Nishani dekreton dy emra të tjerë për Gjykatën e Lartë

January 16, 2015 15:41

Nishani dekreton dy emra të tjerë për Gjykatën e Lartë

Presidenti Bujar Nishani vazhdon të provokojë mazhorancën.

Vetëm pak ditë pas letrës së dy krerëve të grupeve parlamentarë të mazhorancës, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili, që për anëtarët e Gjykatës së Lartë të zbatohet ligji i ri, Nishani ka propozuar dy kandidatë të tjerë.

Ata janë Markelian Koça dhe Fuat Vjerdha.

D E K R E T

PËR

EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Markelian Koça, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 8897

Tiranë, më  16 Janar 2015 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

Arsyetim i dekretit Nr. 8897, datë 16 Janar 2015 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë”

Të nderuar deputetë,

Me dekretin nr. 8897, datë 16 Janar 2015, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Markelian Koça, si anëtar të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor e të konsoliduar të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtar.

Konkretisht, bazuar në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin Nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimin Nr. 40, datë 07.07.2014 të Gjykatës Kushtetuese, realizuam procesin e shpalljes së kandidaturave mbi bazën e të cilave kërkuam dhe mendimin e  kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend, për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova  përvojën dhe vjetërsinë në profesion të konkurrentit Markelian Koça i cili është jurist me një eksperiencë rreth 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, për rreth 5 vjet, si dhe detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 14 vjet.

Me besim se do të kem mirëkuptimin dhe pëlqimin Tuaj për emërimin e  zotit Markelian Koça,  si anëtar të Gjykatës së Lartë,

Me respekt,

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

* * *

D E K R E T PËR EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti  Fuat Vjerdha, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 8898

Tiranë, më  16 Janar 2015  

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

Arsyetim i dekretit Nr. 8898, datë 16 Janar 2015 “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë”

Të nderuar deputetë,

Me dekretin nr. 8898, datë 16 Janar 2015, vendosa të dekretoj emërimin e zotit Fuat Vjerdha, si anëtar të Gjykatës së Lartë, pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor e të konsoliduar të përzgjedhjes së kandidaturave për anëtar.

Konkretisht, bazuar në përcaktimet kushtetuese, dhe ligjin Nr. 8588, Datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe Vendimin Nr. 40, datë 07.07.2014 të Gjykatës Kushtetuese, realizuam procesin e shpalljes së kandidaturave mbi bazën e të cilave kërkuam dhe mendimin e  kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend, për përcaktimin e kritereve konkrete, në respekt të kërkesës kushtetuese për kualifikim të lartë, përbërje cilësore dhe të përshtatshme të Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova  përvojën dhe vjetërsinë në profesion të konkurrentit  Fuat Vjerdha, i cili është jurist me një eksperiencë mbi 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 11 vjet, dhe detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit për rreth 10 vjet, nga të cilat 4 vjet si Kryetar .

Me besim se do të kem mirëkuptimin dhe pëlqimin Tuaj për emërimin e zotit Fuat Vjerdha, si anëtar të Gjykatës së Lartë”, thuhet në dekretet e Nishanit.

Mazhoranca rrëzoi ndërkohë dy kandidatët e mëparshëm të Nishanit dhe me shumë mundësi, do të rrëzojë edhe këta të fundit.

January 16, 2015 15:41
Komento

6 Komente

  1. Toni January 16, 15:47

    president HANDICAPAT car prisni me..

    Reply to this comment
  2. plaku January 16, 15:59

    Eshte e kjarte dhe ben mu……fakti qe ketu behet nje lufte jete a vdekje midis forcave konservatore te Pd-se dhe forcave reformuese te koalicjonit te majte. Ne vend qe presidenti te ishte asnjanes dhe Faktor uniteti ai ben te kunderten edhte katandisur nje ushtar i bindur i Berishes. Nuk jam ne gjendje te diskutoj se nuk marr vesh nga ana juridike, di vetem se sipas kushtetutes :

    “Neni 90

    1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
    2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë.

    Pra, presidentit, kapterit dhe banakjerit tone te dashur, ti ruajme b……..se me kushtetute ai eshte ne rregull dhe nuk ndeshkohet dot.
    Mundesi do te ishte ne se do te rindertohej komplet kushtetuta gje qe nuk behet, sepse sipas kushtutes, ndryshimet ne kushtetute behen me maxhorancen e cilesuar, pra 2/3 e votave, pra 94 vota dhe maxhoranca aktuale ka vetem 84 vota.

    RISHIKIMI I KUSHTETUTËS

    Neni 177

    3. Projekti miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

    Mendoj se neve mund te bejme ne Forum vetem bla bla bla dhe basta.

    Reply to this comment
  3. gjoli January 16, 16:01

    Te lumte president.Kjo tregon sa te afte dhe sa po punojne per nje milion votat PS-LSI.
    Po po tallesh me lezet qe ata te çmendurit qe dha emision fiksi mbreme s’kane si e kuptojne.Jepi se qeveria mendon si te grabisi sa me shume dhe shpejt se po vjen Qershori 2015.

    Reply to this comment
  4. SuloKapedani January 16, 16:20

    Jepi z.president ,ngrihe dhe forcoje kupolen e sales.I ke gati edhe levat qe te ka lene sala ,edhe kriku po je vete nuk ka nevojè as perparlament as per tè tjera gjèra.Kjo eshtè kushtetuta jote, ngri dy gishta pèrpjetè dhe e ke zbatuar.

    Reply to this comment
  5. pa emer January 16, 18:33

    Markeljan Koca dhe Dhurata bilo te gjykates Durresit, jane nga gjyqtaret qe kane lene shume gjykahe ne ceshtjet qe kane gjykuar .Vendimet qe kane marre kane kendershtuar ligjin dhe kane qene katastrofa te vecanta ,te dy keta njohin vetem parate dhe bejne pazarin e perfundimit gjykimit pa filluar madje keta ja u percakrojne skenarin qe do te ndjekni atij qe i zgjedhin problemin duke i derguar edhe tek noteri perkates qe bashkpunojne per te noterur dokumente te fallsifikuara.Keta gjyqtare jane shume te lidhur me PD dhe i kane perfunduar shume ceshtje ne favor te saj qe me pas jane prishur ose kur kane gjetur gjyqtarin sic jane keta kane perfunduar duke shkelur ligjin.Dhurata Bilo eshte produkt i plepave .dhe eshte plotsisht e vertete se keta qe jane propozuar nga presidenti jane dhe do te jene sherbetore te bevotshem te PD.Shumica ne kuvend te kete mendjen se do te jete turp i saj ne se mbeshtet gjyqtare te tille per ti cuar ne gjykaten e larte nga noteri Bujar Mehmeti (Nishani) ka ndryshuar mbiemrin per te blere fisnikrine e familjes nishani te gjirohastres qe kane qene fisnike , por ky nuk i ka arritur tek thembra e kembes se titulli fisnik nuk blihet, por eshte gen i familjes qe je trasheguar. Turp per te turp per cdo force polike qe i propozon keta dhe ju jep mandat perfundimtar per te gjykuar ceshtje qe i kane bere llum ne qytetin e Durreit dhe qe do te perfundojne ne strasburg fatura e shtetit shqiptar per te paguar per te marre te drejten njerzit qe jane torturuar nga keta gjyqtare rezile..Ne listen prej 35 emrash gjyqtaresh te Mehmetit Nishan eshte caktuar edhe emri i Dhurata Biles, qe me pare ishte propozuar nga KLD per tu larguar nga sistemi gjyqsor dhe ministri i drejtesise Halimi e zbuti ne vrejtje me paralajmerim dhe ky president pa pike turpi e ka futur ne liste sikur kjo do te merrte detyren e magazinjeres ne uzinen ku kishte punuar para vitit 1990.Pozite mos te zere gjumi per votat qe ke marre dhe po te kerkojne te qeverisin ata qe thoni se populli i ka dhene 1.000.000 shuplaka populli ja ka dhene, por ajo qe mori shuplakat po tallet me juve dhe populli nuk e lejon talljen si ne pozite dhe opozite kujdes!….Zgjedhje do te kete perseri do te beni shtet ligjor apon horror si deri tani!!!!?

    Reply to this comment
  6. shqip hesapi January 17, 03:53

    Njeriu pa mustaqe po vepron me kurajo,me guxim se ka ne krye Saliun.Dhe Rames i shkojne shtate nga Saliu,Meta ka ende kontraten me Saliun.Kaq per sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*