Nishani-Meimarakis: Drejtësi për të burgosurit dhe integrim të Shqipërisë në BE

April 27, 2014 17:14

Nishani-Meimarakis: Drejtësi për të burgosurit dhe integrim të Shqipërisë në BE

Presidenti Bujar Nishani, gjatë takimit me kryetarin e Parlamentit grek Vangelis Meimarakis, kanë diskutuar në lidhje me dhunën dhe troturat e shqiptarëve në burgjet greke dhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Presidenti Nishani tha se episodeve të rënda në burgje ndaj shqiptarëve duhet ti jepet drejtësi.

“Në lidhje me episodet e rënda, ndodhur së fundi në burgjet greke, të dy bashkëbiseduesit vunë në dukje se këto incidente, sado serioze, nuk duhet dhe nuk mund të cenojnë marrëdhëniet mes vendeve dhe popujve tanë dhe shprehën besimin e plotë në trajtimin e tyre me objektivitet nga institucionet e vendit fqinj dhe se ata do të japin drejtësi.”

Thuhet në njoftimin e presidencës. Të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve “do të avancojnë si shprehje e vullnetit të dy vendeve dhe popujve tanë, duke shtuar se çështjet dypalëshe duhet të zgjidhen në frymën e mirëkuptimit dhe mirëbesimit reciprok.”

Presidenti e konsideruar me fat faktin që Greqia mban Presidencën e Bashkimit Evropian në këtë moment kur pritet marrja e statusit të vendit kandidat në muajin qershor. Nga ana e tij Kryeparlamentari grek Meimarakis, u shpreh se marrja e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në qershor, bazuar në rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian, mbetet gjithashtu një sfidë prioritare edhe për Presidencën Greke.

Një shqiptar, Ilia Kareli gjeti vdekjen në fund të marsit në burgjet greke pas torturave të shkaktuara nga gardianët të cilët morën hakun e shokut të tyre. Pamjet filmike të tranmetuara nga mediat greke vërtetuan dhunën që ishte ushtruar mbi shqiptarin i cili kishte vrarë një gardian. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë janë në process gjyqësor disa gardianë.

April 27, 2014 17:14
Komento

1 Koment

  1. Arben April 28, 04:45

    BOJKOT MALLRAVE GREKE.

    1. BANKAT ALFA, TIRANA, EMPORIKI, NBG.
    2. VODAFONE DHE AMC
    3.PATATINA LAYS, AMITA, CIGARE SLIMS

    DHE GJITHE TE TJERAT.

    KJO ESHTE PROTESTA ME E MIRE QE NE SI QYTETARE MUND TE BEJME NDAJ RACIZMIT GREK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim