Nishani lajmëron se ka marrë një titull nderi në Libohovë

August 18, 2013 15:04

Nishani lajmëron se ka marrë një titull nderi në Libohovë

Libohova ka nderuar sot me titullin “Nderi i qytetit”, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Në festën e përvitshme tradicionale të Libohovës, në praninë dhe entuziazmin e qindra qytetarëve nga Libohova dhe zonat përreth, ky titull iu dorëzua Kreut të Shtetit nga Kryetari i Bashkisë, Altin Çomo me motivacionin “Personalitet i shquar libohovit, me vlera dhe kontribute të veçanta si ministër reformator në disa qeveri, President i Republikës, atdhetar dhe diplomat, politikan dhe burrë shteti”.

Emocioneve personale të origjinës familjare, Presidenti Nishani u bashkëngjiti në fjalën e mbajtur në këtë festë edhe evokimin e vlerave identike, historike e kulturore të Libohovës, vlera që e kanë pasuruar identitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Sot kjo qytezë më ndez edhe më forcon krenarinë, krenarinë e të parëve të mi, të gjyshit tim, të stërgjyshit tim, të katragjyshit tim, që u lindën dhe u rritën në këtë tokë të bekuar, më jep më shumë krenari për rrënjët e mia të hershme, për atë identitet të rrallë, që ka Libohova dhe libohovitët  e që ka pasuruar përherë identitetin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Është pikërisht ky identitet që do të arrijë ta drejtojë sa më mirë e do ta dërgojë sa më shpejt e me sa më pak dëme, rrugëtimin tonë kah integrimit me shpirtin dhe kulturën e Europës, ashtu shtruar, qetë, i ngulitur në mishin dhe gjakun e njerëzve përgjatë historisë së këtij vendi, siç kanë ditur të ecin gjithmonë libohovitët. Ndaj, le t’i kultivojmë dhe ripërtërijmë shpirtërisht e praktikisht traditat tona, me bindjen se shpërblesën prej tyre do ta kemi të sigurt e të shëndetshme në gjithë rrugën e jetës sonë individuale e kolektive si komb” – u shpreh Presidenti Nishani.

E ndërsa shprehu një vlerësim të lartë për familjen e madhe themeluese të Libohovës dhe veprën e  vëllezërve Mufit, Eqerem dhe Ajet Libohova, dhe kontributin e libohovitëve për çështjen kombëtare, Presidenti i Republikës nënvizoi edhe qëndrimin antikomunist të Libohovës.

“Përpara se thundra e përbindshme e komunizmit të binte ashpër mbi lëvizjen e Kelmendit, apo kryengritjen e Postribës, ka rënë   këtu në Libohovë që në verën e vitit 1943  duke vrarë 104 burra e të rinj. Libohova ishte kështjella e fundit antikomuniste në Shqipërinë e jugut, pasi ishin pushtuar të tjerat”, – nënvizoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Nishani renditi në fjalën e tij vlerësimet edhe për një sërë personalitetesh të lindur në “Qytetin e Kadilerëve”, siç njihej ndryshe Libohova në gjysmën e parë të shekullit të XX, si ish kryebashkiakun e Tiranës Abedin Nepravishta që së bashku me arkitektin italian Brasini hartoi dhe zbatoi planin rregullues të kryeqytetit, Arshi Pipën me veprën e tij voluminoze politike, letrare dhe filozofike, Branko Merxhanin, sociolog, gazetar e filozof, Sabiha Kasimatin, të parën shkencëtare femër në Shqipëri, Nexhmije Zaimin, gazetare e “Zërit të Amerikës”, e plot të tjerë libohovitë që lanë gjurmë në historinë e Shqipërisë.

Duke përmendur edhe rrëfimin e Bajronit për vajzat e bukura dhe gjellët e shijshme libohovite, Presidenti Nishani solli në vëmendje vlerat turistike të Libohovës, pasuritë natyrore dhe monumentet historiko- kulturore, dhe sidomos traditat e shkëlqyera të libohovitëve, të cilat përbëjnë atë identitet origjinal, që i dallon ato nga njeri tjetri në epokën e globalizmit.

“Në betejën për t’i ruajtur këto thesare, që po asimilohen nga prirja e përbotshme për t’u tretur në botën e modës, unë them me bindje se Libohova dhe libohovitët kanë dalë fitimtarë duke ruajtur zakonet më të mira të të parëve të tyre dhe sigurisht, duke u dhënë atyre një shkëlqim të ri”, – deklaroi Presidenti Nishani.

