Nishani i kthen Kuvendit aktin për “Nëpunësin Civil”

Redaksia Online November 8, 2013 14:42

Nishani i kthen Kuvendit aktin për “Nëpunësin Civil”

Presidenti Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Aktin Normativ per “Për disa ndryshime në ligjin nr.  152/2013 “Për nëpunësin civil””. Përmes një dekreti të posaçëm, kreu i shtetit i ka rikthyer aktin e kaluar disa javë më parë në Parlament këtij të fundit, ndërsa u është drejtuar me një letër sqaruese deputetëve

“Me anë të dekretit nr. 8383, datë 8.11.2013, në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani, ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, ligjin nr. 161/2013 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr.  152/2013 “Për nëpunësin civil””- bën të ditur faqja zyrtare e Presidencës.

 

Letra e Nishanit

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 161/2013

“Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”””

Të nderuar deputetë,

Në seancën plenare të datës 17 tetor 2013, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 161/2013 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”””.

Ky ligj është paraqitur për shpallje më datë 21 tetor 2013. Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës, kam vlerësuar se ky ligj duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, mbështetur mbi arsyet dhe argumentet e poshtë përmendura.

Arsyeja kryesore për të cilën vendosa të mos e shpall këtë ligj dhe t’ia kthej Kuvendit për rishqyrtim, bazohet në respektimin e parimit shumë të rëndësishëm të hierarkisë së normës juridike. Si akt me fuqi juridike të posaçme, ligji zë vendin më të lartë (pas Kushtetutës) në hierarkinë e akteve ligjore, ndaj si i tillë ai duhet ndryshuar apo shfuqizuar vetëm nëpërmjet një ligji tjetër, dhe aspak, në gjykimin tim, nëpërmjet një akti normativ. Krijimi i precedentëve të tillë, do të vinte në pikëpyetje rendin juridik dhe shtetin e së drejtës.

Në këto kushte, një akt normativ i qeverise, pra i njerit prej pushteteve nuk duhet që të modifikoje apo ndryshoje një ligj i cili është miratuar me shumicë të cilësuar, po ashtu nuk mund të shprehet rreth çështjeve të hyrjes apo jo në fuqi të një ligji kaq specifik si ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të miratuar në maj me konsensus të gjërë parlamentar.

Neni 101 i Kushtetutës së RSH, në vlerësimin tim, duhet interpretuar stricto sensu, pra vetëm si përjashtim, i cili i jep Këshillit të Ministrave të drejtën për të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për të siguruar marrjen e masave të përkohshme. pasi vetë masat që parashikohen në keto akte normative duhet të jenë të përkohshme. Gjithesesi,edhe në rast se një ligj rishihet me anë të një akti normativ të Këshillit të Ministrave, mbetet taksative detyrimi i këtij të fundit të vrojtojë plotësimin e 3 kushteve: nevoja, urgjenca dhe marrja e masave të përkohshme.

Plotësimi i këtyre 3 kushteve duhet te jetë kumulativ pasi mungesa e plotësimit të qoftë të njerit prej tyre, e kthen nderrmarjen e një akti normativ nga Qeveria në një veprim antikushtetues.

Nëse do ti hidhej një vështrim përvojës së vendeve të tjera, lehtësisht do të vërehej se aktet normative nxirren për të përballuar situata konkrete të cilat kërkojnë një ndërhyrje legjislative të enjëhershme apo kur ka boshllëk ligjor i cili duhet plotësuar po në mënyrë të menjëhershme.

Në rastin konkret, Këshilli i Ministrave për të ndyshuar ligjin .152/2013, “Për nëpunësin civil”, përdori instrumentin e aktit normativ, duke iu referuar nenit 101 të Kushtetutës se Republikës dhe duke paraqitur një situate emergjence dhe nevoje. Në gjykimin tim si President i Republikës,

 

 

Këshilli i Ministrave gjatë kohës që kishte në dispozicion, duhej dhe duhet të përgatiste dhe nxirrte aktet nënligjore në zbatim të ligjit nr.152/2013, dhe jo të vinte në pikëpyetje qëndrushmërinë e ligjit duke e ndryshuar me akt normativ. Veprim ky që rezulton të jetë në shkelje të pikës 2 të nenit 81 të Kushtetutës, i cili ndër të tjera sanksionon se ligji për statusin e funksionarëve publikë, bën pjesë në grupimin e ligjeve që duhen miratuar me një shumicë të cilësuar prej tre të pestave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

