Nishani: Jo barriera ndaj emigrantëve

November 13, 2015 20:38

Nishani: Jo barriera ndaj emigrantëve

Kreu i shtetit, Bujar Nishani priti në presidencë ombusmanët e vendeve të Evropës, të cilët janë mbledhur në Tiranë në kuadër të konferencës “Garantimi i të drejtave të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare”.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Nishani iu referua krizës së emigrantëve dhe iu kërkoi ombusmanëve që rekomandimet e tyre të përfshijnë edhe shkaqet që detyrojnë qytetarët të lënë vendet e tyre:

“Dëshiroj të theksoj në pikëpamjen time se, po aq e rëndësishme sa ndihma për të kaluar momentet e para, është edhe analiza, vlerësimi dhe rekomandimi jo vetëm për të identifikuar, por edhe për të kuptuar arsyen se pse këta njerëz largohen në mes të një traume jo vetëm fizike, por më së shumti psikologjike”.

Sipas kreut të shtetit, zgjidhja nuk duhet të shihet te ngritja e barrierave për të penguar emigrantët, por tek bashkëpunimi për t’u ofruar atyre mbështetje.

“Do të ishte e vështirë të besohej një zgjidhje e drejtë, reale dhe fondamentale përmes barrierave që do të ngrihen, barrierave përmes mureve, barrierave që ngrihen në det, pa pasur një analizë një platformë dhe një strategji të dimensionit politik, social dhe njerëzor”, u shpreh Nishani.

Presidenti ndau bindjen se rekomandimet do të reflektojnë në politikat e vendeve evropiane për krizën e emigrantëve.

November 13, 2015 20:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*