Nishani heq kangjellat e Presidencës, Lame dhe Shkreli: Veprim skandaloz

February 15, 2014 15:44

Nishani heq kangjellat e Presidencës, Lame dhe Shkreli: Veprim skandaloz

Hiqen kangjellat rrethuese të Presidencës. Punimet e shumta që po kryhen së fundmi në ndërtesën e kreut të shtetit kanë përfshirë edhe ambientet e jashtme të saj. Në një shpjegim të Presidencës thuhet se kangjellat kanë qenë të vjetra, ndaj dhe janë hequr.

Por Artan Lame dhe Artan Shkreli, si përfaqësues të Forumit për Trashëgiminë, e cilësojnë këtë një veprim skandaloz, pasi prek trashëgiminë kulturore të ruajtur prej gjashtë dekadash.

Ata i kanë kërkuar presidentit që të urdhërojë ndërprerjen e këtyre punimeve.

“Na thanë që kangjellat janë kalbur dhe justifikime të tilla, ndërkohë që ato janë shumë në rregull”, ka thënë në reagimin e tij Artan Lame.

“Është zgjedhur dita e shtunë që të kalonte në heshtje kjo punë. Në qoftë se duhej të hiqej rrethimi duhet ti drejtohet Këshillit Kombëtar të Kulturës që drejtohet nga zonja Kumbaro. Këtu është ulur injoranca këmbëkryq. Presidenti i Republikës të pengojë shkatërrimin e kangjellave. Rrethimi është pjesë e identitetit të godinës prej 6 dekadash”, u shpreh Shkreli.

Reagimi i Nishanit: Nostalgjizëm sovejtik

Presidenca e Shqipërisë reagoi sot ndaj akuzave që janë bërë në lidhje me punimet që po kryhen në kangjellat e rrethimit të këtij institucioni.
“Zyra e Shtypit të Presidentit të Republikës shpreh keqardhje për vërejtjet, krejtësisht të pavenda, spekulative dhe të paprincipta, që dy zyrtarë të lartë të Qeverisë të cilët mbajnë respektivisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t dhe Këshilltarit të Kryeministrit, bënë sot në mesditë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit të Republikës”, theksohet në deklaratën e kreut të shtetit.
Sipas saj, lidhur me veprimet që po kryhen për sistemimin e një pjese të rrethimit të godinës së Presidencës, me përgjegjësi institucionale qartësojmë për publikun se;
Nuk parashikohet heqja e rrethimit të godinës së Presidencës.
Godina e Presidencës, Monument Kulture i kategorisë së dytë, shpallur ligjërisht e tillë në vitin 2007, deri më sot me pamje të jashtme të bunkerizuar dhe aestetike, rrethohet me kangjella metalike me probleme evidente të gërryerjes korrodive.
Këto probleme njiheshin, por u shfaqën edhe më tepër dhe u konstatua se ishin të papranueshme pas heqjes së bimësisë që mbulonte pamjen e Institucionit më të rëndësishëm të vendit, sqaron deklarata.
Sipas saj, sistemimet mbi atë rrethim dhe ato kangjella po bëhen me synimin e vetëm përmirësimin e pamjes së jashtme të godinës së Presidencës, harmonizimin funksional dhe estetik të asaj godine me hapësirat urbane rreth saj, për të bërë të mundur në këtë mënyrë, mes tjerash, hapjen dinjitoze të Institucionit për vizitorët vendas dhe të huaj.
Presidenti i Republikës, i habitur dhe i lënduar skajshëm me nostalgjizmin sovjetik të kritizerëve, siguron se gjatë këtyre punimeve restauruese, në asnjë rast, në asnjë fragment dhe për asnjë çast, nuk është fjala për asnjë tjetërsim estetik dhe asnjë prekje trashëgimie, dhe shpreh keqardhjen e thellë njerëzore dhe institucionale për këtë sulm politik të radhës.

 

IMG_8201

IMG_8202

IMG_8204

IMG_8208

 

February 15, 2014 15:44
Komento

20 Komente

  1. LORA February 15, 15:49

    Ky veprim eshte nje pararendje (me urdherin e brekedhjerit te historise dhe shtetit te tij paralel) e nishanlli sakatit per te ndjelle dhe strehuar ne seline e “tij” banditet e 20 shkurtit.
    Ti president muti me kete qe po ben koken tende do te hash!
    I duhet me se-sben nje kurban mentorit tend.E ke kthyer presidencen ne cerdhe gjarperinjsh ,qe ty do te te gllaberojne,te parin.