Akti normativ që ka fuqinë e ligjit dhe që nxirret nga Këshilli i Ministrave, kur miratohet nga Kuvendi sic eshte ky me dt 17 tetor 2013, shëndrrohet në ligj, pra bëhet ligj jo vetëm në kuptimin material por edhe atë formal, ndërsa para miratimit nga Kuvendi, është thjesht një ligj në kuptimin material. Dallimi midis aktit normativ me fuqi ligjore dhe ligjit, qendron vetem në proceduren e ndryshme të ndjekur për miratimin e tyre, ndërsa nga pikepamja e përmbajtjes nuk ka asnje ndryshim mes tyre.

Ky akt normativ pasi u miratua me 17 tetor nga parlamenti, mori fuqinë de iure e një ligji, pra fuqia që ligji gëzonte në mënyrë të përkohshme, me miratimin nga Kuvendi të aktit normativ u be një fuqi e përhershme, pavaresisht afatit 6 mujor që është lënë për shtrirjen e efekteve të ligjit. Për më tepër, akti normativ modifikoi dispozitat kalimtare te një ligji të miratuar me konsensus të  gjërë të paleve.

 

Të nderuar deputetë,

Në rastin e miratimit të aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil””, vlerësoj se është shkelur edhe pika 4 e nenti 84 të Kushtetutës e cila parashikon marrjen e pëlqimit nga Presidenti i Republikës për hyrje në fuqi menjëherë të ligjit i cili miratohet për të përballuar një masë të jashtëzakonshme apo në rast nevoje e urgjence. Fakti që Presidentit të Republikës nuk i është parashtruar një kërkesë e tillë, provon se miratimi i aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr.5, datë 30.9.2013, i Këshillit të Ministrave, nuk ishte aspak një masë e jashtëzakonshme, një rast nevoje  e urgjence.

Por pyetja normale lind: a është paraqitur raporti që përligj shpenzimet financiare mbi buxhetin e shtetit dhe gjendjen ekonomike financiare? A është zgjidhje e drejte dhe e duhur shtyrja e efekteve të ligjit edhe për 6 muaj, nderkohe që kemi një ligj i cili tashme ka 7 muaj që eshte miratuar në parlament dhe ka hyre në fuqi që prej një muaji? A mund të jete argument i vlefshem “koha e pamjaftueshme për të bere rregullime ligjore” ndaj një ligji i cili eshte i  miratuar jo me larg se para 7 muajsh dhe diskutimet mbi të cilin kanë vazhduar mbi disa vite  madje të mbeshtetura dhe nga asistenca e partnerëve tanë ndërkombetarë?!

Me besim se do të kem mirëkuptimin tuaj në rishqyrtimin e këtij akti,

Me respekt,

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

 

Redaksia Online November 8, 2013 14:42
Komento

18 Komente

  1. Ardit November 8, 14:51

    Shum mir e beri se mos hoqen njerez nga puna kta, gjith administrata vazhdon normalisht. Vazhdoni punoni me zagaret e berishes. Kishit dy muaj koh te hiqnit ata te cilet zun vendet e atyre qe i flaken ne rrug, duke shfrytezuar kete boshllek ligjor. Nuk e bet. Tani rrini e hani mut.

    Reply to this comment
  2. Ky president pa takat! November 8, 14:51

    Ky president I zgjedhur nga Parlamenti I Leshit, duhet te ike per Lesh, sepse ne te vertete ka shume lesh si nen hunde ashtu edhe mbi hunde (d.mth. trute I ka si leshko).

    Reply to this comment
  3. politikani November 8, 15:00

    Se kuptoj si lejne akoma kete sakat qe eshte turp per Shqiperine

    Reply to this comment
  4. Gramoz November 8, 15:22

    NISHANI TREGOI FYTYREN E TIJ DHE ESHTE VEGEL GJORE E BERISHES ,KU MAZHORANCA E SOTEM ESHTE KONSENSUALE DHE E KANE VOTUAR 1 MILION VOTUES SHQIPETARE ,NE SISTEMIN E DREJTESISE NUK ESHTE BERE ASNJE REFORME KUR KEMI GJYQTARE TE KORUPTUAR,TE PAAFTE DHE QENDROJNE NE SISTEMIN E DREJTESISE DHE NUK LUFTOHET KORUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUARE NE ISH QEVERINE BERISHE ,QEVERIA RAMA TE VAZHDOJE LUFTEN KUNDRA KORUPSIONIT DHE TE NGRERE BYRONE FEDERALE TE HETIMEVE ..KETA GJYQTARE TE KORUPTUAR PO MBAJNE PENG SHQIPERINE PER 22 VJET TE ECE PERPARA ..

