Bujaria prej mistreci e Nishanit

November 27, 2014 13:33

Bujaria prej mistreci e Nishanit

 

Duhej patjetër të bënte diçka edhe presidenti. Në frymën e festave të nëntorit, ku Bujar Nishani deri tani ka qenë një mungues i madh, dhe kuptueshëm i tillë, ai zgjodhi të dekorojë me titullin e lartë Nder i Kombit, dy figura kontroverse të historisë sonë të shekullit të kaluar. Së pari le të themi dy fjalë për vetë 70 vjetorin e Çlirimit. Padyshim që qeveria ka halle, opozita ca më shumë, por ky përvjetor që është vërtet i largët (shtatë dekada), duket se ka vënë ca në siklet mazhorancën se mos dalin të vërteta përçartjet e Berishës që po “rehabilitohet diktatori”. Në fakt, ajo që po ndodh është një proces që edhe historikisht vlerësohet si i natyrshëm. Edhe Napoleonin, që e ngriti lavdinë e Francës në majë në botës dhe e zhyti po kaq tragjikisht në zgrip të turpit dhe ekzistencës pasi miliona francezë lanë kockat luftrave, nisën ta rivlerësojnë pas dhjetë e njëzet vitesh që kishte ndërruar jetë në Shën Helenë. Kuptohet që nuk ja harroi kush të zezat, sepse në fund të fundit, ato mbetën si hesap përfundimtar i raporteve të tij me Francën. Enver Hoxha si kushdo tjetër figurë historike e bardhë apo e zezë, do kalojë po njësoj përmes këtij procesi që e mundëson vetëm koha dhe ftohja e pasioneve. Thënë troç, vrau e preu, shtypi e internoi, por edhe ndërtoi, shëroi, arsimoi, modernizoi brenda atyre kushteve. Dhe padyshim ishte diktator, i pamëshirshëm madje.

Tani, nga droja e kompleksit enver-ngjallës, ky jubile sikur ka hapur një bela për të majtën. Le të mendojmë një situatë hipotetike, se ç’hall do të kishte qeveria e djathtë dy vjet më parë, nëse një Ismail Qemal jo aq plak, pas pavarësisë do kishte marrë pjesë edhe në luftën antifashiste si partizan e udhëheqës. Do kishte organizuar tërë atë festim verbues e turpërues njëherësh, Berisha? Zor.

 Nishani në ceremoninë e dekorimit të kolaboracionistëve, më 24 nëntor 2014

Nishani në ceremoninë e dekorimit të kolaboracionistëve, më 24 nëntor 2014

Nga ana tjetër, Bujar Nishani nuk ka hiç zor që, nën ombrellën e nderimeve për “vatranët”, të quajë Nder të Kombit edhe Bahri Omarin dhe Kol Tromarën. Një gjest karshillëks dhe i vogël, nga ato që vetëm një politikan “piskuriq” siç thonë shkodranët, mund ta bëjë. Dhe Nishani nuk e ka për herë të parë këtë sport, por duket se ai e ka të qartë se ç’profil ka krijuar tek audienca mbarëshqiptare, se mendim do kenë bashkëkohësit dhe pasardhësit për të, dhe aq i bën. Mjaft të zbatojë ca urdhra dhe të rregullojë punët e veta.

Omari dhe Tromara, ç’është e vërteta, kanë një veprimtari të njohur atdhetare në fillim të shekullit të kaluar, deri në vitin 1924 kur u larguan nga vendi si fanolistë. Por kur u kthyen më 1939-ën me italianët si antizogistë, kishin rrjedhur aq shumë ujëra saqë si shumë “baballarë” të tjerë, nuk arritën të kuptojnë ndryshimin, kahun e duhur të raporteve ndërkombëtare të forcave dhe atë brenda vendit. Shkurt, morën vendime të gabuara, si bashkëpunëtorë dhe qeveritarë të kabineteve kukulla të pushtuesve. I pari, njëherësh kunat i Enver Hoxhës, u bë ministër i Jashtëm nën gjermanët, dhe i dyti ministër Kulture (?!). Pa lënë mënjanë faktin që siç tregojnë dokumentet, në fund të luftës kur kishte marrë ferra uratën, ishin gati të bënin pakte poshtëruese me grekët në kurriz të tërësisë territoriale të vendit, vetëm të zgjasnin ditët e pushtetit.

Tani vjen presidenti, shtetari i lartë që nuk tha gjysmë fjale lidhur me vizitën e kryeministrit të vendit të tij në Beograd, por zgjodhi ca ditë më pas të dekorojë (me shumë respekt për këta të dytët) sazexhinjtë e Delvinës; dhe beson se nuk ka asgjë të keqe që në prag të këtij përvjetori të shënuar që gjithnjë e më pak luftëtarë të gjallë po e përjetojnë, të dekorojë dy ministra të nazistëve. Një gjest, që edhe pse mund të jetë nisur thjesht si karshillëk dritëshkurtër e kalimtar për Ramën, Metën e ku di unë kë tjetër, në fakt fyen luftëtarët që ngritën armët kundër italianëve dhe gjermanëve. U thotë atyre, “Bahriu dhe Kola janë nderi i kombit, jo ju çapaçulë që ju gënjeu Enveri”. Mbase për datën 29 nëntor ka ruajtur rezervë dekorimin e Mustafa Krujës, se edhe ai ka qenë veprimtar e letrar i shquar para se të bëhet binjaku shqiptar i Vidkun Kuislingut.

Ka pasur gjatë këtyre viteve shumë gjeste të kësaj natyre, me iniciator presidentin Berisha, që lëshoi me thasë dekorata për martirë e pishtarë të demokracisë. Vetë koha është e tillë që procesi i rishikimit të historisë dhe ridimensionimit të asaj që ne dinim për të vërtetë, të ndodhë vetvetiu. Mund të argumentojë dikush se ku ta dish, fitorja fjala vjen, e diversantëve me ndihmën e CIA-s, kundër regjimit komunist, sot do ta kishte çuar në nivele të tjera zhvillimi Shqipërinë; ashtu siç hipotetizojmë se nëse Enveri do kishte anuar nga Perëndimi pas vitit 1960… Por megjithatë, një e vërtetë mbetet e palëvizshme dhe kjo është e vërteta e luftës antifashiste: Bëmë gjënë e duhur, zgjodhëm anën e duhur. Tek e fundit, është kjo festa që bëjnë gjithë Perëndimi e Lindja bashkë, çdo përvjetor.

Por ja që këtu tek ne, del sërish ndonjë president që nuk kujtohet qoftë për një ditë se është kreu i shtetit, dhe kryen gjeste prej “agent provocateur” si mistrecat adoleshentë që luajnë “bëëzzz” prapa shkollës. Pickojnë dhe ikin me vrap. Gjithsesi, ky dekorim më shumë sesa ka fyer shumëkënd, konfirmon edhe njëherë mjerimin e një njeriu të zgjedhur president brenda gjysmë ore, mjerim brenda të cilit ndihet kaq rehat.

***

Dekorimi i kolaboracionistëve

Nga Xhevdet Shehu

Një ceremoni e organizuar nga Presidentit Nishani para dy ditësh ka lënë një shije të hidhur në opinionin shqiptar dhe është konsideruar si një provokacion. Katër ditë para 29 nëntorit, që zyrtarisht dhe me ligj të parlamentit njihet si Dita e çlirimit të Shqipërisë, Presidenti shpërndan dekorata jo për ata që luftuan dhe derdhën gjakun për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë, po për bashkëpunëtorët e fashistëve. I tillë është dekorimi i Bahri Omarit, Kol Tromarës etj. Është një paradoks shqiptar që me të drejtë fyen ata që bënë luftën dhe që duan ta kremtojnë si i ka hije këtë 70-vjetor të çlirimit. Nishani dëshmoi më këtë akt të tij se vazhdon të ecë besnikërisht në vazhdën e taktikës dhe akteve të Berishës kur ishte President dhe më pas Kryeministër i vendit. Berisha dekoroi një kriminelë lufte si Hamit Matjani, ndërsa në 100-vjetorin e Pavarësisë kërkoi rehabilitimin e figurave të tilla si Ahmet Zogu dhe Esat Toptani, dy figura të errëta të historisë së Shqipërisë, mbi të cilët rëndojnë akte të tradhtisë kombëtare, sikurse kanë qenë dy marrëveshjet e firmosura prej tyre me kryeministrin e Serbisë Nikolla Pashiq. Kurse Nishani dekoron kolaboracionistë dhe kuislingë të mëvonshëm…

Nishani dekoron veprimtarë të VATRËS (Lajmi sipas VOA-s)

Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani nderoi pardje gjatë një ceremonie të veçantë veprimtarë të shquar të Federatës Pan-shqiptare në Amerikë “VATRA”, duke vlerësuar kontributin e tyre në mbështetje të çështjes kombëtare. Ai vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” zotin Agim Rexhaj, ndërsa (pas vdekjes) u dekoruan anëtarët e VATRËS dhe gazetarë të “Diellit”, shumica e të cilëve u martirizua nga diktatura çnjerëzore komuniste si Aqif Përmeti, Bahri Omari, Kolë Tromara, Kristo Kirka, Kostaq Kota, Akile Tasi, Kristo Floqi dhe Andon Frashëri.

Presidenti Nishani çmoi gjithashtu (pas vdekjes) “veprimtarët e spikatur për lirinë dhe çështjen shqiptare” Faslli Frashërin, Ali Kuçin, Kolë Rrodhen dhe Halit Qytezën. Në homazh të heroizmit dhe sakrificës për idealet atdhetare ata u nderuan me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Në fjalën e tij presidenti Nishani tha se “kjo veprimtari u kushtohet tërësisht atyre burrave të shquar të këtij kombi, të cilët ditën jo vetëm të ngrinin zërin për Shqipërinë, për kombin, për pavarësinë, për dinjitetin, por edhe të hidhnin themelet e një projekti: e një projekti të një Shqipërie të pavarur, të lirë, e cila duhet të shkonte drejt prosperitetit”.

Ai vlerësoi më tej rolin e “Federatës Pan-shqiptare VATRA” e cila siç u shpreh, “është pjesë e ndritur e historisë së Shqipërisë. VATRA u kthye vërtet në një vatër reale të idealeve kombëtare, u kthye në një vatër të mikpritjes, të ushqimit, të idealit dhe parimeve kombëtare për çdo shqiptar në Amerikë, por njëkohësisht edhe në një rreze shprese për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodheshin, në Shqipëri, dhe në të gjitha trojet e tjera të copëtuara shqiptare”, nënvizoi presidenti Nishani.

 

Berisha kërkoi rehabilitimin e Ahmet Zogut dhe Esat Toptanit

Ky lajm është emetuar në 12 dhjetor 2011. Ish-Kryeministri Berisha mblodhi atë ditë komitetin për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë, ku është shprehur se ka ardhur koha që të rishikohet historia, me qëllim rehabilitimin e disa figurave si Ahmet Zogu e Esat Toptani.

Berisha duke përuruar përmendoren e Ahmet Zogut në Tiranë në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Berisha duke përuruar përmendoren e Ahmet Zogut në Tiranë në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Duke nënvizuar se festimet e këtij shekulli pavarësie duhet të jenë në lartësinë e duhur, kryeministri Berisha tha është e domosdoshme të ridimensionohen figurat kryesore të këtyre 100-vjetëve Pavarësi të Shqipërisë, si mbreti Ahmet Zogu, Esat Toptani, Hasan Prishtina, e mjaft të tjerë, kontributi i vyer i të cilëve është nëpërkëmbur nga historiografët komunistë.

“Unë besoj se disa prej tyre, Ahmet Zogu, Esat Toptani, Hasan Prishtina duhet të kenë praninë e tyre në kryeqytetin e vendit, pasi vërtet pavarësia u bë në Vlorë, por kontributi i tyre ishte i madh kudo”, tha kryeministri.

“Ndaj ne nuk kemi absolutisht nuk duhet të kemi asnjë kompleks, se fatkeqësia e vështrimit të të vërtetave historike, ishte se ato u përpoqën të vihen në funksion të një çmendurie ideologjike dhe mandej të manipuloheshin sikundër ato nuk ishin. Mendoj se institucionet tona studimore, kërkimore e shkencore, kanë një detyrë të madhe. Andaj ne duhet të paraqesim të gjithë përpjekjet e tyre”, tha Berisha.

 

Profil

Disa nga ata që janë dekoruar nga Nishani dhe Berisha

BahriOmari1944Bahri Omari (1888 – 1945) ishte deputet, botues, publicist shqiptar, ministër dhe veprimtar i Ballit Kombëtar. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Gjermania naziste ai u bë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës 5 nëntor 1943-16 qershor 1944. Për këtë pozicion që ai mbajti u burgos. Në vitin 1945 ai u arrestua dhe u dënua me vdekje nga Gjyqi Special.

 

 

kol-tromaraKol Tromara (1882-1945) ishte veprimtar i Ballit Kombëtar dhe ministër në qeverinë Mitrovica. Rreshtohet ndër krerët e Ballit Kombëtar, pjesë e Komitetit Qendror të Ballit.Gjatë viteve 1942-1943 ishte prefekt i Korçës. 1943, jep dorëheqjen nga Balli Kombëtar dhe merr pjesë si Ministër i Kulturës Popullore në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. 1945 ─ Arrestohet, dënohet me pushkatim më 13 prill të 1945 prej Gjyqit Special dhe ekzekutohet në vitin 1945.

 

 

 

2Aqif Përmeti në vitin 1943, emërohet Komandant i Mbrojtjes Kombëtare, me gradën gjeneral-divizioni. Në nëntorin e vitit 1944, komunistët e Tiranës e arrestojnë atë, pikërisht në datën 18 nëntor, bashkë figurave të tjera nacionaliste. Aqif Përmeti ishte në grupin e parë të nacionalistëve shqiptarë që në vitin 1945 u dënuan me pushkatim nga gjyqi ndaj kriminelëve të Luftës.

 

 

Hamit-MatjaniHamit Matjani, dekoruar si ‘Martir i Demokracisë’ nga ish-Presidenti Sali Berisha në gjysmën e parë të viteve 1990. Kriminel lufte i arratisur në vitin 1944. Është desantuar disa herë në Shqipëri gjatë viteve 1950-54, në kuadrin e operacioneve paramilitare të CIA-s për të përmbysur me dhunë regjimin komunist, deri sa u kap nga forcat e Sigurimit dhe u var në Lushnjë, në prill 1954.

 

 

Esad_Pasha_ToptaniEsat Toptani lindi në vitin 1863 dhe u vra nga Avni Rustemi më 13 qershor të vitit 1920 në Paris, Francë, ishte një politikan dhe kryeministër shqiptar. Esat Toptani detyrën e kryeministrit të Shqipërisë e ushtroi nga 12 tetori i vitit 1913 e gjer më 12 shkurt të vitit 1914 si dhe nga 5 tetori i vitit 1914 e gjer më 24 shkurt të vitit 1916. Me Kryeministrin serb të asaj kohe, Nikolla Pashiq, Esat Toptani firmosi një marrëveshje tërësisht kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. Gjatë viteve 1918 – 1920 Esat Pasha përpiqej që përmes aktivitetit të tij në mërgim në Paris, Francë të përfaqësojë Shqipërinë në Konferencën e Paqes përkundër asaj se delegacioni shqiptar nuk e përkrahte. Gjersa në vitin 1920 ai po përgatiste terrenin që të kthehej në Shqipëri, interesat e së cilës i paraqiste në Paris të cunguara, vritet nga Avni Rustemi.

November 27, 2014 13:33
Komento

25 Komente

  1. kaninioti November 24, 22:47

    EPO enveri nuk ish i korruptushem

    Reply to this comment
  2. Aqo November 24, 22:51

    Ja qe e meritoka dekoraten “Nderi i Kombit ” ,pasi paska kontribuar per te miren e Kombit,para-mbrapa,majtas-djathtas,me nje fjale “universal”.

    Reply to this comment
  3. gorezi November 24, 22:56

    U denuan si bashkpuntore te pushtuesit.Dekorimi I njerezve te tille eshte karshillek ndaj kombit.Cfardo te mire te kene bere ,tradhetia ne fund I shumzon me zero.

    Reply to this comment
  4. artur November 25, 01:17

    Nishani,si duket,nuk mban dot ekuilibrin,prandaj i ka hapur kembet ca si shume.

    Reply to this comment
  5. Damiano Damiani November 25, 04:39

    Bahri Omari nuk eshte denuar thjeshte pse ka qene minister. Se dyti, dekorimet qe ben tani njeriu pa karakter dhe pa kulture, Bujar Nishani, jane nje karshillek ndaj jetes dhe vepres se atyre qe luftuan pushtuesit. Dhe jo vetem kaq. Ky fakt tregon se Nishanet kane te njejtin moral si bashkepunetoret e pushtuesve dhe armiqte historike te Shqiperise.

    Reply to this comment
  6. Enea November 25, 07:11

    Vetem Tradhetare ngelet duke Dekoruar. Te vjen keq per veten qe jeton ne nje realitet te tille. Futi tani dhe ndonje Dekorate Abaz Kupit dhe figurave Ballisterore te ketij vendi, qe kane dhene kontribut te cmuar ne ngrenien e Pulave me shumice dhe bashkepunimin pa kushte me Okupatorin. Ahhh me fal se harrova dhe Gjon Markagjonin..

    Reply to this comment
    • albano November 25, 11:51

      ENEA TI JE NJE STUNDENT QE NUK E NJEH HISTORINE ..PRANDAJ SHKO ME LOPE SE TA KA HEQUR TRUNIN ENVERI …SIC JA HOQI HITLERI GJERMANNEVE …ABAZI ISHTE ME PATRIOT SE ENVERI … KADRIUN MEHMETIN DHE TE GJITHE HEROJTE E LUFTES ENVERI I NXORRI TRADHETARE …SE NUK JA LEPININ CIZMET … ABAZI LUFTOI NE KRAH TE POPULLIT DHE NE KRAH TE ALEATEVE PER TE MIREN E POPULLIT …NDERSA ENVERI LUFTOI PER INTERESAT E VETA ..TE FAMILJES VET ..

      Reply to this comment
  7. "Horri i Bulevardit" November 25, 07:31

    Presidenca ka disa kohe qe ka marre persiper te beje punen e skrapit, duke shitur teneqe, te lyera me gjyre floriri, cdokujt, mjafton te kete qene antiEnver.
    Dhe te vjen per te qeshur, se keto teneqe te ngjyrosura te antienverizmit, sot po i shperndan skrapisti Bujar, ish Vullnetar i Enverit, ne kohen kur realisht, kerkuam te rrezojme kultin e partise ne pushtet dhe liderit te saj Enver Hoxhes.

    Reply to this comment
  8. sopiqoti November 25, 09:08

    Keto dekorime NUK E MBULOJNE veprimtarine antikombetare te “..ketyre patrioteve..” qe sot,ne kuadrin e 70 vjetorit te clirimit te Atdheut zoti Nishani dhe prapavija e tij mundohen te na i vene ne piedestalin e mirenjhjes.

    Reply to this comment
  9. Lleshi November 25, 09:42

    President tradhetar dhe kolaboracionist ! President antishqiptar ! Ha…ha…ha… cfare ironie ! Nuk eshte per tu dekurajuar ! Presidente te tille kolaboracionist dhe antikombetare kane patur edhe shtete te fuqishme si jane Franca me Peten dhe Vishi , apo Norvegjia me Kuislingun etj etj etj !

    Por eshte krim kunder Shqiperise , sido qe te jete ! President antishqiptar ne krye te Shqiperise …..???!!!!??? E pa pranueshme !

    Reply to this comment
  10. vito November 25, 09:52

    Per Damianon nje sqarim se ai nuk eshte Nishani,nje mbiemer i nderuar ne Gjirokaster,por Bujar Mehmeti.Konkluzionet nxirrini vete.Tung

    Reply to this comment
  11. hapsira November 25, 09:53

    Kush e ka bere shkrimin sepse nuk ka vendosur emer???
    Ne se lejohet te citoje kete paragraf te shkrimit atehere kam te drejte publike:

    Pse genjeri o ju politikane,ju gazetare e media te sherbeses se Sali antishqiptarit..se s’jeni pak por nje ushtri borgjeze..e fashiste..

    Deri me tani keni genjyer duke etiketuar sh.Enver “se na qenka i pa shkolle e i pa diplomuar….Pyes ..ate qe ka shkruar kete njoftim…

    A eshte e vertete kjo qe shkrueni….jepni pergjigje duke ja thene hapur popullit:
    Enver Hoxha eshte diplomuar ne France ..
    ja thenia ne shkrim…..
    -Bahri Omari në vitin 1942 u bë anëtar i organizatës Balli Kombëtar. Enver Hoxha strehohej shpesh në shtëpinë e tij në Tiranë që ia kishte marrë me qira Qazim Mulletit, i cili e informonte Bahriun. E ndihmoi shumë Enver Hoxhën ekonomikisht gjatë kësaj periudhe ashtu siç e kishte ndihmuar edhe më parë gjatë studimeve të tija në perëndim.
    Mos gaboni te shpifni ma per sh.ENVER se sali nishanliu e lul basha e nje ushtri qe eshte nen urdherat e tyre ..po po..kane mjaft mekate..e veprime ne shitje e vendit ..qe duhen bere sh.shpejt publike e drejtesia t’i marri te pandehur….taman maskarade antishqiptare idem si Ajmet Zogolli me vbeprime nensherbin serb…

    Reply to this comment
  12. XUME PROTOPAPA November 25, 10:30

    BUJAR FAIK (i ati) ISLAM (gjyshi) MEHMET (katragjyshi) HAXHIA – ne art NISHANI

    vazhdon te perdhose historine e ketij vendi qe nuk ka qene asnjehere i tij.