    Reply to this comment
  2. inf February 15, 16:01

    Ish oficeri i Dikatures nishalliu i berish armikut çuruki i shqiptareve nji turp i pa pare mashtrus halabak i pa denje per nji detyre kaq fisnike i varur per se gjalli nga perbindeshsi salih i cili e vuri aty sa per emer se komandat i ben aty krye armiku i shqiptareve salih zeza.
    hiqi nishani hiqi se e ke mallin e sateme dhe te tyt teti ate ndertese o plere por harron se ti aty je i perkohshem me vota te vjedhura dhe te blera .
    Pika mu ne b.. se ne kembe e duar te ka ra o antikape.
    Ptyyyyyyyyy njeri pa moral e dinjitet je ti o vartes i nji Tradhtari

    Reply to this comment
  3. Naftetari February 15, 16:30

    Po cprisni nga mbeturinate regjimit te vjeter dhe te ri si ky monstra qe e quajme president.Shporreni nje sahat e me pare.

    Reply to this comment
  4. Edi me Mustaqe...... February 15, 16:30

    Ah, mor Dy Artanjane,
    tani u kujtuat per Gjashte DEKADAT ju?!

    Jo me Dy Standarde, or Tanër, jo!

    Edhe Kryeministria keshtu, tradite perbente, por ju shkuat e kontribuat vullnetarisht atje!
    Sikur ishte fjala per Te Shtunat e Enverit!

    U pa kjo pune tani, i erdhi radha Edit me Muska tani…!

    Prite kur te heqin fare edhe klonin e kufijve keta birbo te pluralizmit
    dhe t’i vej dem Kadareut edhe poezia “Qeni i Kufirit”!!!

    Reply to this comment
  5. Eli February 15, 17:00

    Nishan plehu qe nuke u bere nje here burre te dh…….mustaqet mbeturine e Sali kriminelit.

    Reply to this comment
  6. Jozi February 15, 17:17

    E LINI NISHANIN TE BEJ CTE DOJ SE ESHT GJYNA SE NJE DOR SI PUNON NJE KEMB JO DHE GJYSMA E TRURIT CA FAJ KA AI ??

    Reply to this comment
  7. mimoza February 15, 17:41

    Mund te rrinin edhe ca kohe, per te kursyer para, por nuk jane monumente kulture, thjesht jane kangjella qe u vune nga ruset se atje do te ishte ambasada RUSE. tHYEN QAFEN DHE E MOREN SHQIPTARET. KA NE TIRANE SHUME PAllate 60 vjecare, le ti shpallin Lame e Shkreli monumente kulture. Ata duan maTERIAL PER TU MARRE ME PUNE E PER TE SHARE KUNDERSHTARET DHE TI HYJNE NE QEJF EDI RAMES. PO NA DEL CDO GJE MONUMENT KULTURE. DO TE SHPALLIN EDHE SHTEPITE E TYRE NDONJE DITE.

    Reply to this comment
  8. nuri February 15, 17:42

    Perse more karagjoze, servile te peshtire kur Rama dhe ju se bashku nderhyte pa asnje projekt dhe leje tek rrethimi i kryeministrise nuk ishte skandal ?

    Reply to this comment
  9. Billy February 15, 17:45

    Po shteti, ku eshte shteti? Te shkoje INUK dhe ta ndaloje.

    Reply to this comment
  10. b.kanani February 15, 18:06

    Moj Nure e bukura nure do jesh i vogel por kryeministria nuk ka pasur rrethim ndonjehere ato pak kangjella i vuri nano kur ca kafsh te egra qe ruante berisha mesyne drejt saj.

    Reply to this comment
  11. Mark.uk February 15, 18:13

    Po mire kur Rama hoqi rrethimin pse nuk u ndiet more mercenar qe I thuani vetem se jemi ne mbrojtje te trashigimis kulturore.

    Reply to this comment
  12. Sokol Mani February 15, 20:03

    Po a u katandis ky komb me President Nishan Bujarin c’mund te presesh me…duhet ngjallur Wilson-i dhe ta zhbej kete komb rjepacak dhe pa asnje dinjitet !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  13. GRAMOZ February 15, 21:31

    OFICERI KOMUNIST BUJAR NISHANI NUK E DIN QE PRESIDENCA ESHTE MONUMENT KULTURE DHE PER CDO NDRYSHIM DUHET TE MERET LEJE MINISTRISE KULTURES,POR ESHTE SHTET RUMPALLE DHE NISHANI NGA OFICER NA KTHEHET NE URBANIST VAJ ME DET KY SHTET RUMPALLE..

    Reply to this comment
  14. nuri February 15, 21:48

    O kanan, o ka….. une jam kryeqytetas dhe jo hajdut bagtie.

    Reply to this comment
  15. lavdosh February 15, 22:00

    A e dine se heqja e rrethimit ka te beje me protestat e 20 shkurtit?
    Heqja e kangjellave do ta beje te lehte hyrjen e alabakeve te Berishes qe ti vene zjarrin Presidences
    Ne kete process digjen disa dokumente per te mbuluar korrupsionin e presidences dhe shpenzimet pa kriter te punimeve qe behen aty qe prej dites qe Jari u be resident i saj

    Reply to this comment
  16. Roni February 16, 02:21

    Te mbahen nen kontroll te rrepte te gjitha mjetet e firmes qe do kryejn punimet ne Presidence.Dukshem,Presidenca po kthehet ne bunker per protesten e 20 Shkurtit.Aty po futen armatim teper special dhe elemente te rrezikshem,terrorist qe do gelojne ate dite.Presidenca po kthehet ne nje ishull Kuban,i cili pasi do pergjaki protestuesit e vet,do strehohen aty si dikur me tankun tek PD,me shpresen se qeveria dhe policiia nuk mund te sulmojne ate se mund te akuzohen per grusht shteti.Pra eshte nje kurth i paster per nje skenar kriminal me pasoja te renda.SHIK po bashkpunon per suksesin e ketij skenari.Policia duhet te rrije tek trotuari 24 ore dhe te kontrolloj cdo mjet qe futet ne presidence dhe te filmohet gjithshka nga lartesite.Jo me kot kan vene edhe carcafet ne skela.Ka skenar!

    Reply to this comment
  17. Edi me Mustaqe...... February 16, 04:21

    Na ka zene frika, zoti President,

    se, del edhe zoti Islam Bedriu dhe na lajmeron me sms nga Blegjika qe ne Tirane do kris belxhiku vendçe,
    madje, se kush, shtoi se pasi te rrezojne prape shokun enver, apo shokun e ri enver, apo enveret e rinj, se s’e merr vesh me qeni te zone tani, pra pasi ta rrezojne enverin (qe kerkojne ta nderoje Paskal Meta-boliku, belxhikasit do ia mbathin vrapit dhe do mbajne frymen aty, ne Presidence!

    Dy Tanerit, te djegur nga tanket qe mori Berisha ne vitin e tij te Lavdishem (sipas Bedriut, gjithnje), i fryne kosit tend: bere mire qe i qetesove, se e kane edhe ndonje pune tjeter (jo vullnetare) per ta bere ata!

    Aman, doli edhe nje e vertete me kete rast: asnje Rilndas nuk e paske ne Kolektivin tend, se ndryshe do ta kishin keshilluar Tanin Double, te mos fliste para kohe!

    Reply to this comment
  18. sopiqoti February 16, 09:02

    Po cfar gjera te mira di te beje ky president qe asgje me shume nuk eshte se sa nje oficer trupe i ngritur ne pedestal me katapult nga Berisha dhe me miratimin e Rames kur pranoi ndryshimet ne Kushtetute.

    Reply to this comment
  19. miku May 16, 18:52

    Shiko mptresident eshte persona.kete ndofta me I mire
    per 28 vjete.pamvarsisht cur eshte nderture,ing puntoroet,shteti ka Arne ii shqiltarve.
    President Jo po presidency duet kishin paraqitutre kerkesen app pfrojektin e festaugrimite
    Ne mesh New york
    Ka ndertesa te rrethur bibloteka te mdha me parqe mbi Dy hemtar etj etj
    Kjo mund permisohet pa I dhene ngjyra ruse,,kineze,italiane,greke,turke,

    ;miku I mr.metes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*