Nishani ngre dolli me Ruçin për nder të Drashovicës

September 18, 2016 11:28

Nishani ngre dolli me Ruçin për nder të Drashovicës

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, këtë javë ka qenë në fshatin Drashovicë, në Vlorë, ku mori pjesë në veprimtarinë përkujtimore kushtuar epopesë së luftërave të Drashovicës për liri e pavarësi si dhe vendosi një kurorë me lule në Monumentin kushtuar epokave historike që i dhanë lavdi kësaj krahine.

Presidenti i Republikës vlerësoi fshatin Drashovicë me Dekoratën “Nderi i Kombit”, “Për kontributin e shquar në luftërat për çlirim kombëtar, që kulmojnë me Shpalljen e Pavarësisë, në Luftën e Vlorës (1920), si dhe betejën heroike të vitit 1943 kundër pushtuesve nazifashistë”.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kreu i shtetit u shpreh i emocionuar dhe i privilegjuar që nga Drashovica me emër dhe histori të lavdishme të përshëndesë dhe të përcjellë urimet më të përzemërta për “73-vjetorin e Luftës së Shtatorit 1943”.

Por ajo që nuk doli në media ishte fakti që të pranishëm në këtë aktivitet kishte të majtë dhe të djathtë dhe presidenti ngriti dolli me një prej kundërshtarëve të tij më të ashpër, siç është Gramoz Ruçi.

Siç shihet edhe nga foto e siguruar nga DITA, Ruçi dhe Nishani kanë qenë në humor të mirë duke harruar për pak momente ndasitë politike dhe përplasjet e shpeshta me njëri-tjetrin.

nishani-ruci

September 18, 2016 11:28
Komento

1 Koment

  1. vasili September 18, 14:23

    Po mos te kishim ´´heronj“ te pjerdhur dhe injorant, qe jane si puna e atij mikut,qe marrin perpjete me nje gote raki dhe nje kocke te hedhur,ahere nuk do te kishim as pacavure ´´president´´,ku gjishti i Saliut i futur thelle ne tajaren e Jarit,e rrotullon si te doje dhe kur te doje,duke lehur me zerin e tij,por me trute e Saliut.
    Nuk ka perdhosje dhe perdhunim me te ndyre historik,se sa ne kete rast,qe i eshte bere ketij perkujtimi te kesaj ngjarje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*