Varrezat, Greqia nuk humbet kohë, nisin gërmimet në Dragot

January 22, 2018 12:15

Varrezat, Greqia nuk humbet kohë, nisin gërmimet në Dragot

Në Dragot të Tepelenës kanë nisur gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të marrëveshjes së ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias.

Sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq, ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara.

Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim. Në vendngjarje sot ka qenë e pranishme edhe ambasadorja greke në Tiranë.

Ndërkohë nga ana tjetër disa aktivistë, pjesë e komunitetit çam, kanë protestuar dhe kërkojnë të njëjtën gjë për të vrarët çamë në Greqi. Disa prej të cilëve të ardhur nga Maqedonia kanë tentuar të prishin rrethimin e ngritur për të siguruar zonën, por ka ndërhyrë policia.

Gërmimet në Fushën e Dragotit do te realizohen me ekspertë nga dy vendet. Mediat greke vlerësojnë të jenë varrosur rreth 6800 ushtarë.

January 22, 2018 12:15
Komento

8 Komente

  1. M.Hajati January 22, 13:01

    Gabim fatal i Bushatlis nga Shkodra ne krye te puneve te jashtme.
    Shqiperia duhet ti lejojne te drejten te gjithe pushtuesve barbar qe rane ne trollin tone.Nese arrihet ky veprim ne base te te drejtes qe perfitokan greket.Shqiptaret nuk do kene ku te vendosin kembet per te ecur e jo ma te kene komoditet banese apo kopshti per presh e hudra e kotec per pula apo per te jetuar.
    Ndaj Bushatliu i Shkodres ti therasin mendjes se pretendimi grek asht per te futur gjurme dokumentit grek te rene ne lufte me fashistet italian ne mbrojtje te teritorit Vorio Epirit.
    Simbas ministrit Bushatliut te Shkodres kam te drejten ta quaj qeverisjen e piktorit Rame qeverisje mjerane teper te ndyre pa aspak e kjarte ne sensin nacionalist.Se per patriotizem i kane ba mutin sic thote Agim Doçi.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 22, 13:37

      “Gabim fatal i Bushatlis nga Shkodra ne krye te puneve te jashtme.”
      o M.Hajati përse shan mashën dhe nuk hap gojën për dorën që e përdor??
      përse nuk thua fajin e ka pena me të cilën është firmosur marrveshja??
      ndoshta do të ishe më i larë dhe nuk do të bëje armik askënd!
      duke e ditur që në shqipëri ai që vendos është kryetari i partisë,në rasitn tonë K/ministri edvin kristaq rama,lëre mënjanë mashën,skllavin bushat,dhe drejtohu atij që i ka dhënë urdhërin bushatit që të firmosë!!
      me këtë që them nuk e shfajsoj bushat qënin!!ai ka faj që ka pranuar të tradhëtojë shqipërinë!ai ka bërë një zgjedhje ndërmjet tradhëtisë dhe mbrojtjes së interesave të shtetit shqiptar!!
      ka vendosur për tradhëti!!
      hajat mos mbështet tradhëtinë!!
      bjeri kokës dhe jo këmbëve!!
      ps:gërku nuk ka pritur asnjë sekondë për të përfituar praktikisht!!
      për anën tonë marrveshja është akoma në gjëndjen “JEP”!!
      TË SHOHIM NËSE DO TË NDODHË NDONJË HERË QË TË JET NË GJËNDJEN “MARR”!!

      Reply to this comment
  2. Arben January 22, 13:10

    Keta kriminele kane kryer krime ndaj popullsise civile.

