Nishani: Historia tregon si janë ndarë kufijtë dhe jo dëshirat

Redaksia Online December 27, 2012 10:22

Nishani: Historia tregon si janë ndarë kufijtë dhe jo dëshirat

Në një intervistë televizive, presidenti Nishani ka folur për një sërë çështjesh me rëndësi për vendin. Kreu i shtetit ka folur edhe për ndryshimin e kufijve dhe deklaratat nacionaliste të Berishës. Në lidhje me bashkimin kombëtar mes shqiptarëve, Nishani tha se vetë historia e ka bërë një gjë të tillë.

Pjesë nga intervista

Kemi deklaratën e kryeministrit për bashkim kombëtar dhe atë për pajisjen me pasaporta të shqiptarëve kudo që janë. Janë këto deklarata elektorale apo ka edhe një konsultë ndërmjet kreut të qeverisë dhe kreun e shtetit?

Konsultë në çfarë drejtimi? Këtu nuk përcaktohen strategji të caktuara apo udhërrëfyes mbi të cilët duhet të ecin institucionet e një shteti. Unë besoj që askush nuk mund të thotë se është e parëndësishme që ne të diskutojmë për çështjen kombëtare, aq më tepër pikërisht kur shqiptarët janë kthyer në kontribuues të rëndësishëm të paqes në rajon. Shpesh thuhet bashkimi kombëtar dhe në fakt unë kam krijuar një bindje që në tërësi në analizat që bëhen ka një lloj dëshire për të ndryshuar pak sensin e deklaratave.

A do të ishte presidentin i republikës kundër një ndryshimi kufijsh në mënyrë të vullnetshme mes Shqipërisë dhe Kosovës?

Ndryshimi i kufijve nuk është çështje dëshire individësh apo e dy vendeve të ndryshme. Çështje e kufijve janë çështje të së drejtës ndërkombëtare dhe shikohen në një kontekst shumë më të gjerë. Historia tregon se si janë vendosur kufijtë, si janë trajtuar kufijtë, si kanë funksionuar kufijtë, kështu që ne nuk mund të shkojmë në një mënyrë kaq të ngushtë e kaq të ngurtë në mënyrën e interpretimit të ndryshimit të kufijve.

Redaksia Online December 27, 2012 10:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*