    Pas Nolit e llafazanit Konica, gazeta shqiptaro-amerikane DIELLI u drejtua per shume vite nga i ndjeri Eduard Liço.

    Ne katrahuret e dekoruar nga ky president sharlatan mungon pikerisht emri i tij, i Eduardit, qe kam njohur personalisht, nje person me kulture e karakter me te vertete mbreselenes.

    Edhe nje tjeter shqiptar ka mbajtur peshen e rende te informimit te shqiptareve brenda e jashte vendit ne dekadat e fundit, edhe ai ka nderruar jete. Quhej monsignor Zef Shestani, per shume vite Drejtues i Radio Vatikanit ne gjuhen shqipe.

    Si Eduardi e aq me shume monsignor Shestani kane qene personalitetet me me influence ne diasporen shqiptare, qe me punen e kontributin e tyre te palodhur i dhane grushtin dermues diktatures se socializmit real.

    Sot si DIELLI ashtu edhe Radio Vatikani, per te mos folur per Zerin e Amerikes, ka rene ne duart e injoranteve e bythelepiresve si Greca, Lulushi; Islamet me shoke e shoqe shume.

    Mjafton ti hedhesh nje sy gjithe artikujve te DIELLI-t te botuara qe nga vitet e pas luftes deri ne mesin e viteve tetedhjete, dhe do ngeleni te trumaksur, perveç perdorimit te germave latine me shqipen nuk kane asnje lidhje, jane te pa lexueshme e te pa kuptimta.

    E kunderta eshte me botimet nen drejtimin e Eduard Liços, ku nder te tjera kam shkruar edhe une me dhjetra artikuj, te cilet shkunden nga te prapmet edhe çunin e Halit Kadarese, Ismailin dhe e detyruan te “arratisej” ne France.

    Kur do shohim fundin e ndyre te ketij dordoleci president, qe poshteron deri ne gjeneze shqiptarine e shqiptaret, ata te vertetet.

    Reply to this comment
  13. Dorjan November 25, 12:11

    Kunatin qe pushkatoi Enveri, deshit me thon apo jo?

    Reply to this comment
  14. orienti November 25, 12:37

    -..megjithese Bahri Omari ndoshta mendonte per nje shqiperi ndryshe nga ajo qe trasheguam per 50-vjet..,por Enveri ishte peshqesh nga Bahriu..

    Reply to this comment
  15. XIXA November 25, 13:05

    BUJAR FAIK ISLAM MEHMET HAXHIA….ore po ky nishani nga ka dale se te gjithe dokumentat e shkollave ushtarake qe ka mbaruar ky njeri eshte me emrin BUJAR MEHMETI keshtu del qe ky eshte president i fallsifikuar me dokumenta te fallsifikuara me detyren per te fallsifikuar historine.

    Reply to this comment
  16. Flamurtari November 25, 13:29

    Nishani dekoron bashkëpunetorët e nazizmit gjerman

    Bujar Nishani, që e quan veten president te Shqiperise, ne fakt eshte nje sherbetor i bindur i Sali Berishes. Me dekorimin qe ai i ben disa figurave, anetare te Ballit Kombetar dhe bashkepunetor e ministra te nazizmit gjerman, Nishani del kunder luftes dhe populli shqiptar qe luftoi kunder pushtuesve italiane dhe gjermane.
    Kuptohet, Nishani ka marre urdher nga padroni i tij Sali Ram Berisha, që të perdhosë 70 vjetorin e çlirimit te vendit nga pushtuesit gjermane.
    Nuk ka më turp, për president që na kanë caktuar. Le të presim, që keto dite, ai te dekorojë edhe Hitlerin, Duçen, kontin Ciano, etj pushtues te Shqiperise, se tradhtaret shqiptare, bashkepuntore te fashizmit dhe nazizmit i ka dekoruar te gjithe.