    Reply to this comment
  3. demo January 22, 14:14

    Eshte nje turp,nje katastrofe kombetare cvarrosja e te vdekurve shqiptare dhe t`i varrosesh si ushtare greke ne token shqiptare.Shume nga ata te varrosur mund te kene qene viktima te masakrave te Andarteve greke ne vitet e dy lufterave boterore.,viktima te masakrave greke te Panaritit,te Kelcyres,te Barmashit,te Boroves.
    Kjo gjetja e ushtareve greke dhe plotesimi i numrit te varrezave QE KANE DIKTUAR GREKET ESHTE ME SHUME SE NJE POSHTERIM KOMBETAR,ESHTE MAKABRITET ,ESHTE LEMERI kANE URDHERUAR GREKET TE GJINI ME DOMOSDO 6800 USHTARE VETEM NE DRAGOT TE tEPELENES..STATISTIKAT E USHTAREVE TE VRARE GREKE NE KETE LUFTE KANE SHENUAR RRETH 13 MIJE TE VRARE GJITHSEJ,.Cfare ndodheshin ne fushe varrimet e ushtrise greke ne Shqiperi,u derguan ne Greqi ne vitet 80,kur shteti shqiptar beri nje marreveshje per kete ceshtje me ish ministrin e jashtem grek Karolios Papulias.Eshtrat i moren njehere.Cfare kerkojne perseri? Kerkojne te Shenojne Kufirin e vorio-epirit me eshtra shqiptaresh dhe shkronja grekke ne Vjose te Laberise.Detyrojne qeverine e Rames te plotesoje numrin e ushtareve me eshtra shqiptaresh.Kjo qe po ndodh me keto marreveshje Nekrofilike ka te krahasuar me masakrat e luftes se dyte boterore,me varrosjet dhe c`varrosjet e cifuteve dhe oficereve Polake.Bota Demokratike do te lemeriset nga keto tmerre te padegjuara qe po ndodhin ne Shqiperi.NJE QEVERI E ZGJEDHUR DEMOKRATIKISHT NGA POPULLI DETYROHET NGA QEVERIA E VENDIT FQINJE TE CVARROSE QYTETARET E SAJ PER T`I SHITUR PER USHTARE GREKE!!!!!!!!!Pyetja e pare qe do te bejne qytetaret Evropiane,eshte:-A ndodhet Shqiperia nen regjim pushtimi ushtarak nga Greqia?Cfare eshte Koqja,Guvernatori i Shqiperise?Presidenti i Greqise,mos eshte kryexhandari i Shqiperise?

    Reply to this comment
  4. .Shaba January 22, 16:51

    Turp per kete tradheti kombetare.

    As Ramiz Alia e as Enver Hoxha nuk e bene e nuk do ta benin kurre kete tradheti kombetare.
    Turp per ne si popull, duke me perfshire edhe mua!
    Turp qe katandisem veten me keq se nje koloni e Greqise

    Reply to this comment
  5. Bracket January 22, 16:55

    Zgjidhniu prape Edi Ramen ose SaliBishn te hapin edhe nje vareze greke ne Tirane!

    Reply to this comment
  6. Salaria January 22, 16:57

    Mjere Shqiperia per keto qeveri leckamane injorantesh qe shesin jo Ardheun por edhe gruan femijet e prinderit per kariket e tyre te ndyra.

    Reply to this comment
  7. I.Troplini January 22, 17:33

    Karagjozlleku nuk paska te sosur,

    me keta politikane shqiptare, qe te ngjallin vetem neveri, me mungesen e dinjitetit personal, me te cilin baltosin nje komb te tere. Nuk lame kocka qenushesh te ngordhur, qe nuk i shitem per skelete ushtaresh greke. Permbi to, ngrene greket lapidare dhe “rrahin gjoksin” per kurajon dhe trimerite e te tyreve, ne te kaluaren. Cfare debilesh paranojake, cfare mashtruesish ordinere.
    Nese duam te gjejme viktima te historise, ejani te kerkojme se ku dergjen trupat e shqiptareve came. Ishin gra, femije, pleq, qe u prene si ne thertore, vetem e vetem se ishin SHQIPTARE.
    Mirepo Z.Bushati, nuk ka mundur te organizoje dot nje buldozer, ndaj ne shqiptaret nuk germojme dot ne Paramithi apo gjetke ne Greqi, per te paret tane, gjaku i te cileve, ka lare dheun e asaj toke atje.
    Kisha orthodokse greke, ishte ajo qe organizonte dhe “bekonte” hordhite e “trimave greke”, ne misionin barbar. Eshte kisha e Janulles, qe presidenti yne, i dha neneshtetesine shqiptare.
    Merrja valles ne Krete o Z.Bushati,,,,,cu qi temen shqiptareve. Ju, kini axhende personale. Per mision shteteror dhe detyrim kushtetues per te mbrojtur kete vend nga e keqja, nuk kini degjuar kurre gje.
    Vazhdoni germoni o greke. Ne kete vend, ka vetem te vdekur. Edhe ata pak qe jane gjalle, nuk kane kohe te merren me historine. Nje komb qe pranon te neperkembet edhe ne shtepine e vet, e ka vulosur vete fatin e tij.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*