Nishani dekoron shqiptarët e Amerikës

September 24, 2016 11:03

Nishani dekoron shqiptarët e Amerikës

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara në kuadër të punimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti Bujar Nishani u takua edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptarë përtej Atlantikut.

Në një ceremoni të organizuar në Manhatan, kreu i Shtetit dekoroi një sërë figurash për kontributet e dhëna në fushën atdhetare, kulturore e shoqërore.

Me këtë rast, Presidenti Nishani nënvizoi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane demokracisë dhe institucioneve shqiptare, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të qeverive të saj në kohët më vendimtare të historisë së kombit shqiptar, ndaj shqiptarëve kudo ku janë.

“Kjo traditë do ta vazhdojë në ditët, muajt, vitet, dekadat dhe shekujt në vijim miqësinë mes Shqipërisë dhe Shteteteve të Bashkuara të Amerikës” – theksoi Presidenti.

Presidenti Nishani çmoi rolin thelbësor të diasporës shqiptare për evidentimin dhe ruajtjen e vlerave të vërteta njerëzore e traditave të mrekullueshme të shqiptarëve.

September 24, 2016 11:03
Komento

2 Komente

  1. maks September 24, 11:17

    po ketej nga italia kur do vish o president te na bjesh dhe neve ndonje dekorat pse i mban me hile emigrantet apo amerikanet punojn me shum nga ne

    Reply to this comment
  2. Mark ramy uk scotland irland September 24, 15:43

    Ketij gjynafqari i iken kater vjet ne presidence vetem duke dhene medalje dhe kundershtuar ligje. Do mbahet ment si klloun pa dinjitwt e paaftesi te nje niveli te frikahem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*