Nishani: Humbësi i zgjedhjeve të 23 qershorit të mos shihet si djall

Redaksia Online April 30, 2013 18:34

Nishani: Humbësi i zgjedhjeve të 23 qershorit të mos shihet si djall

Bujar Nishani ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me rektorë, pedagogë dhe studentë të universiteteve në vend, për të diskutuar me ta për zhvillimet më të fundit në vend dhe për sfidat që e presin atë.

Duke u ndalur tek zgjedhjet, presidenti Nishani apeloi që fushata të mos dominohet nga emocionet dhe retorika agresive.

“Zgjedhjet që do të zhvillohen në një vend demokratik mbeten të një rëndësie të vecantë jo vetëm ato të radhës. Ne jemi në prag të fushatës elektorale, si president dëshiroja që ju akademikët, studentët e pedagogët që jeni pjesë e elitës dhe që me opinionet qëndrimet e komentet duhet të udhëhiqni më tej proceset emancipuse të shoqërisë. Fushatat kanë një dozë të caktuar emocionaliteti, por nuk duhet të dominohen nga emocionet. Dozat e tepruara, retorika agresive vetëm prodhojnë fanatikë dhe fanatizëm, që mund të kthehen në problem për të gjithë.Zgjedhjet janë momenti i qytetarit që ushtron parimin e tij themelor për të përcaktuar si do qeveriset në mandatin e ardhshëm, kë beson më tepër, kush përfaqëson interesat e tij”, tha Presidenti.

Ndër të tjera, Nishani u shpreh se e drejta e ushtrimit të votës duhet të udhëhiqet nga principet dhe jo nga interesat e momentit.

“Ushtrimi i të drejtës së votës të mos udhëhiqet nga interesi i castit dhe i ditës, por nga principet. Kur të udhëhiqemi nga principet do kemi arritur një pjekuri shumë të lartë të shoqërisë. Shoqëria shqiptare ka evoluar në këto 20 vite, në gjykim, në veprim, në krijimin e perceptimit. Qytetarët shqiptarë meritojnë respektin, i cili jetësohet tek mënyra e sjelljes politike, institucionale dhe civile gjatë kësaj fushate. Ne si shoqëri meritojmë të matemi të vlerësohemi me këto parametra, të qënit në një shoqëri që vërtet të shkuarën e ka pasur me probleme, por ajo shërben për të rigjeneruar më shumë ambiciet. Ftoj të gjithë qytetarët të angazhohen në këtë sjellje civile”, tha ai më tej.

Nishani u shpreh më tej se, “Edhe për këto zgjedhje unë ndjehem optimist, optimizmin e kam të bazuar në analizën që ngrihet mbi realitetin”.

“Garancia më e madhe sot për imazhin e vendit dhe shoqërisë, për skalitjen e kulturës civile është pjekuria e qytetarëve shqiptarë”, tha Nishani.

Sipas kreut të shtetit në këtë zgjedhje nuk ka as fitues dhe as humbës. Ai u shpreh se, “Fituesi nuk është zoti, as humbësi nuk është djalli. Mazhoranca ka përgjegjësitë kryesore, të zbatimit të platformës qeverisës, por të gjithë së bashku të përcojmë mesazhin, të konsolidojmë sjelljen e respektit ndaj mekanizmave që udhëheqin zgjedhjet”, tha ai.

“Procesi zgjedhor ka mundësi të monitorohet, qenia pjesë e funksionimit normal të këtyre mekanizmave jo vetëm që është vlerë por edhe kulturë e konsolidimit të ligjit”, tha Nishani më tej.

Sfidë për Shqipërinë mbetet edhe procesi i integrimit, i cili sipas Nishanit duhet të jetë një proces i qetë, paqësor ku secili të marrë përgjegjësitë e veta.

Redaksia Online April 30, 2013 18:34
Komento

8 Komente

  1. xixa April 30, 18:40

    po pergatisin terrenin pas humbjes

    Reply to this comment
  2. joni April 30, 18:49

    ik ore pirdhu ti,,, ti ke votuar si cerr kaq ligje dhe komisione hetimi ndaj opozites dhe ske pasur asnje princip.Si ua kerkon te tjereve bnje gje te tille?

    Reply to this comment
  3. lorenc April 30, 19:33

    Humbesi jo.Por Berisha dhe servilet e tij po.

    Reply to this comment
  4. beni April 30, 23:17

    Epo kjo tregon se Sala do te dale humbes dhe kjo eshte dobesi z.Nishani, keshtu i sherbeni padronit tuaj? Pu pu pu sa turp !

    Reply to this comment
  5. BAY AREA Ca. May 1, 00:07

    Kapteri i Shkolles se Bashkuar Nishanlliu eshte optimist per zgjedhjet se mbeshtetet tek pjekuria e qytetareve. Qytetaret gjithmone te pjekur kane qene e jane, por cfare t i besh kungullit te seres qe nuk ka marre nje rreze dielli bashke me kungulleshken, qe nuk merren me votimet, por me kutite e VOTIMEVE, zanat i vjeter kane dore, vjedhin dhe te bejne edhe moral. Vete Kapteri e di kur fitoj para disa vitesh ne Kombinat si deputet. Nuk ka nivel, ky president kukull, t’u beje leksione rektoreve, petagogeve e stundenteve te universiteve, keta te fundit si kane begenisur dhe kane degjuar “prof. dok.” Kapterrin, e paskan ulur shume nevelin e tyre. I pari i shtetit i votuar me 74 vota, flet per nivel demokracie, kur nuk eshte perfaqesuesi i gjithe popullit. Shefi i tij Sali V.P. qe tani pa filluar fushata ka thene, qe opzites se tanishme do t’ua ngec ne fyt halat e ngjalave (m.gj.s. ngjalat nuk kane hala) por ka harruar NGJALEN qe do te haje vete. E di mire ai vendin ku do t’a haje, me 23 Qershor. Ka per te uleritur shume, por nuk ka per te pasur njeri afer me e ndegju, se secili nga bashkepunetoret e tij , kane hallin e ngjalave qe do te hane.

    Reply to this comment
  6. i May 1, 07:16

    HUMBESI I 23 qERSHORIT ( QE DIHET KUSH ESHTE ) DUHET TE SHIHET ME SHUME SE NJE DJALL.
    Dhe pikerisht per kete te gjithe djajte duhet te futen ne shishe.
    Ti president je nje p….. e djallit te madh.

    Reply to this comment
  7. lani May 1, 09:05

    Po e moren komunistet e mori djalli punen ne dore. Per 55 vjet u vrane 5150 njeres per politike, u burgosen rreth 9700. Ne PS jane gjithe bijte e bllokmeneve , fillo nga nipi i Spiro Kolekes, biri i Xhelilit dhe Myslymit.

    Reply to this comment
  8. eleminatoret e dt 23 May 1, 09:24

    O Jari flet kaluar tani se ste leviz suma nga karrikja,por ne te tjereve qe do na hane te gjalle

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*