    Reply to this comment
  17. persekutuar-denuar November 25, 14:49

    ME NE FUND NJE SHKRIM I VONUAR PER FIGUREN E NDERLIKUAR TE BAHRI OMARIT

    sepse deri tani kjo figure e diskutueshme kishte mbetur e mbyllur me drunin e censures enveriste ne qilaret e KQ te PPSH per te mos dale asnjehere dhe kalemxhinjte historiane Mamuthe te Partise se Punes Arben Puto Kristo Frasheri dhe Pellumb Xhufi me nje ushtri fanatikesh nga pas jane perpjekur qe te ms ta marrin vesh te VERTETEN lakuriqe per ndryshe PATRIOTIN e Vatres ne SHBA dhe BAMIRESIN e Enver Hoxhes qe e financoi me LEKAT e veta ne France ANTIKRISHTIN qe Fati dhe Zoti i kishin caktuar te ishte kunat dhe qe e strehoi ne vilen e vet kur e flaken si qen ne rruge nga ambasada e Zogut ne Bruksel, por qe ky ANTIKRISHT e vrau me nje pabesi pederasti kur Bahri Omari e kercenoi qe do t’ja nxirrte te PALARAT per Qemal Stafen dhe shoket e tij komuniste qe i kishte spiunuar tek fashistet me ndihmen e tij personale si Minister i jashtem i qeverise kuislinge.

    “Te pushkatohet ARMIKU i Popullit Bahri Omari!” shkruante Enver Hoxha ne letren e tij per Bedri Spahiun dhe kur motra e tij shkoi tek miku i familjes Hoxha Bedri spahiu per te kerkuar meshire per burrin e saj, kunat dhe bamires i Enverit ai, pra ky Bedri spahiu i tregoi shenimin qe kishte bere Enveri me doren e vet me letren zyrtare:

    “TE TORTUROHET PARA SE TE PUSHKATOHET!

    Motra e Enverit nuk i foli kurre tere jeten sa ishte gjalle me vellait te saj sadist dhe ANTIKRISHT, por Enver Hoxha u kujdes per dy djemte qe la pas Bahri Omari, per Luanin dhe Fatosin.

    Reply to this comment
    • Damiano Damiani November 26, 03:43

      Je nje mashtrues ordiner o plak i rrjedhur me shtate pseudonime.

      Reply to this comment
      • persekutuar-denuar November 26, 14:08

        Na trego ti o enveristi fanatik ndonje gje te re per Bahri Omarin sepse sipas nastradinit ka qene nje PATRIOT i vertete dhe i ndershem qe nuk llogariti drejt dhe me dinakeri se me ke pale te ishte gjate periudhes se Luftes, por qe deshironte nje Shqypni te bashkuar me Kosoven dhe te forte ashtu sic e duan te gjithe shqyptaret sot ne Bote, ashtu sic nuk e desh kunati i tij dinak dhe pa shkolle Enver Hoxha qe ne Mukje ja shiti Vatanin Jugosllavise titiste per interesat e pushtetit te tij personal qe ta bente Shqypnine si nje CIFLIG feudalo-mesjetar sic u pa ashiqare ne vitet 80-90. Prandaj pyetja thelbesore qe shtrohet sot eshte: Me mire Shqypnia e ndare dhe e coptuar SOVJETIKE e Enverit apo Shqypnia e bashkuar me Kosoven evropiane dhe DEMOKRATIKE sic premtuan anglezet ne Mukje te vitit fatal 1943?

        Reply to this comment
  18. shqiptar sharri. November 25, 15:46

    KY,SAKAT ESHTE.POR SI ESHTE E MUNDUR NJI POPULL ME QEN SAKAT SI KY NE MENDJE?

    AI BARI OMERI BEHET MINISTER I JASHTEM I SHQIPRIS S ROBRAR,DHE QE ISHTE NU LUFT DHE,KISHTE HAPUR FRONTIN GJITHPOPULLOR U DIHTE SE LUFTEN DOTA FITONIN PARTIZANET CFAR E SHTINI KETE NJERI TE HYJE NE VAR VET?E’DINTE QE KUNATI I TI ISHTE UDHEHESI KRYESOR,DHE E KISHTE MIKE DINTE SE AI ESHTE ME IDE TE KOHES,E KISHTE MBAJT NE SHPI PO THONI,PRA PSE NUK JU BASHKUE KUNATIT POR JU BASHKUE BALLIT?PO,TANI JU KA ARDH KOHA E TYRE QE NE ASNJI VAND NE BOT NUK,NDEROHEN KOLABORATORET,VETEM NE SHQIPRI,KJO ESHTE NJI UNIKAT,I FLLYQUR I SHQIPRIS DHE POPULLIT TE SAJ TE MJER.PO,A BEJN PYETJE KTA SAKAT SE SI NDIHEN TANI ATA VETERAN TE PLAKUR E THYNJUR,KTI SAKATI A NUK I SHKON MENDJE SE ME KTO VEPRIME I VRET PER SE GJALLI VETERANET?O’TEMPORA O’MEROS.COHUNI NE PLEQRI DHE NJI HERE JU VETERAN DHE SHKONI BEJNI MUTIN TEK PRESIDECA E KTY,FLLIQANI TE KOMBIT,PO TA KISHA DESHMOR APO VETERAN NE FAMILJE,UNE JA KISHA BERE DITEN E BARDH TE ZEZ NISHAN SAKATIT,DHE SALI BERISHES,PO DHE RAMES,POR UNE NUK KAM PAS LUFTETAR,SE JAM,JO NE TROJET E SHQIPRIS,UNE TITOS JA KAM BERE MUTIN QYSH NE VITIN 1968.

    Reply to this comment
  19. Zani Burimi November 25, 21:13

    Kjo butafori e mender presidentit i kalon te gjithe kufijte e ksrshillekut ndaj historise boterore dhe rrjedhimisht dhe te Shqiperise: Nishani ka dekoruar nje kolaboracionist!
    Te shumediturit “albano”,
    O shqipo , mos fol per te tjeret pa e njohur se kush eshte, sidomos kur vete je elifimatrak ne histori!

    Reply to this comment
  20. persekutuar-denuar November 26, 13:57

    ME NE FUND NJE SHKRIM I VONUAR PER FIGUREN E NDERLIKUAR TE BAHRI OMARIT

    sepse deri tani kjo figure e diskutueshme kishte mbetur e mbyllur me drunin e censures enveriste ne qilaret e KQ te PPSH per te mos dale asnjehere dhe kalemxhinjte historiane Mamuthe te Partise se Punes Arben Puto Kristo Frasheri dhe Pellumb Xhufi me nje ushtri fanatikesh nga pas jane perpjekur qe te ms ta marrin vesh te VERTETEN lakuriqe per ndryshe PATRIOTIN e Vatres ne SHBA dhe BAMIRESIN e Enver Hoxhes qe e financoi me LEKAT e veta ne France ANTIKRISHTIN qe Fati dhe Zoti i kishin caktuar te ishte kunat dhe qe e strehoi ne vilen e vet kur e flaken si qen ne rruge nga ambasada e Zogut ne Bruksel, por qe ky ANTIKRISHT e vrau me nje pabesi pederasti kur Bahri Omari e kercenoi qe do t’ja nxirrte te PALARAT per Qemal Stafen dhe shoket e tij komuniste qe i kishte spiunuar tek fashistet me ndihmen e tij personale si Minister i jashtem i qeverise kuislinge.

    “Te pushkatohet ARMIKU i Popullit Bahri Omari!” shkruante Enver Hoxha ne letren e tij per Bedri Spahiun dhe kur motra e tij shkoi tek miku i familjes Hoxha Bedri spahiu per te kerkuar meshire per burrin e saj, kunat dhe bamires i Enverit ai, pra ky Bedri spahiu i tregoi shenimin qe kishte bere Enveri me doren e vet me letren zyrtare:

    “TE TORTUROHET PARA SE TE PUSHKATOHET!

    Motra e Enverit nuk i foli kurre tere jeten sa ishte gjalle me vellait te saj sadist dhe ANTIKRISHT, por Enver Hoxha u kujdes per dy djemte qe la pas Bahri Omari, per Luanin dhe Fatosin.

    Reply to this comment
    • "Horri i Bulevardit" November 27, 22:54

      Enveri u kujdes edhe per ty nastradin, deri sa te ka patur ideologun e dosjeve, mos e moho, se nga te gjithe komentuesit, ti je me i informuari, MOS JE GJE SULO GRADEC ?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*