    Reply to this comment
  5. meço k. November 8, 15:31

    kete duhet ta ket kap aq keq berisha sa s’ka ku leviz fare. ky tutkun eshte vetem :lepe,peqe!

    Reply to this comment
  6. raimond vlonjati November 8, 15:36

    Ky Presidnet thote qe :…te mos vihej ne dyshim qendrushmeria e ligjit, por te nxireshin ne fillim aktet nenligjore dhe pastaj te dilte ky akti normativ

    Por sipas meje nqs Ligji ka prodhuar deri tani konflikt atehere vihet ne dyshim qendrushmeria e ligjit, se qenka ligj mos -funksional
    , dhe nuk ka nevoje te nxjerresh nenligje, por nxjerr direkt aktin normativ dhe e con ne Parlament

    Tani , duhet qe Qeveria ta coje ne gjykate Kushtetuese kete akt normativ, dhe nqs Gjykata Kushtetuese e thote :….. qe nuk ka shkelje te kushtetutes nga ky akt normativ …..:

    -Atehere parlamenti te mblidhet dhe te votoje per shkakrimin e ketij presidenti

    Reply to this comment
  7. Tarrasi November 8, 15:39

    A mundet se si Presidenti i Repuplikes z Nishani dekretoje ligjin pr KQZne ku kompozimi i KQZse ishte votuar me 216 vota dhe KQZne e re pa konsensus u votua me 71 vota kure Kodi Zgjedhor e thote qarte se KQZ duhet te votohet me me shumice te cilesuar.
    Une nuk deshiroj te hyj ne terma juridik por operimi me dy sandarte i Pesidentit te Repuplikes bie ndesh me pozicionin e Presidentit sipas Kushtetutes se Shqiperise garanton unitetin e popullit. Operimi nga ana e Presidentit te dy sandartet a garantojne unitetin e popullit.
    Do i sugjeroja shumices parlamentare qe te bashkoje aktin e fundit te Presidentit te Repuplikes
    me mbledhjen e krereve te institucioneve kushtetuese pas zgjedhjeve duke perjashtuar Avokatin e Popullit i zgjedhur ne ate post me propozimin e mazhorances aktuale por qe eshte votuar me shumice te cilsuar nga Parlamenti por per z Nishani(Mehmeti) ishte perfaqesues i pushtetit te ri . Bashkimi i ketyre dy akteve qartesisht ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise por edhe te tjera veprime qe shtypi i ka trajtuar kohet e fundit si antikushtetuese nga ana e Presidentit te Repuplikes per te filluar proceduren e shkarkimit te z Nishani nga posti i Presidentit te Repuplikes se Shqiperise detyre qe per hire te se vertetesnuk e ka marre si pasoje e kontributit por te fshirjes se kepucve z Berisha per te mos thene me shume pasi fyej pozcionin e Presidentit te Repuplikes se Shqiperse pasi per personin ne fjale cfardo te thuash nuk e fyen nje moster te tille.

    Reply to this comment
  8. LUL SMERLAPI November 8, 15:58

    bannjani letrat gati kti sakat e hiqeni prej aty se keni 85 kokrra e te shkojne e te punojne ne lazarat se atje ka rrenjet e tija ùmustaqe miu

    Reply to this comment
  9. Shpatar... November 8, 16:02

    Megjithate parlamenti ka detyrën kushtetuese ta lexojë letrën e Sali Nishan presidentit dhe tja rikthejë ligjin duke ndryshuar presjen,ne fjalinë e fundit dhe vendosur pikpresje! Sepse parlamenti, sipas gjykimit tim, ka të drejtë dhe qeveria e Berishes duhej të kish bërë aprovimet per ligjin ne fjalë, gje qe nuk e ka berë! Perse? Sepse dinte që ne të gjitha rrethanat administrata e vendosur politikisht prej saj ne masën 99.99 perqind do të largohej. Presidenti do ripres serish ligjin dhe do ta miratojë,sipas kushtetutës! Duhen ndryshime drastike ne administrate, ju të Rilindjes,ndryshe dhe ju do të largoheni para kohe!

    Reply to this comment
  10. ra ta si November 8, 16:03

    dua ti uroj gjithe komunistet shqiptare per 72 vjetorin e themelimit te PKSH.uroj edhe ish anetaret sal dhe jar qe po vazhdojne ta kryejne me sukses cmontimin e gjoja te djathtes. urime dhe fitorja do jete e popullit te varfer.

    Reply to this comment
  11. Skender November 8, 16:05

    Dekret i mbushur me gabime drejtshkrimore, pale gabimet e tjera. Bravo President.

    Reply to this comment
  12. Vëzhguesi F. November 8, 17:37

    PO PSE ÇFARE PRISNI NGA BUJAR NISHANI?!!!

    Per te gjithe ata qe mund te habiten sado pak nga ky dekret i Nishanit.
    Bujar Nishani, nje ish ushtarak i rendomte, qe, per shkak te defekteve te tij shendetsore, u largua nga ushtria dhe iu fut politikes, nuk eshte gje jeter veçse nje marionete e politikes.
    Nje gjysem president i zgjedhur me gjysmen e votave te parlamentit dhe vetem te nje force politike, na shet dengla dhe na tregon se per nje akt normativ duhen tre te pestat e votave.
    Bujar Nishani kaq ka ne dore dhe kaq ben.
    Kete detyre i ka dhene partia e tij, besnik i se ciles do te mbese deri ne fund te jetes.
    Por po e lane te zbatoje porosite dhe urdherat e e Sali Berishes duke shfrytezuar postin qe mban, i lumte palla e paralizuar.
    Ky duhet te largohet menjehere nga ajo karrike qe mban.
    E para se nuk ka humbur pazari per gjelpera dhe ka burra me te mire se ai qe te zene ate karrike dhe jo me 71 vota te vjedhura.
    E dyta se eshte i paafte fizikisht dhe per shkak t kesaj paaftesie eshte larguar nga ushtria, se ndryshe duhej te pergjigjej se pse ka shkelur ligjin si ushtarak dhe eshte marre me politike.
    E treta ka shkelur kushtetuten duke favorizuar partine e tij, ne rastin e cenimit te nje prej institucionet e perhapjes se FA, siç eshte SHQUP-i, duke kunderfirmuar nje vendim politik, pa firmen e titullarit prgjegjes , shefit te Shtabit te Pergjihshem..
    Perfundimisht eshte nje partiak fanatik dhe i ndyre qe nuk ndryshon dot. Po te hedh kandidaturen e tij per president ne popull, nuk merr sa 2 perqind te votes se popullit.

    Reply to this comment
  13. A. Hitaj November 8, 21:11

    Shume bukur z. President me pelqen gjykimi juaj per aktin normativ qe nuk mund te ndryshoje nje ligj. Atehere perse mazhoranca e djeshme ndryshoi ligjin nr 10142 te pensioneve te ushtarakeve me nje akt normativ. A duhte qe ju tani te merni inisativen per ta shfuqizuar aktin normativ qe shfuqizoi ligjin e mesiperm. A eshte e drejte qe ju te keni per te njejtin problem gjykime te ndryshme. JO. Atehere beje dhe nje gjykim te tille per aktin normativ te ushtarakeve. Presim .

    Reply to this comment
  14. geg hyseni November 8, 22:04

    Mazahoranca e 23 Qershorit nuk mund te beje asnje hap drejt RILINDJES, mbi bazen e se ciles mori edhe besimin e shprehur ne mbi nje milion vota popullore, pa marre nismen ligjore per shkarkimin urgjent te Presidentit kukull, te prokurorit te pergjitheshem servil dhe vegel e mafia-berishizmit, te anetarve te K.SH.Civil etj…institucione qe e kan cuar ket vend ne gropen e zeze te Europes.

    Reply to this comment
  15. Daullja November 9, 04:55

    Presidenti i leshit vetem t’i beje lesh punet, di. Pa le po perdorka edhe nje shqipe evropiane qe kerkon fjaloret prane. I pjerdhsha ne mustaqe!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*