Nishani i akordon Azem Hajdarit Urdhrin e Flamurit

Redaksia Online March 11, 2013 15:33

Nishani i akordon Azem Hajdarit Urdhrin e Flamurit

Presidenti Nishani ka nderuar me Urdhrin e Flamurit (pas vdekjes) ish-liderin e dhjetorit, Azem Hajdari.  Në ceremoninë solemne të mbajtur me këtë rast, i cili është zgjedhur pikërisht në ditën që shënon përvjetorin e 50-të të lindjes së Hajdarit, ishin të pranishëm bashkëshortja e tij, Fatmira Hajdari, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli etj. Gjatë ceremonisë, presidenti Nishani vlerësoi figurën e Azem Hajdarit, i cili sipas tij ishte një individ që bëri histori.

“Azem Hajdari ishte njeriu i duhur, që erdhi në vendin e duhur, në kohën e duhur, me talentin, zotësitë, energjitë, përkushtimin e duhur, për të bërë punën e duhur me rendimentin dhe suksesin e duhur. Azem Hajdari ishte nga ata individë tepër të rrallë që historinë nuk e tregojnë, as nuk e shkruajnë, as nuk e ndryshojnë, por me vullnetin e tyre të jashtëzakonshëm, me sakrificat e tyre sublime, historinë e bëjnë. Azem Hajdari ishte shembulli i rrallë kur një individ i vetëm është në të njëjtën kohë, bartës, shprehës dhe ekzekutues i vullneteve të të gjithë të tjerëve. Azem Hajdari ishte gjithashtu rast i dukurisë së çuditshme, kur një njeri i vetëm ndihmon të gjithë të tjerët më tepër se të gjithë të tjerët një njeri të vetëm”.
Në motivacionin që shoqëron Urdhrin e Flamurit thuhet se nderimi për Hajdarin bëhet “Për kontributin e jashtëzakonshëm e të pamohueshëm dhënë gjatë drejtimit të Lëvizjes Studentore Shqiptare ‘90-‘91 në shembjen e sistemit diktatorial; për fitoren e pluralizmit politik dhe të parimeve të lirisë e të demokracisë, si dhe për vetëmohimin si politikan e deputet deri në sakrificën sublime në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më të shquara atdhetare, duke mbetur përjetësisht i gdhendur në kujtesën historike të kombit shqiptar”.

Redaksia Online March 11, 2013 15:33
Komento

3 Komente

  1. Vezhguesi March 11, 16:29

    Azem Hajdari ishte gjithashtu rast i dukurisë së çuditshme, kur një njeri i vetëm ndihmon të gjithë të tjerët më tepër se të gjithë të tjerët një njeri të vetëm.

    Kete mund ta thote vetem nje njeri idiot 24 karat.

    Reply to this comment
  2. mitro March 11, 18:10

    I mjeri ti o handikap.Azemi ishte nje rrugac i rendomte ,nje mafioz,nuk ka mbetur njeri ne vend pa e ditur se pse u vra Azemi dhe cila klike e asgjesoi ,jo per demokracine por per pislleqet dhe kontrabanden e naftes dhe armeve.Mbase duhej te thoje eshte i vetmi qe gjeti ate cfare kerkonte ne klasen politike shqiptare kuptohet ne pjesen mafioze dhe antikombetare te saj.

    Reply to this comment
  3. Niko Maloku March 11, 21:39

    Fjalimi i Sali Berishes ne gusht 1995 kur playboy Azem Hajdari ishte ne krah te greves se urise se asaj kohe:

    “Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë, ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari, si Rita Marko se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës. Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon. Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit…”
    Pra, cili ishte Azem Hajdari, ai i 1995 apo i sotmi ? Jo vetem ai, por 90 per qind e atyre qe pretenduan se luftonin per demokraci rezultuan te jene horra, hajdute, kontrabandiste, atdheshites dhe imorale, me nje fjale, ishin dhe mbeten Llumi Kombetar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim