Nishani në Samitin e SEECP: Integrimi, prioritet reformimi i drejtësisë

June 25, 2014 17:15

Nishani në Samitin e SEECP: Integrimi, prioritet reformimi i drejtësisë

Për Presidentin Nishani institucionet shqiptare janë plotësisht të vetëdijshme se statusi i vendit kandidat është stacioni i radhës që rrit përgjegjësitë dhe angazhimet në procesin integrues. Duke folur në Samitin e SEECP-it, kreu i shtetit u ndal në vendimin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar plotësisht të merituar statusin kandidat. Sipas tij, hapat e mëtejshëm do te kërkojnë plotësimin të vazhdueshëm te reformave, me konsensus politik.

“Jemi vullnetplotë për të ndërmarrë hapat që kërkon përshpejtimi dhe thellimi i mëtejshëm i reformave. Në këtë linjë, reformimi i drejtësisë, bazuar në parimin e gjithëpërfshirjes, transparencës, profesionalizmit, duke ruajtur pavarësinë nga influencat politike dhe nga grupet e interesit, me mbështetjen konsensuale politike, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë prioritetet tona”, u shpreh Nishani, gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë, nisur nga fakti se Shqipëria mori kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore Nishani garantoi se kjo presidencë do të synojë rezultate të prekshme në forcimin e rolit rajonal, promovimin e dialogut ndërmjet anëtarëve dhe konsolidimin e rëndësisë sektoriale të organizatës.
“Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë shtylla që garantojnë paqen, sigurinë e stabilitetin në rajon dhe parakushte për integrimin e tij në Bashkimin Evropian. Për këto arsye, Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore mbetet forumi qendror politik, bazuar në vullnetin e vetë vendeve të rajonit. Ai duhet të jetë institucioni gjithëpërfshirës, ku të gjitha këto vende të jenë të pranishme dhe të unifikojnë qëndrimet e tyre për problemet e përbashkëta në procesin e zhvillimit dhe integrimit në familjen evropiane”, tha Nishani.

 

June 25, 2014 17:15
Komento

2 Komente

  1. andromeda June 26, 10:17

    Ky trapi e kupton mirë se çdo të thotë reformim i drejtësisë? Do të thotë- ndërrim i KLD dhe i kryetarit të saj. Pra largim i vetë Nishan fermanit, dhe nëse e kupton këtë duhet të kuptojë se nderi më i madh që mund t’i bëjë Shqipërisë është dorëheqja e tij. Me këtë akt na i lehtëson shumë dhimbjet e Rilindjes dhe do të ishte një akt që do t’a distanconte nga idhulli i tij SB, duke lënë pas një imazh të përmirësuar për veten.

    Reply to this comment
  2. ben June 26, 10:21

    E mor sakat njeri pa shtyll kurrizore legen i shpellarit .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*