Nishani dekreton 3 gjeneralë, MM: Shpresojmë që fryma e bashkëpunimit të vijojë dhe në të ardhmen

July 16, 2015 19:35

Nishani dekreton 3 gjeneralë, MM: Shpresojmë që fryma e bashkëpunimit të vijojë dhe në të ardhmen

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura, ditën e djeshme ka dekretuar tre gjeneralë brigade, në përgjigje të propozimeve të bëra nga Ministri I Mbrojtjes.

Kolonelët Vladimir Avdija, Nazmi Cahani dhe Dedë Prenga, në bazë të profesionalizmit maksimal të treguar gjatë karrierave të tyre të gjata ushtarake, merituan graden e lartë ushtarake të gjeneralit.

Ky veprim i Presidentit të Republikës vjen në një moment kyç për Forcat e Armatosura. Tre ushtarakët e dekretuar dje si gjeneralë brigade janë personalitete me kontribute të spikatura në Forcat e Armatosura si brenda dhe jashtë vendit. Gradimi i tyre erdhi pas një procesi jo vetëm ligjor e transparent, por dhe të nevojshëm për vazhdimin e përmirësimit të aftësive operacionale dhe konsolidimit të strukturave tona ushtarake.

Gjatë gjithë procesit për dhënien e gradës madhore për gjeneralët Avdija, Cahani dhe Prenga, midis institucioneve të përfshira ka pasur një frymë korrekte bashkëpunimi. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përshëndesin maturinë e treguar në marrjen e këtij vendimi në këtë moment kyç nga të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë.

“MM dhe SHPFA vazhdojnë të shpresojnë se edhe në të ardhmen, fryma e bashkëpunimit do të mbizotërojë në vendime që kanë të bëjnë me forcimin dhe konsolidimin e strukturave tona ushtarake.

MM dhe SHPFA, refuzojnë të bëhen pjesë e debatit të ndërtuar mbi spekullime për ushtarakë me kontribut të spikatur në Forcat e Armatosura, ndërsa i qendrojnë të vërtetave të bazuara në qëndrime institucionale”, citon Ministria e Mbrojtjes pas këtij dekretimi.

July 16, 2015 19:35
Komento

13 Komente

  1. salem July 16, 20:03

    Ore po ku i gjeti mustaqet ky edepsez?

    Reply to this comment
  2. Dardhari July 16, 20:25

    Gjenerale pa ushtri dhe pa arme kujt I duhen ?

    Reply to this comment
  3. Agim Cani July 16, 20:37

    …gjeneral te ushtrise se vdekur…hahahahahahahahahahaha…

    Reply to this comment
  4. hipo July 16, 20:39

    Eshte me mustaqe ne kete foto,prandaj i ka miratuar,aman mos hiq perseri mustaqet sepse ne oborrin e mbreteresesh se Anglise dukeshe tamam si President terrorist.Je tamam koqe,Presidenti i nje vendi koqe.

    Reply to this comment
  5. kris 1 July 16, 20:41

    Foto e bukur.Nje takim shokesh te nje ideali.

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi July 16, 23:33

      Ha ha ha “Kris1”? I ke rene pikes me nenkuptimin e qarte shpotites qe permban komenti juaj.Nderime!Por duke dale jashte nenkuptimit tuaj dhe per hir te se vertetes them se i dekretuari Vladimir Avdiaj eshte profesionist i kompletuar ! Kam punuar disa vjet me te.Ne vijim jam me mendimin e Agim Cani dhe te Dardhari.Prodhojme me shume gjenerale sesa patate dhe ushtri te parametrave bashkekohore…E shumta ushtria ekzistuese nuk ka nevoje per me teper sesa nje gjeneral…Po kujt t’ja thuash? Nderime !

      Reply to this comment
  6. sokrati July 16, 20:42

    Megjitheate ky eshte president koti.dhe nuk e ka merituar e nuk e meriton ate vend. Ishalla i ka ardhur mendja e duhet te shkeputet nga shalet e Berishes!

    Reply to this comment
  7. sokrati July 16, 20:45

    Oooooooo,po kjo foto nuk qenka e sotmja!? Sot presidenti eshte pa mustaqe

    Reply to this comment
  8. Pipi July 16, 20:53

    Mire e ka z.Cani. Kemi edhe komandantin e pergjithshem Bujar Badoljo…

    Reply to this comment
  9. Kopaçe July 16, 22:06

    Majmun President.

    Reply to this comment
  10. mimi July 16, 22:20

    prape i le leshte, meqenese te shkojne me nxjerr mallin raxhit.

    Reply to this comment
  11. herttoni July 16, 22:46

    aman per president qe kemi shkon edhe nuk firmos njeriun me te afte te ushtrise shqiptare kol xhevdet zenelin sepse na paska pas biografi te keqe po per ty ore palaco cduet te themi qe mori bustin e enverit ne krahe ne 1990 atere ti dashke var ne litar sic thot babai yt sali per te ter komunistat.kerkojm referendum qe te largohet ky president i pa afte sepse po e marr kombin ne qafe duke mos dekretuar drejtues te ndershem dhe te afte .aman ce e emroi guvernatorin sepse e kishte nga krahu i vet kurse kto njerzit e ndershem nuk i duhen sepse i pelqen ta coj vendin rrumpalle sic eshte edhe vet

    Reply to this comment
  12. Ramiu July 16, 22:57

    Urime gjeneraleve te rinj. Te tre e meritojne, ushtarake te pergatitur, qytetare te ndershem dhe me moral te paster.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim