Nishani kritika Adriatik Llallës

January 29, 2016 16:24

Nishani kritika Adriatik Llallës

Presidenti i Republikës Bujar Nishani beson se një tryeze politike është nje hallke e nevojshme qe aktoret politike te miratojnë me konsensus ndryshimet kushtetuese ne lidhje me reformën ne drejtësi. Ne nje interviste per Vizion Plus, kreu i shtetit beson se kjo reforme do te miratohet nga parlamenti ne pranverën e këtij viti, ndërsa shpreh vullnetin per te ndërmjetësuar dialogun mes palëve.
Por kur flitet për sistemin e drejtësisë, kreu i shtetit ka rezerva per mënyrën si funksionon ky sistem sot, per nivelin e pandeshkueshmerise, duke theksuar se Prokuroria duhet te beje shume me tepër ne lidhje me hetimin e korrupsionit tek zyrtaret e larte apo hetimin e krimit te organizuar.
Pak dite me pare presidenti i Republikës njoftoi se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese per ligjin e pronave, por ketë hap ende nuk e ka hedhur, pasi ende nuk është bere botimi i tij ne Fletoren Zyrtare.
E ne lidhje me ketë çështje, kreu i shtetit u është përgjigjur edhe akuzave se vete ai ka konflikt interesi per ligjin e pronave. Sipas tij, akuzat i ngjajnë luftës se klasave. Ne intervistën per Vizion Plus kreu i shtetit përshëndet edhe ngritjen e Komisionit per Reformën Zgjedhore dhe inkurajon klasën politike qe te zbatojnë sa me shpejt rekomandimet e OSBE-ODIHR.
January 29, 2016 16:24
Komento

2 Komente

  1. Media e lire, January 29, 18:48

    BOLL ME RETORIKA.
    Populli shqiptar eshte i velur me oratoria,teoria,keshillime, sugjerime,apo hipoteza, shqiptaret duan veprat per c’do lloj retorike.Zotin Fule, e haruat kur ju tha,: politikanet e shqiperise kane shume retorika.

    Reply to this comment
  2. MH January 30, 12:55

    Kulmi i hipokrizise demokratike!
    Teatri politike me personazhe te Berishes.
    Dy dashamiresit e Berishes japin spektakel per ceshtje madhore,sic thoshte dhe vete Berisha,thelbesore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim