Nishani: Institucionet shqiptare vullnet për të luftuar krimin e organizuar

November 5, 2014 15:10

Nishani: Institucionet shqiptare vullnet për të luftuar krimin e organizuar

 

Presidenti Bujar Nishani u takua me Prokurorin Kombëtar të Antimafias Italiane, Franco Roberti i cili viziton vendin tonë me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

 

Zyra e shtypit bën të ditur se Kreu i Shtetit, në vlerësim të punës dhe arritjeve të Institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Llalla, shprehu vullnetin në tërësi që ekziston tek institucionet shqiptare për të luftuar krimin e organizuar.

 

Njëkohësisht me këtë vlerësim, Presidenti Nishani kërkoi mbështetjen e Prokurorit Kombëtar të Antimafias Italiane, të institucioneve ligjzbatuese të shtetit Italian për vijuar dhe forcuar bashkëpunimin e deritanishëm me institucionet ligjzbatuese në Shqipëri si dhe në dhënien e asistencës për rritjen e kapaciteteve të prokurorëve shqiptarë, çka gjeti miratimin e plotë të Prokurorit Roberti.

 

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin qëndrim se çelësi i suksesit në luftën ndaj krimit të organizuar, mafias dhe krimit në tërësi është bashkëpunimi efikas i institucioneve ligjzbatuese si dhe harmonizimi sa më i mirë i kuadrit ligjor midis dy vendeve tona.

November 5, 2014 15:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim