Nishani niset për në Samitin e Klimës në Francë

November 29, 2015 16:10

Nishani niset për në Samitin e Klimës në Francë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar, u nis sot drejt Francës për të marrë pjesë në Takimin e Udhëheqësve Botërorë në kuadër të Konferencës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet klimaterike që do të mbahet në kryeqytetin francez më 30 nëntor 2015.

Gjatë Takimit të Udhëheqësve organizuar me iniciativë të Presidentit francez François Hollande dhe Ministrit të Jashtëm francez, njëkohësisht President i Konventës mbi Ndryshimet Klimatike (COP21), kreu i Shtetit shqiptar pritet të mbajë një deklaratë në emër të Shqipërisë si dhe të zhvillojë takime me homologë të pranishëm në këtë Konferencë ndërkombëtare, e cila numëron pjesëmarrjen e rreth 100 krerësh shtetesh dhe qeverish. /Dita/

November 29, 2015 16:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim