Nishani: Ligji i ri i Pronave cënon integrimin në BE

March 26, 2016 17:18

Nishani: Ligji i ri i Pronave cënon integrimin në BE

Ligji i ri i Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, i miratuar nga qeveria Rama, po vë në dyshim vokacionin europian të Shqipërisë. Presidenti i Republikës, me këtë deklaratë të fortë në një intervistë për Televizionin Klan, përcjell edhe shqetësimin e autoriteteve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, pas vizitës së tij zyrtare në Strazburg.

“Por ajo që është më shqetësuese ka të bëjë me faktin e ligjit të ri, të miratuar nga qeveria shqiptare, i cili është një ligj ku për herë të parë, zyrtarisht dhe publikisht, përfaqësohet dhe shprehet një qëndrim antievropian të një qeverie në Shqipëri. Praktikisht duke vendosur që një agjenci administrative rishikon dhe ndryshon vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut do të thotë që Shqipëria, qeveria shqiptare praktikisht ka abroguar dhe nuk njeh më Konventën Evropiane. Për më tepër që çështja e njohjes dhe kthimit të së drejtës së pronës te pronari është një nga pesë përparësitë kyçe të procesit të integrimit të Shqipërisë”.

Miratimin e këtij ligji, kreu i shtetit, e cilëson si shkelje që qeveria po i bën një prej 5 prioriteteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Refuzimi që bëhet përmes ligjit aktual për të njohur dhe për të kthyer të drejtën e pronës te pronari, automatikisht ka refuzuar zbatimin e njërës prej këtyre pesë përparësive dhe pesë kërkesave kryesore që Bashkimi Evropian i ka adresuar Shqipërisë si kushte për hapjen e negociatave dhe vazhdimin e procesit të integrimit të Shqipërisë. Natyrisht kjo bëhet përmes një akti ligjor, por në fund të fundit janë aktet ligjore ato të cilat përcjellin frymën politike, përcjellin qëndrimin politik”.

Presidenti i Republikës e konsideron si shprehje të një presioni të hapur të qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese deklaratën e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, se gjykata nuk duhet ta pezullojë këtë ligj, që sipas tij, praktikisht ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet.

“Nuk ka asnjë diskutim dhe argument që e hedh poshtë faktin se ky është një presion i hapur jo vetëm politik, por në këtë rast është edhe një presion publik, përderisa kuraja e presionit ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila deri më tash ishte konsideruar si një gjykatë që kishte ruajtur një standard pavarësie dhe integriteti, e cila aktualisht po refuzon të marrë një vendim për pezullimin e këtij ligji që përcjell përveç të tjerash, edhe frymën antievropiane të atyre që e kanë prodhuar dhe paraqitur këtë ligj, tregon që kapja politike e Gjykatës po kthehet në një shqetësim serioz dhe mbërritja deri te kapja politike e Gjykatës Kushtetuese komprometon shumë rëndë procesin e reformës në Drejtësi. E minon realisht procesin e reformës në Drejtësi. E bën tërësisht të pabesueshëm çdo angazhim dhe çdo deklamim për të reformuar sistemin e Drejtësisë”.

March 26, 2016 17:18
Komento

1 Koment

  1. Timi March 26, 20:58

    Ok mor shkerdhate, mor hajdut pronash ti dhe njetezit e gruas tende mor kapterr dreqi keni bere kerdine me pronat ne Durres e Tirane or qen berishist..mi lepive bythen kriminelit Berisha qe te vodhnit rehat pronat e te tjereve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*