Nisen për stërvitje ushtarake në Bizë, por pinë raki e panë futboll

March 19, 2016 21:33

Nisen për stërvitje ushtarake në Bizë, por pinë raki e panë futboll

Janë nisur në malet e Bizës, për të bërë stërvitje të madhe ushtarake të koduar “Biza-2015”, por në fakt janë larguar në një lokal fshati në zonën e Bizës, ku kanë qëndruar duke pirë alkool e parë ndeshje futbolli.

Kjo është historia e disa ushtarakëve të komandës tokësore, ku njëri prej tyre B.Muka dy javë më parë është dënuar nga gjykata Ushtarake, duke u nxjerë në lirim nga radhët e ushtrisë.

Kjo pasi ushtaraku me gradën “Toger” dhe që shërben në repartin e Zall-Herit, ka kundërshtuar me fjalë fyese dhe me veprime fizike, oficerët e policisë Ushtarake që kishin dalë për të bërë kontrollin e zonës, lidhur me ushtarakët që ishin larguar nga fushimi i vendkomandës së Forcave të Armatosura.Stërvitja 10 ditore është zhvilluar në shtator të 2015, me trupa ”Biza-15”, me pjesmarrjen e Forcave Tokësore, Ajrore, Komanda Mbështetëse, Policisë Ushtarake, etj.

Në njërin prej lokalet janë konstatuar disa ushtarakë të ulur duke parë një ndeshje futbolli, duke mos respektuar në këtë mënyrë orarin e veprimeve të miratuar nga ana komandantit të fushimit, raporton Shqiptarja.com

Menjëherë sapo ka përfunduar ndeshja e futbollit patrulla e policisë ushtarake, u ka kërkuar atyre që të lëviznin në drejtim të vendit të fushimit, pasi sipas orarit të veprimeve duhet të ishin në fushim.

Ushtarakët që ndodheshin në lokal janë larguar për në fushim, me përjashtim të togerit B.Muka, i cili po konsumonte pije alkoolike dhe nuk ka lëvizur nga vendi por duke qëndruar i ulur në tavolinë i është drejtuar patrullës ”…Kush jeni ju…”.

Më tej B.Muka ka fyer dhe kundërshtuar me forcë oficerët e policisë Ushtarake, veprime këto për të cilat gjykata e Tiranës vendosi ta lirojë nga ushtria.

March 19, 2016 21:33
Komento

2 Komente

  1. demo March 20, 04:58

    Ushtri nuk ka,ushtare nuk ka,arme nuk ka,armet u shkatrruan,..I vetmi qe e ka kuptuar hipokrizine,eshte ky Muka ,mire ka bere.

    Reply to this comment
  2. Arben March 20, 09:28

    USHTRIA DO TE NA HYJE NE PUNE, KESHTU SIC PO VENE GJERAT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*