August 18, 2013 15:04
Komento

11 Komente

  1. labi August 18, 15:13

    “Personalitet i shquar libohovit, me vlera dhe kontribute të veçanta si ministër reformator në disa qeveri,atdhetar dhe diplomat, politikan dhe burrë shteti”,duhet te na shkruajne dhe te na tregojne se kur eshte treguar i tille z.nishani,per kunderpergjigje une mund te sjell rastin e fundit:Agimi i Arte ne Himare beri nje shpallje”lufte”,NUK KEMI PARE APO DEGJUAR ASNJE REAGIM TE VETEM SI NGA PRESIDENTI(nishani) APO NGA ZYRA PER SHTYP E TIJ,POR KUR U AKUZUA PER TJETERSIM DHE ABUZIM ME PRONEN E USHTRISE NA REAGUAN MENJEHERE,KY ZOTERI SIPAS MEJE NUK E MERITON ATE TITULL.

    Reply to this comment
  2. Alda Jeholli August 18, 15:24

    N’ate bote qe do vemi…dumb e dumb e dumbaba…eshte gjarperi sa demi…dumb e dumb e dumbaba…Libohovitet i bejne reklame vetes me kete teveqel….

    Reply to this comment
  3. pelivan August 18, 15:26

    Oooo more Milet!

    Nese megjithemend Nishani,
    hykerka ne radhe me burra!
    Me mos mbet kemb’ shqiptari,
    Ja i pafsha me dy furka.

    Reply to this comment
  4. zekthi August 18, 15:30

    Me qendrimet dhe veprimet qe po ben dhe me kete dekorate qe merr ne Libohone , ky sekretari i Berishes, po ben dorezimet e zyres ku e ka vendosur saliu.
    Kane planifikuar qe Lulin ta çojne ne ” zyrat e reja ” dhe saliu me Nishanin te rrine ne te vjetrat. A nuk i ktheu pergjigje atij te riut qe e luste te mos japte doreheqien Saliu.
    Te premtoj-i thoshte – se une nuk e leshoj karriken dhe zyren qe kam.
    Lulit do t’i gjeje nje zyre tjeter si kryetar i PD-se.
    Prandaj vepruan me Nishanin per SHQUP-in

    Reply to this comment
  5. rebeli August 18, 15:39

    Po Avni Rustemi nga ka qene?

    Reply to this comment
  6. pelivan August 18, 16:11

    Per z. Rebeli….

    Pyeti zotni Rebeli…
    Gjegjet Bujari idjote :
    – Avniu ish kremineli,
    Esati ish patriot (!)

    Reply to this comment
  7. andromeda August 18, 16:34

    Sa para ka hedhur ky ne Libohove, se ate titull vetem me ate menyre e merr, e jo per merite.

    Reply to this comment
  8. Tani August 18, 18:40

    Mos e nxrirni me kete PLEHRE. Perfaqeson nje grup kriminal.Zvarritet me raport mjeksor.

    Reply to this comment
  9. shamikuqja August 18, 19:02

    TE DHJEFSHA NE TE O PSIKOPAT O BUDALLA IDIOT INVALID

    Reply to this comment
  10. nick August 19, 08:48

    edhe Anshtajni nga Libohova ishte,edhe Mato Gruda,Pinxho Kapella dhe filozofi i pazbuluar akoma,Kaqo Kaqoli.Me gjithe (Pa)Nishanin behen 3 milione libohovite antikomuniste te shquar

    Reply to this comment
  11. studenti August 19, 13:59

    Mustaqeliu yne eshte burre shteti, nder filokomunistet qe ka nxjerre qyteti,eshte ai qe duhej ne kete lloj pushteti,se di te thote: poshte mbreti, rrofte mbreti, di t’i fshehe prapesite pas çdo dekreti.Ai ka dhene prova ne disa ministri,me sekseret e xha Salos duke bere orgji, mes vjedhjeve, vrasjeve, seksit e droges dhe kenaqesise qe kembet i bien kokes.Ai kavetem vlera te perkohshme se fama e tij eshte e perlotshme, sepse xha Salo me vrerin dhe helmin,ç’eshte e mire sot, neser i ve shqelmin.Mustaqeliu eshte:beme baba te te ngjaj,ndaç si babedulla,ndaç salberihaj,eshte e njejta moster,qesh e qaj,qesh sa here nenshkruan dekretet,qane kur xha Xha Salos i bien breket.Portreti i tij eshte interesant,siç i thone fjales me nam e nishan, gjendet vetem ne Alzauristan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin