 11:30
Komento

1 Koment

  1. Adih February 6, 16:32

    Po per ne qe kemi prona ,me dekumenta te rregullta te para clirimit , e qe ju spo na i jepni ,dhe ti mut i kuq o Lame ,permend edhe legalizimet ,dhe te pa legalizuarit deri me sot , e qe kujdohesh per te ndihmuar vjedhesit ,qe kane shkelur ligjin ,dhe me brutalitet po na shkelni me kembe, do te te paraqitemi ne keto mut zyrash tuajat o Lame ,lamashi ?
    Jemi ne pritje na i sqaro ,o klloun i katovises .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim