Nishani: Diaspora të bëhet pjesë e administratës në Shqipëri

August 5, 2016 21:36

Nishani: Diaspora të bëhet pjesë e administratës në Shqipëri

Presidenti Bujar Nishani, gjatë kremtimit të 70-vjetorit të të themelimit të organizatës shqiptar-amerikane “ANNO”, ka vlerësuar kontributin e saj në 70 vite.

Kreu i shtetit ka thënë që kombi shqiptar është një nga më të vjetrit në Europë, ku gjuha shqipe, e konfirmuar si një nga gjuhët më të vjetra nga institucionet euro-amerikane, është tashmë një realitet.

Ai tha se diaspora duhet të ketë më shumë hapësirë në vendin tonë: “Diaspora shqiptare në botë dhe posaçërisht në SHBA duhet përfshirë në përgjegjësi me konkrete në Shqipëri. Kapacitetet që janë arsimuar dhe edukuar në SHBA duhet të bëhen pjesë e administratës publike në Shqipëri”.

“Kombi shqiptar ka trashëguar virtyte në breza. Diaspora është element i krenarisë së vlerave kombëtare. Shqiptarët janë kombi që nxorri heroin Gjergj Kastriotin, që nxorri Nënë Terezën, një humaniste për të varfërit dhe paqen, – deklaroi Nishani. – Diaspora shqiptare në SHBA, ka njerëz që përfaqësojnë nivele të larta, të artit, kulturës dhe shkencës. Jemi një komb që e kemi këtë vetëdije kombëtare, për shkak jo vetëm të trashëgimisë. Prandaj, këtë aktivitet e konsideroj si pjesë të këtyre kontributeve. Dëshiroj që në emër të shtetit shqiptar t’iu falënderoj si pjesë e këtij kontributi”.

Më pas Nishani, vuri në dukje vlerat e Shqipërisë, për historinë që ka përjetuar, natyrën dhe bukurinë që i ka falur Zoti.

“Kombi shqiptar dhe shqiptarët nuk është parë asnjëherë si agresor. Kombi shqiptar gjithnjë është mbrojtur, ka sakrifikuar dhe për këtë jemi krenar, – shtoi presidenti. – Ne kemi qenë dhe do jemi në krah të SHBA-ve për mbrojtjen, ruajtjen e lirisë dhe vlerave të civilizimit.  Aleanca e madhe do të triumfojë për të shkatërruar forcat terroriste, sepse vlerat e qytetarisë janë  të kërcënuara nga terrorizimi. Jam i bindur që çdo vit shqiptaria do të ndryshojë dhe përparojë. Nuk ka alternativë tjetër. Jam i bindur që çdo vit do shikoni ndryshime të reja”.

August 5, 2016 21:36
Komento

3 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 5, 22:51

    Tani qe po i mbaron mandati copa e mishit pa sy, sakati Jaor ben thirrje per Diasporen qe te behet pjese e administrates. Fatkeqesisht ky hu ka ne dore te punosoje vetem ne Presiodence qe eshte bere nje fole grenxash nga te punesuarit paramilitar te SHQUP-it.
    Cfare beri ne 8 vitet e pushtetit te Salehit, nuk e dinin qe a ekzistonte diaspora, per kete derdimen dhe mafiozet e SHQUP-it “diaspore” ishte dhe eshte vetem Tony Podesta zhvates i parave te shqiptareve per te lobuar ne Qeverine Ameriokane vetem per pastruar krimet dhe grabitjet e tyre.

    Reply to this comment
  2. alphade August 6, 03:29

    President i thencin Pasi ka ngrene disa pizza te dias- pordha ,te shoqeruara me “coca cola” ,ka leshuar disa
    brockulla per t’i bere qejfin klanit berishian kudo ne Eu-
    rope dhe ne Amerike . Me vjen turp nga nje president i tille !
    “Rron shqiponja ne maje te malit, rron dhe miza ne bythe
    te kalit ” ! Fatkeqesisht presidenti ‘ine’ rron ne bythen e Sali Vicidolit ….. !!!!! O tempora ,o mores. ,!!!

    Reply to this comment
  3. shabani August 6, 09:23

    Tani qe do i vene vet anerikanet dole ti reshter

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*