Nishani firmos shkarkimin e Haxhinastos, dekreton Dervishajn

September 7, 2016 14:58

Nishani firmos shkarkimin e Haxhinastos, dekreton Dervishajn

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, me propozim të kryeministrit, dekretoi sot emërimin e ministrit të ri të Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj.

Po sot, Presidenti dekretoi dhe shkarkimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, pas dorëheqjes së tij.

Më 2 shtator, z. Haxhinasto, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim u dorëhoq nga ky post ministror, pas tre vjet qëndrimi në këtë detyrë.

Në vend të tij LSI propozoi emrin e Sokol Dervishajt.

Dekretet e Presidentit pritet të kalojnë për votim në Kuvend në seancën e ditës së enjte.

September 7, 2016 14:58
Komento

2 Komente

  1. TJ September 7, 14:59

    Ku eshte lajmi ketu?!

    Reply to this comment
  2. Gaspri September 7, 18:18

    Firmos “Vetingun” ti nishan-efendi, leri lloqet, te kini turp, jeni zhytur kaq thelle ne krime sa po beni cmos qe ta sabotoni reformen ne Drejtesi, por nuk do te mundeni. Turp qe e zvarritni. Por nga ana tjeter- vazhdoni, t ju shohin shqiptaret cfar malli jeni.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*