Nishani bën një gjest të pazakontë

April 21, 2016 23:54

Nishani bën një gjest të pazakontë

Në katër vjet si President i Republikës,  sot Bujar Nishani ka bërë diçka të pazakontë për të.

21 Prilli i vitit 2016 do të mbahet mend si dalja e tij për herë të parë kundër Berishës për një çështje të caktuar.

Kreu i Shtetit ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” për thirrjet që ish­-kryeministri Sali Berisha bëri në Parlament, që të armatoset populli.

Ai ka thënë se një nismë e tillë është e papërshtatshme.

Grupet Parlamentare kanë të drejtat e tyre për të propozuar nisma ligjore për armatosjen e popullsisë apo ligj për armët, por mua më duket krejt e papërshtatshme personalisht”, tha Nishani.

Gjithsesi edhe në këtë rast Presidenti është në vazhdën e zërave nga PD që po bëjnë një tërheqje nga deklarata fillestare e Berishës. Para Nishanit ishte Topalli e cila tha se Berisha nuk ka dashur të thotë atë që tha.

April 21, 2016 23:54
Komento

1 Koment

  1. demo April 22, 09:18

    Nuk e ke vleresuar sa duhet Topallen,Berishe!Ja psh.dje Liria mblodhi mbesat dhe u tha:Gjyshi ka rrjedhur,mos ja vini re!Topallja t`u be mbeshtetje edhe ne skicofreni akute.Bushtra Xhozi ja kalon edhe bushtres Laika,qe u sakrifikua per njerezimin duke u rrotulluar rreth orbites se Tokes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*