Nis puna për spitalin karantinë! Rama-Manastirliut: Po e fillove për 20 ditë do të bëjmë monument

March 25, 2020 19:01

Nis puna për spitalin karantinë! Rama-Manastirliut: Po e fillove për 20 ditë do të bëjmë monument

Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për skenarin e katërt nëse do të rritet fluksi i personave të prekur me koronavirus. Përpos Infektivit që tani ka 120 shtretër, gati është ‘Sanatoriumi’, por edhe ish-kirurgjia dhe spitalet private.

Por për të qenë gati nëse do të ketë fluks të papërballueshëm, qeveria ka nisur punën për të ndërtimin e një spitali karantinë. Ministrja e Shëndetësisë tha se ky spital do të trajtojë personat me nevojat bazike, të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim, jo ata për terapi intensive.

Diskutimi i kryeministrit me ministren e Shëndetësisë

Edi Rama: Opsioni për të hapur spitalin e ri?

Ogerta Manastirliu: Kemi bërë një vlerësim në një objekt që po e shqyrtojmë për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë që do të kenë nevoja të trajtimit, jo terapi intensive, por ata që duhet të kenë një hospitalizim dhe do të kenë nevojë për terapi bazë. Kemi bërë një investigim në vendin ku mendojmë dhe vlerësojmë se do të jetë ky objekt dhe do i nënshtrohet një rehabilitimi dhe plotësimi të nevojave baze me aparaturave bazike për të përballuar cdo fluks të nevojshëm. Ky është një skenar i katërt në rendin e atyre që projektojmë. Spitali i parë COVID është Infektivi me 120 shtretër, i dyti është “Sanatoriumi”, më pas ish-kirurgjia në QSUT, më pas spitalet jo publike, por sigurisht edhe një strukturë spital karantinë, i nevojave bazike për të gjithë të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim.

Edi Rama: Kur e kemi një qartësi që kemi okej me këtë plan?

Ogerta Manastirliu: Jemi duke vlerësuar instrumentin ligjor dhe po bëjmë një studim ekonomik dhe plotësimit të nevojave që kjo strukturë do të ketë.

Edi Rama: Kur, kur, kur?

Ogerta Manastirliu: Brenda 20 ditëve të kemi filluar punimet për të rehabilituar

Edi Rama: Po e fillove për 20 ditë do të bëjmë një monumentet te hyrja e spitalit.

 

l.h/ dita

March 25, 2020 19:01
Komento

8 Komente

  1. asd March 25, 19:17

    Monument, bej edhe nje per vete e nje per Vilma Nushin. Poshte shkruaj; Po te mos kishim vjedhur kaq shume nuk do te kishim ngritur kete Spital te Ri per popullin.

    Reply to this comment
    • Kroger March 26, 09:28

      Per cfare mundoheni kaq shume o te PA AFTE ne kulkm?
      Eshte fare e thjeshte:
      -Ne Peqin keni Spitalin e Peqinit,nje ndertese gjigande ,me e madhe se sanatoriumi!
      Ate bejeni spital per coronovirusin dhe lerini monumentet per mjeket heronj qe jane ne mes te jetes dhe vdekjes e jo kjo ministrja e shendetesise qe e ke seksere se per tjeter poune nuk ben!
      Doni tjeter?
      Keni spitalin gjigand te Lushnjes!
      Mortja qe nuk te ha,more kryeminister!

      Reply to this comment
    • O kellira! March 26, 09:32

      O mortje!
      O mortje!
      O mortje!
      O mortjeeeeeee!
      Per cfare duhen 20 dite kur keni spitalet e rretheve bosh?
      Pse ju duhen 20 dite,o sharlatane kur Kina per 8 dite ndertoi nje spital gjigand per 1 mije shtreter me pajisjet me moderne?
      Doemos se atje shteti u gjet i pergatitur per raste te tilla,ndersa ju i keni cuar shtetit breket ne fund te kembeve me PPP korruptive!

      Reply to this comment
  2. Mollosi March 25, 19:50

    A eshte normal ky kryeminister?

    Reply to this comment
  3. fteri March 25, 20:00

    Bravo Manastriliu .,koha e stuhisë koronavirusit sjell punë të mëdha e kushte të tjera masive spitalore për popullatën .Ju e patë se si për 10 ditë u ndërtua spitali madhështor në kinë. Qindra buldazjer u aktivizuan .për këtë punë.

    Reply to this comment
  4. On March 25, 23:47

    Po ky eshte tallur gjithe kohen e tani ben heroin….po drejtori I qsut la qene 2o vjet manaxher I top chanell asnje lidhje me shendetesise….ministren e ka kimiste……kto jane kosto te pamatcme…

    Reply to this comment
  5. demo March 26, 02:37

    Atje ku vodhe me shume,atje te ra virusi kinez.
    Populli ishte mire ne pune te vet,Ti vajte e trazove,Jo po shko o popull bej analiza me detyrim se paguan shteti!!!!
    Tani qe ra virusi kinez dhe populli ka vertet nevoje te beje analiza,mungojne tamponat,mungojne aspiratoret,mungojne shtreterit,mungojne laboratoret,
    KURSE VILMA NUSHI QE MORI 120 MILJON EURO KOT,TANI U TERHOQ NGA DETYRIMET.
    U TERHOQ,
    U TERHOQ.
    Kryeminister,per cfare i dhe 120 miljon euro per Chak-Upin?
    Perse nuk e hedh ne gjyq Vilma Nushin dhe Karaparatarapanon grek homogjen,vorioepirot qe ka privatizuar Laboratoret me parate e taxapaguesve shqiptare?

    Reply to this comment
  6. Oso shkodrani March 26, 08:32

    Nje kryeminister qe nuk “organizon” rrobat e tij te veshura, mos prit te organizoje punet e shumta e te nderlikuara te shtetit!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank