Nishani dekreton daljen në rezervë të ish-Këshilltarit të tij

November 2, 2015 16:05

Nishani dekreton daljen në rezervë të ish-Këshilltarit të tij

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ditën e sotme daljen në rezervë të tre Gjeneral Brigade. Kreu i Shtetit ka dekretuar për Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj, daljen në rezervë.

Po kështu është dekretuar dalja në rezervë edhe për Bardhyl Hoxha dhe Syrja Gjoka.

Me dekret të Presidentit Nishani i është dhënë gradë madhore Gjeneral Major, Qemal Shkurtit.

Piro Ahmetaj ka qenë këshilltar i Nishanit deri pak ditë më parë.

Ahmetaj ka sulmuar ashpër deputetët socialistë të Komisionit të Sigurisë, duke i cilësuar si ish­sigurimsa, kriminelë dhe perversa. “Në Komisionin e Sigurisë gati gjysma e deputetëve janë ish-­oficerë të Sigurimit të Shtetit dhe pjesa tjetër mediokër për t’u mëshiruar. Ky komision do të hyjë në histori si komisioni i turpit, kriminelëve dhe perversëve”, shkroi ai.

November 2, 2015 16:05
Komento

13 Komente

  1. hapjae dosjeve November 2, 16:07

    iku spiuni i pare piro ahmetaj , ish gjeneral ne presidencen e bujar mehmetit(nishanit)

    Reply to this comment
  2. hajdari November 2, 16:18

    Presidenti yne
    Qenka burre trim
    Piro gjeneralin
    Nxori ne lirim

    Fiks nje rekord Guinness
    Theu kete here
    Gjeneralin hoqi
    Nje cope kapter

    Reply to this comment
    • aaa November 2, 17:46

      E meriton vertete emrin qe i ke vene vetes o bejtexhi fshati.
      Ne fillimet e karrieres se tyre ushtarake, as Nishani e as Ahmetaj nuk kane qene kaptere por oficere te pa infektuar nga diktatura komuniste qe u hodhen ne krahun e demokracise.
      Per meritat e tyre pas 25 vitesh u bene njeri president e tjetri gjeneral i atashuar ne NATO.
      Paskej ngelur puna qe ti vleresoje keto njefare “hajdari” ?

      Reply to this comment
      • elio November 3, 10:00

        Kete punen e meritave te Nishanit, nuk e kam degjuar kund, per ate ahmetaj nuk kam degjuar kurre..

        Reply to this comment
  3. perfituesi i djetave November 2, 16:19

    ish ushtarak nenkolonel bardhyl hoxha nga dibra, duke shkelur qe me 1992 statusin shkonte ne mitingje e PD, mbrapa ne fushata elektorale dhemerte djeta financjare.auditimi i ministrise e ka nxjerre debitor, por ai u be drejtor e gjeneral per merita nga partia demokratike……

    Reply to this comment
  4. ndryshimi November 2, 17:11

    uroj gjeneral z,qemal shkurtin per meritat qe ka si kuader i formuar dhe i ndershem ne detyrat gjate zbatimit te tyre sipas ligjit, dhe ndryshimi se ndersa piloti syrja gjoka la zanatin e fluturimit dhe e bene komandant te mbeshtetjes logjistike,te fluturonte te tenderat……….dhe “hengri koken” nga shkelja e ligjit,megjithese ishte pilot i zoti…..

    Reply to this comment
  5. Pipi November 2, 17:38

    U mbush Shqiperia me gjenerale… U be si ajo qe rrefejne: Une caush e ti caush, po kotruven kush e mbush?

    Reply to this comment
  6. Armo November 2, 19:14

    Uroj ate Gjeneral Qemalin per shperblimin qe i beri Ministria e Mbrojtjes, per bindjen e urdherit politik per mashtrimet, vjedhjet e realizuara ne sistemin e radareve sepse nuk ka asnje merite, aritje apo rezultat tjeter tek Forcat Detare, por vetem se Gjenerali lejoj zhvillimin e tenderit 3.7 miliar lekesh, kur depot e sistemit jane mbushur me paisje dhe materiale zevendesimi, Gjenerali lejoj zhvillimin e tenderit sipas variantit te shefit te tij Gjeneral Bazos “full risk – vetem vjedhje totale” (kuptohet me rekomandimin special te Mimit dhe vecanerisht te Atij balozit te korrupsionit Arjanit), ku “fatkeqesisht” Kontrolli i Larte i Shtetit i ka propozuar Mimit marrjen e mases disiplinore per Gjeneralin, sepse ka urdheruar ndryshimin e cmimeve te materialeve tek kontrata shtese per nje vlere rreth 17 milion leke, pra e kuptoni me ne fund shperblimin e Ministres per Gjeneral Shkurtin. Gjenerali mund te pretendohet qe te jete me i pa korruptuar, por ai ka nga lloj korrupsioni tjeter, ate te hapjes se rruges per korrupsion, vjedhje, mashtrim etj. Ishte ky Gjeneral qe me veprimet dhe mos veprimet e tij si Komandant i Forces Detare , pra edhe i sistemit te radareve, e ka cuar sot sistemin perseri ne gjendjen e jasht gadishmerise, duke siguruar edhe cenimin e sigurise kombetare. Por kush fles, zoteron nje terror psikologjik dhe funksional. Gjeneral ta gezosh graden, por ndergjegjia jote nuk duhet te jete e qete sepse je nje i bindur i diktatit te ri te MM.

    Reply to this comment
    • radari November 2, 22:32

      O z. Armo me pelqejne hollesite, per vjedhje e abuzime me radaret, por me duket se i ke kopjuar te ky linku o derezi
      http://opozita.com/?s=mrika+e+lulzimes

      Reply to this comment
      • Armo November 3, 01:33

        Radari, e ke gjykimin krejt te gabuar, sepse cfar thuhet atje ka vetem shume pak lidhje me realitetin faktik ne Forcen Detare. Vjedhja eshte e organizuar nga te njejtet persona te nomenklatures se kaluar (Kol. Dimo, Shefi i Shtabit Gjeneral Bazo, Arjan Kraja dhe ne krye te listes Mimi. Tenderi i ishte dhene te njejtes firme qe po vjedh ushtrine ne fushen e nderlidhjes, duke organizuar nje tender krejt te panevojshem per ate shume te kerkuar nga firma per tre vjet pra 3.7 miliard leke, duke filluar nga muaji korrik 2015, kur faktikisht pavaresisht se sistemi eshte jashte pune, firma paguhet me kestin mujor rreth 75 milion leke pa bere asgje, si ne vitin 2011. Pulat ushtarak te shtrire pertok vetem firmosin, marrin ndonje leke xhepi mujor nga fimra. Uroj qe Gjeneral Dogjani te bllokoje zbatimin e metejshme te kontrate pra te kesaj vjedhje totale e pa imagjinushme, kur me te vertete sistemi pa teknike ushtarak qe e mirembajne vete ate pa kosto, por duhen blere vetem paisjet per sistemin. Edhe ai tipi tek ajo faqja di dicka dhe ka shkruar, por ajo e mesipermja eshte e vertete me dokumenta. KLSH ka urdheruar dhenien e masave disiplinore per Gjeneralin, pasi i eshte bindur Mimit, per te urdheruar ndryshimin e cmimeve te paisjeve, e kuuuupppptonnnn tani cfare gjeneralesh jane keta. I komandon si femije kunder cdo ligji dhe norme ministria. Meqenese e ndjek me vemendje kete punen e radareve, javet qe do te vine besoj se do te suprizohesh shume per Korrupsionin megalopant te Mimi-Kraja-Bazo. Tung!!!!

        Reply to this comment
  7. mrika November 2, 21:12

    Gjeneral hametaj e beri si burrat
    I degjegjeneroi me kurajo braho cuko lutaj rroku frroku ndreu prenga digjani krejt spiuna dhe idjota
    I uroj suksese ne politik gjeneralit
    Surjau dhe bardhuli hajduta te medhenj akoma ishin gjeneral une i dija ne burg
    Shkurti pa emer ha buk koti sbesoj te vjedh sic thote nje komentues

    Reply to this comment
    • Kuakuarakua November 2, 21:42

      Gjeneralet po prodhohen si cimcakizat tani. Prandaj quhen mbllacites. Vetem per lufte nuk jane keta. Jepi Mimi prodho sa me shume . Na duhen gjeneralcimcakizat per pastrimin e kanaceve ne plazhe. Per tjeter pune te hane m…e ?

      Reply to this comment
  8. Hurma Arabie. November 3, 03:24

    Nishan nuk ke goditur ne nishan. Gjeneral i SHQUP-it t’a dhjeu iku para se ti te beje kete leter hallvaxhiu, e ndjeu rrezikun qe e kishte katranosur katranaosur duke u bere militant i thekur ashtu sic ka qene dhe dezerti para se te hante ndonje gjyq e arrestim. Ah-metaj ja futi vete vetes me ato shpifjet e ndyra te dhena me porosi e nga ku, nga Presidenca qe nuk merret me politike dhe eshte jashte ndikimit te Partive, me perjashtim te SHQUP-it nga varet, ashtu si puna juaj Kapter Jari, sakat, gjysmak dhe dordolec i kriminelit Sali.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*