Nishani nderon Esmeralda Uruçin me “Medaljen e Mirënjohjes”

Redaksia Online March 21, 2013 19:07

Nishani nderon Esmeralda Uruçin me “Medaljen e Mirënjohjes”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi ish-Ministres së Kulturës, Esmeralda Uruçi (Pas vdekjes) “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në formimin arsimor, kulturor e pedagogjik të brezave të rinj si dhe për veprimtarinë e saj publicistike duke promovuar risi dhe vlera në fushën e kërkimit shkencor”. Në ceremoninë e dekorimit, që përkoi me njëvjetorin e vdekjes së Esmeralda Uruçit, ishin të pranishëm pjesëtarë të familjes Uruçi, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi; Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.  Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e Esmeralda Uruçit si shtetarë dhe si personalitet në fushën e arsimit. “Jam i bindur që ne sot, por edhe të gjithë ata që kanë pasur shansin ta njohin dhe të punojnë së bashku me Esmeraldën kanë mundësinë që të nderojnë kontributin e një shtetareje, e cila diti jo vetëm të ofrojë figurën e një personaliteti shtetëror, të ofrojë kontributin për një nga fushat e rëndësishme të vendit, të jetës politike, të jetës institucionale në vend”, u shpreh Nishani.

Redaksia Online March 21, 2013 19:07
Komento

2 Komente

  1. Horri i Bulevardit March 21, 19:42

    Dakort na erdhi megjithmend keq qe vdiq ne aksident, por dua te di cfare beri qe e nderon ky president sakat, apo se ka qene e PD-se, cudi edhe Enveri nuk e beri qe ti dekoroje te gjithe antaret e partise se punes, kurse keta pisa spo lene berishjan pa i dhene dekoraten e turpit.

    Reply to this comment
  2. lumtor shkreli March 21, 22:28

    ORE KOQE ME EMRIN HORRI I BULEVARDIT,AJO NUK KA QENE KURRE E PD ,APO NGATGERRON PS ME PD,PO NUK KE FAJ TE DYJA NJE LLOJ JANE RAMIZ ALIA I KA KRIJUAR,ESMERALDA KISHTE NJE GJE TJETER,KONTRIBUTIN E KA DHENE NE ARSIM POR DUKE MARRE NGA 50 DERI NE 100 EURO PER CDO NOTE KALUESE NE PROVIM,PO KY ESHTE PRESIDENT KKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKK…..UKULL

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*